LIVE UPDATES
Bota

Çfarë thotë Krivokapiç për heqjen e njohjes për Kosovën?

21 Shtator 2020, 10:02 Nga DOSJA
Çfarë thotë Krivokapiç për heqjen e njohjes

SERBI–  Ju u mund të bëheni kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi. Në vendin tuaj disa gëzojnë, disa janë të shqetësuar. A ka arsye për shqetësimet që ekzistojnë?

Zdravko Krivokapiq: Unë mendoj se kjo gjë vjen nga rrethet që mendojnë, se i vetmi njeri që garanton stabilitetin në Mal të Zi dhe njihet nga komuniteti ndërkombëtar është zoti Gjukanoviq.

Milo Gjukanoviq është president i Malit të Zi. Gjatë luftërave ballkanike të viteve nëntëdhjetë ai u distancua nga presidenti serb Sllobodan Miloseviq dhe e çoi Malin e Zi drejt pavarësimit nga Serbia. Ai përkrah sanksionet e BE kundër Rusisë, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe e ka futur Malin e Zi në NATO.

Si do i bindni ju Brukselin dhe Uashingtonin se qeveria juaj nuk do që të ndryshojë këtë kurs në politikën e jashtme?

Shumë nga përkrahësit tuaj nuk e pranojnë këtë politikë, sidomos partitë pro-serbe dhe pro-ruse që ndodhen në Aleancën tuaj.

Ne kemi publikuar marrëveshjen që garanton kursin tonë pro-perëndimor. Nëse ndodheni para alternatives që të kaloni nga dera, të hidheni nga dritarja apo të përplaseni me një mur, ju do të zgjidhnit atë të parën. Kjo do të thotë se nëse është nënshkruar një marrëveshje me NATO-n, atëherë ne jemi të gatshëm të pranojmë atë që është vendosur dhe që është në interes të Aleancës Atlantike.

A vlen kjo edhe për pavarësinë e Kosovës, të njohur nga Gjukanoviqi?
Për sa kohë që qeveria ndodhet në ditët e saj të para, ne do të merremi vetëm me problemet e brendshme të Malit të Zi.

Shumë media të Ballkanit Perëndimor mendojnë se fituesi i vetëm i zgjedhjeve në Mal të Zi është metropoliti serbo-ortodoks Amfilohije Radoviq. Në fillim të viteve 90-të ai i ka pas dhënë zemër rezervistëve malazias që të sulmojnë qytetin e Dubrovnikut. Vitet e fundit ai ka pas zhvilluar fushatë kundër njohjes së Kosovës.

Si i keni ju marrëdhëniet me Amfilohijen?

Mirë do të ishte që ju të intervistonit metropolitanin. Kështu do të shihnit vetë sa shumë di ai për filozofinë, poezinë dhe letërsinë. Unë mendoj se Amfilohije është një nga malazezët më të lexuar. Sa i përket viteve 1990-të, për të qenë korrekt duhet thënë se zoti Gjukanoviq ka pasur të njëjtat qëndrime. Megjithatë, ai shihet sot si garantues i stabilitetit.

Përkrahësit e Gjukanoviqit pretendojnë se Kisha serbo-ortodokse nuk e njeh identitetin malazez dhe shtetin malazez. Si mendoni ju për këtë çështje?

E vërteta është se serbët që jetojnë në Mal të Zi as nuk kanë rënë nga qielli as nuk kanë ardhur nga ndonjë vend tjetër. Familja ime ka 500 vjet që jeton këtu. Mua nuk më pëlqen kur dikush me thotë se atdheu i serbëve është Serbia. Parimi i mëparshëm ka qenë: Në Serbi jetojnë qytetarët e Serbisë, në Mal të Zi qytetarët e Malit të Zi e kështu me radhë. Dhe mbase ata kanë origjinë të përbashkët. Nëse identiteti kombëtar është etaloni i një shteti, atëherë shtrohet pyetja nëse ky shtet mund të jetë shtet i qytetarëve të vet.
Pakica myslimano-boshnjake e Malit të Zi nuk pranon të bashkëpunojë me ju dhe i ka kërkuar partnerit tuaj në politikë, Dritan Abazoviqit, drejtuesit me origjinë shqiptare të koalicionit liberal “E zeza mbi të bardhë”, që të mos jetë pjesë e një qeverie me ju.

Si mendoni të fitoni besimin e kritikëve ndaj jush?

Unë u pata thënë kur dola për here të parë pas fitores në zgjedhje, se ne ia kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithëve dhe se ne nuk duam ta ndërtojmë Malin e Zi pa ta. Unë mendoj se është detyrë e boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe e të gjitha pakicave të tjera të Malit të Zi, që të ndërtojnë Malin e Zi. Sepse vendi ynë duhet të mbetet ai që është një vend multikulturor, multietnik, multifetar.

Fitorja juaj u festua në Serbi dhe në Republikën Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës. Si e vlerësoni ju këtë gjë?

Çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ka dy anë: Njëra anë është euforia për fitoren tonë në Serbi dhe në Republikën Serpska. Tjetra që më shqetëson mua është që fitorja jonë shihet si rrezik i madh në Federatën myslimano- kroate të Bosnjë- Hercegovinës, gjë që mund të shkaktojë shpërthimin e atyre ndjenjave kombëtare, dëshmitarë të të cilave u bëra unë dhe brezi im në vitet nëntëdhjetë. Unë kam vetëm një mesazh: që në Mal të Zi kemi të bëjmë me demokraci dhe liri. Nëse dikush ka frikë prej tyre, atëherë kjo ka të bëjë me ndonjë problem tjetër.

A kanë diplomatë apo politikanë gjermanë kontakt me ju?

Unë kam pasur një bisedë jozyrtare në ambasadën gjermane. Biseda qe e hapur dhe korrekte. Kjo ka ndodhur para dhjetë ditësh dhe më dha mua shpresën që gjërat zhvillohen ndryshe nga sa u duk në momentin e parë. Ne u shqetësuam fillimisht se nuk do të kishim përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar për ndërtimin e Malit të Zi, gjë që është pashmangshme dhe e domosdoshme.

Së fundmi ju keni thënë se Mali i Zi është një vend i mrekullive, ku çdo gjë është e mundur. A keni frikë se në rast se qeveria juaj bën një hap në drejtimin e gabuar, Perëndimi mund të kalojë sërish në anën e Gjukanoviqit?

Unë nuk dua të merrem me spekulime dhe hipoteza. Unë e di se qeveria që do të krijojmë do të kryejë me zell dhe e angazhuar të gjitha detyrimet, sidomos ato që kanë të bëjnë me ujditë e me marrëveshjet ndërkombëtare. Rreziku që ekziston është se një gjest i pamenduar mirë i një politikani bën që perëndimi të shohë me kujdes të madh. Ajo që unë nuk kuptoj është pse është Zoti Gjukanoviq kaq i rëndësishëm për perëndimin.

Nëse ju i jeni borxhli grupeve të caktuara, atëherë keni edhe detyrime ndaj tyre. Unë nuk i jam borxhli kurrkujt, nuk kam asnjë mentor në Beograd apo në Rusi, dhe mentori im nuk është as Metropoliti Amfilohije.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi zdravko krivokapiq dialogu kosove-serbi zdravko krivokapiq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj