Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ZVICER – Nga 32 finalistët në Kupën e Botës, 27 vende deri tani kanë siguruar ‘biletat’ e tyre për në “Katar 2022”.
Për zonën e Europës, 12 vendet e kualifikuara janë: Gjermania, Anglia, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Spanja, Franca, Holanda, Portugalia, Polonia, Serbia dhe Zvicra.
Aktualisht, Azia ka 5 finaliste të përcaktuara: Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Irani, Japonia dhe Katari (vendi pritës).
Amerika e Jugut do të përfaqësohet nga Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji.
Për zonën e Afrikës, finalistë do të jenë: Kameruni, Gana, Maroku, Senegali dhe Tunizia.
Në zonën Concacaf-it, Kanadaja është i vetmi vend që ka siguruar deri tani biletën e saj.
Kur do të njihen 5 pjesëmarrësit e fundit? Ndeshja e “play-off”-it midis Skocisë dhe Ukrainës u shty logjikisht për në qershor për shkak të pushtimit rus të territorit ukrainas. Fituesi i përballjes do të sfidojë Uellsin, që skualifikoi Austrinë (2-1).
Dita e fundit e ndeshjeve kualifikuese të zonës Concacaf-it do të luhet në natën e së mërkurës 30 deri të enjten më 31 mars. Dy pjesëmarrës të rinj do të njihen të enjten: SHBA, Meksika dhe Kosta Rika janë në garë për t’u kualifikuar, ndërkohë që Kanadaja është kualifikuar.
Pozicioni i 4-t është sinonim i një “play-off” kualifikues, që do të luhet në qershor kundër fituesit të zonës së Oqeanisë, Ishujt Solomon-Zelanda e Re, që do të luftojnë midis tyre të mërkurën.
Më në fund, një tjetër “play-off” ndërkontinentale. Peruja, skuadra e 5-të në zonën e Amerikës së Jugut, do të përballet me fituesin e “play-off”-it midis Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që do të ndeshen në qershor.
Kur do të bëhet shorti për finalet e Botërorit? Shorti për Kupën Botërore zhvillohet të premten më 1 prill në orën 18:00 në Doha. Vendet do të ndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe. Katari, si vendi pritës dhe 7 ekipet më të mira në renditjen e FIFA-s do të jenë të renditura në vazon e parë. Përveç Europës, dy vende të së njëjtës konfederatë nuk do të mund ta gjejnë veten në të njëjtën vazo.
Tri vende do të jenë ende bosh në kohën e shortit. Ndeshjet interkontinentale dhe europiane, të luajtura në qershor, do të përcaktojnë tre kombëtaret e fundit që do të jenë finaliste në Kupën Botërore 2022. Ato do të vendosen në vazon 4.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Shkaqet e vdekjes së Maks Moslit tashmë janë të njohura. Ish-kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve, i cili vdiq në maj 2021 në moshën 81 ...
ZVICER – UEFA ka shtyrë takimin e pasdites së djeshme për të vlerësuar sanksionet e mundshme kundër Al Khelaifit dhe Leonardos për sjelljen e tyre të dënu...
ANGLI – E udhëhequr nga Raheem Sterling, shënuesi dhe asistenti në pjesën e parë, kundër një ekipi në inferioritet numerik që nga minuta e 40-të, Anglia v...
FRANCE – Kylian Mbappé nuk humbet një mundësi për të shënuar historinë. Të martën ai udhëhoqi fitoren e skuadrës franceze kundër Afrikës së Jugut (5-0), n...
TURQI – Italia ngushëlloi veten, pas dështimit për t’u kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës “Katar 2022”, me një fitore 2-3 kundër Turqisë,...
HOLANDE – “Portokallinjtë” barazua 1-1 me Gjermaninë të marten në mbrëmje, në një ndeshje miqësore në përgatitjet për botërorin “Katar 2022”, duke ndërpre...
ELBASAN-Shqipëria U21 rezistoi vetëm një pjesë ndaj Anglisë U21 në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e Alban Bushit u mposhtën 0-3 nga bashkëmoshatarët anglezë, në sf...
ITALI-Një gol i Cengiz Ünder pas vetëm katër minutash lojë i dha epërsinë Turqisë ndaj Italisë. Sulmuesin turk me një goditje ka lënë të shtangur Donnarumman i ...
DANIMARKË-E bëri në ditën më të bukur dhe në atë stadium që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës së tij. Christian Eriksen shënoi për Danimarkën në Parken n...
NIGERI-Nigeria është jashtë Botërorit të Katarit 2022. Shqiponjat dalin me “krahë të thyer” nga ndeshja ndaj Ganës. Në stadiumin Kombëtar mjafton një barazim 1-...