LIVE UPDATES
Bota

Cisterna iraniane “Adria Daya 1”, drejt Greqisë, Mitsotakis nën presion, çfarë po planifikon SHBA? 

22 Gusht 2019, 16:34 Nga DOSJA
Cisterna iraniane “Adria Daya 1”, drejt Greqisë, Mitsotakis

SHBA- Mbas tensioneve disa javëshe cisterna iraniane “Adria Daya 1” u largua nga porti i Gjibraltarit dhe u nis për në Greqi. Cisterna është e ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike, që nga 4 korriku.

Arsyeja ka të bëjë me supozimet, se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste. Kështu që grindja vazhdon.

Synimi ankorimi në port grek?

Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri. Pas kësaj, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.

Tani “Adria Daya 1” ka marrë rrugën për në Mesdhe. Informacione të pakonfirmuara thonë se ajo është duke shkuar drejt portit grek, Kalamata. Kryeministri grek, i sapozgjedhur, Kyriakos Mitsotakis ka përpara konfliktin e parë ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Athinë, i tha qeverisë greke se ankorimi i cisternës është ilegal. Pa dhënë shpjegime të tjera për këtë gjë, SHBA pretendon se me naftën iraniane ndihmohen aksionet terroriste.

Në këtë mënyrë për Uashingtonin është e sigurt, se kushdo që lejon futjen e cisternës në portin e vet, përkrah terroristët. Është e paqartë çfarë pasojash ka kjo gjë. Për SHBA është e rëndësishme që të mos bëjë kompromise me Iranin. Përveç kësaj, nuk dihet nëse porti i Kalamatas është në gjendje të përballojë hyrjen e cisternës së madhe “Adria Daya 1”. Nuk është e sigurt, nëse çështje të tilla teknike do të largojnë stuhitë nga velat e konfliktit. Uashingtoni kërkon që aleatët ta mbështesin dhe e ka kaluar konfliktin me vetëdije në nivel morali.

Mitsotakis nën presion

Kabineti grek rreth kryeministrit Mitsotakis në takimin e parë qeveritar

Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti po ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.

Ai i pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik  bashkëpunimin me Brukselin.

Por çështja nuk është vetëm kujt do i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa  hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.

Politika e përshkallëzimit në Uashington, e njëanshme

SHBA-së i shkon për shtat ashpërsimi i konfliktit midis Iranit dhe Greqisë. Nëse anijeve greke u bëhet presion nga Irani, kërcënohen ose madje sulmohen, atëherë Europa nuk mund të vazhdojë të këmbëngulë për politikën e uljes së tensioneve me Teheranin. Kjo do ishte ajo që do Donald Trump. Ashtu kështu, ai ka dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për armët atomike me Iranin dhe ndjek që nga ajo kohë politikën e sanksioneve të ashpra. Nëse midis Teheranit dhe Europës krijohen probleme serioze, atëherë Brukseli do ishte i detyruar t’i bashkohej politikës së përshkallëzimit që ndjek presidenti amerikan.

Për Europën kriza që ka të bëjë me cisternën iraniane është një goditje e rëndë për afrimet e bëra vitet e fundit midis Teheranit dhe Perëndimit. Në situatën aktuale Greqia ka marrë një rol simbolik, tek i cili nuk dallohet vetëm gjendja shumë e tensionuar midis Iranit dhe SHBA, por edhe konfliktet midis vendeve perëndimore, që po bëhen gjithnjë e më shumë konfuze.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cisterna iraniane greqi kyriakos mitsotakis shba cisterna iraniane greqi kyriakos mitsotakis shba

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2019, 08:31

Hesapet e akullta të Trumpit

SHBA- Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u s...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj