Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.
E gjithë kjo mund të fillojë të bëhet nëse themelohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Për krijimin e kësaj byroje, nevojitet miratimi i ligjit për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Një ligj të tillë, Qeveria e Kosovës e ka miratuar në dhjetor të vitit 2021. Në muajin shkurt të këtij viti, ndërkaq është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Në Kuvend nuk është hedhur në votim, pasi deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që projektligji të adresohet në Komisionin e Venecias. Ata nuk janë pajtuar që kjo byroja të udhëhiqet vetëm nga një drejtor. Ata madje kanë shprehur shqetësimin se krijimi i byrosë është tendencë për krijim të institucioneve paralele gjyqësore. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se projektligji është dërguar në Komisionin e Venecias për opinion.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar për televizionin kosovar KTV këtë javë se në muajin qershor pritet që Komisioni i Venecias të japë një qëndrimin rreth projektligjit dhe më pas i njëjti do të dalë para Kuvendit. Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur si Komisioni i Venecias, është një organ këshillues dhe jo obligativ mbi çështjet kushtetuese.
Çfarë parasheh projektligji?
Siç thuhet në projektligj, ai zbatohet ndaj pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga personat zyrtarë, personat e ekspozuar politikisht, anëtarët e tyre të familjes dhe palët e treta. Projektligji përfshin periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre.
Persona të ekspozuar politikisht nënkupton personat fizikë të huaj apo vendorë, të cilët janë ose kanë qenë të ngarkuar me funksione të larta publike. Pasuria do t’iu verifikohet edhe anëtarëve të familjes, bashkëshortit/es, fëmijëve, prindërve, vëllezërve, motrave dhe palëve të treta. Sipas legjislacionit, byroja ka kompetencat dhe përgjegjësitë për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe parashtron propozimin për konfiskim të pasurisë në gjykatë.
Fuqia e drejtorit të byrosë
Projektligji thotë se byroja udhëhiqet nga drejtori i Përgjithshëm që votohet nga Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e drejtorit bëhet në mënyrë të fshehtë. Mandati i drejtorit është pesëvjeçar. Sipas projektligjit, për fillimin e procedurës për verifikim vendos drejtori i byrosë, dhe pastaj byroja vazhdon me mbledhjen dhe hulumtimin e dokumentacionit relevant për rastin.
Në rast se nga të dhënat e mbledhura dëshmohet mospërputhje në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh, atëherë zyrtari i byrosë propozon dërgimin e çështjes për konfiskim në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ky propozim i dorëzohet drejtorit të Përgjithshëm, i cili më pas parashtron propozim për konfiskim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky projektligj.
“Ky institucion merret vetëm me shpërputhjen në mes të ardhurave të një zyrtari dhe pasurisë që ka. Ngrihen ata flamujt e kuq, kur ka dyshime se dikush e ka pasurinë që nuk mund ta justifikojë, dhe [byroja] i thotë a mund të tregosh si e ke blerë banesën në qytetin e Durrësit [Shqipëri] ose në vende tjera bregdetare. Prandaj, ligji do të trajtojë edhe rastet kur dyshohet që një pasuri ka dalë në emër tjetër kujt”, ka thënë Haxhiu.
IKD: Projektligji përmban të meta juridike
Në anën tjetër, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se qëllimi i projektligjit është legjitim, por në disa aspekte nuk respekton Kushtetutën e Kosovës.
Jeton Hasani, hulumtues i lartë në këtë institut, vlerëson se projektligji përmban të meta të caktuara në aspektin juridik, duke filluar nga zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm.
Sipas tij, drejtori i kësaj byroje është autoriteti kryesor për fillimin e procedurave të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi. Njëherësh, sipas tij, drejtori i kësaj byroje mund të shkarkohet lehtësisht.
“Për zgjedhjen e tij mjafton shumica e thjeshtë e deputetëve të Kuvendit, që nënkupton që partitë politike në pushtet ta zgjedhin në mënyrë të lehtë. Në vend të kësaj, ne si IKD sugjerojmë që organi drejtues i byrosë të jetë kolegjial dhe me përbërje pluraliste dhe jo që të varet plotësisht një procedurë kaq e ndjeshme nga vetëm një individ, që mund të jetë i politizuar”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e të metave tjera, sipas Hasanit, është se me rastet e parashtruara nga byroja do të merret Divizioni Civil i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe i Gjykatës së Apelit.
“Aktualisht, gjykata më e ngarkuar është ajo e Prishtinës. Dhe ne vlerësojmë se kompetencat e tilla duhet t’i ketë çdo divizion civil anembanë Kosovës ose të paktën në gjykatat themelore, përfshirë degët, dhe jo të kufizohet vetëm në nivel të Prishtinës”, thotë ai.
Ndryshe, nga Ministria e Drejtësisë thanë se pala që është pjesë e procedurës, sipas projektligjit, ka të drejtë që të paraqesë prova, fakte, ankesa dhe kërkesa në lidhje me procedurën që zhvillohet. Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme konsiderohet si një ndër shtyllat në luftimin e korrupsionit në Kosovë. Në Kosovë që nga viti 2018, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për të konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.
Sipas këtij ligjit, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga gjykata.
Sipas ligjeve aktuale, konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë që është fituar në mënyrë të kundërligjshme, sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Rreth 1.6 milion euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në vitin 2020 dhe të cilat janë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË- Një person mbrëmë rreth orës 23:00 e ka parkuar makinën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas i njëjti kur ka dalë nga...
UKRAINË- Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se granatimet ruse goditën një kishë në qytetin lindor të Ukrainës, Sev...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se situata në Mariupol mund të jetë një vijë e kuqe në negociatat me Rusinë. CNN shkruan s...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po lufton në rajonin e Donbasit dhe se nuk ka ndërmend ta dorëzojë. BBC shkruan se në një in...
ANGLI- Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus të shtunën në mbrëmje, Duka dhe Dukesha e Sussex i bënë homazhe popullit të Ukrainës dhe vlerësuan trimërinë ...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas kanë raportuar më shumë viktima civile të dielën mes sulmeve me raketa dhe artilerie në rajonet Kharkiv dhe Luhansk. CNN shkruan...
SHBA– Aktivisti Fred Gutenberg ndau një histori prekëse se si presidenti amerikan ndihmoi veten dhe gruan e tij të kalonin dhimbjen kur humbën vajzën e ty...
UKRAINË-Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës. Ajo pretendon se 20,300 trupa ruse ...
SPANJË- Pesë persona janë arrestuar pasi 2.9 ton kokainë me vlerë rreth 72 milionë euro u kapën në një varkë peshkimi në Ishujt Kanarie.Anija AKT 1 u ndalu...
UKRAINË– Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për korridoret e evakuimit për të ndihmuar civilët që ikin nga zonat e shkatërruara nga lu...