LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmenduria e Altin Dardhës/ Rrëmbeu avionin për të bombarduar lagjen e kundërshtarit, e ndaloi vetëm shoku i ngushtë (ARS

7 Prill 2021, 06:11 Nga DOSJA
Çmenduria e Altin Dardhës/ Rrëmbeu avionin për të

Gjatë qershorit të 97-ës, një prej ditëve kur Altin Dardha qarkullonte me bandën pranë turizmit, i shpëton mrekullisht një atentati. Ai ndodhej në mjetin luksoz tip kadillak. Nga kalaja qëllon me snajper Burhan Tomori por pa rezultat. Kadillaku i Altin Dardhës ishte shndërruar në tmerrin e Beratit. Sa e shikonin të afrohej, njerëzit ulnin kokën dhe largoheshin.

“Padiskutim, padiskutim sepse vetë situata edhe pasi u krijua komiteti shpëitmit, ishin po këta, po ky grup që nxori tanket te ura, ose që kontrollini gjithandej në Berat, por kadillaku ishte i vecantë, nuk ishte se kishte disa të tillë” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-reporter në Berat.

Në 3 Korrik të vitit 1997 në afërsi të Urës Vajgurore organizohet vrasja e Shefqet Tomorit, i cili ishte një njeri pa asnjë lidhje me veprimtarinë kriminale të të vëllait. Një burim nga policia shkencore i tha Top Story se ekzekutori i drejtëpërdrejtë i Shefqet Tomorit ishte Altin Dardha.

Vetëm 6 ditë nga vrasja e të vëllait, Burhan Tomori reagon sërish. Në 9 Korrik të vitit 1997 në qendër te Beratit, të vendi i quajtur Anxhesia, njerëzit e tij vrasin Shpëtim Dardhën, babain e Altinit. Në fakt, qëllimi ishte ta merrte peng dhe të tërhiqte Altinin. Në një moment Dardha çon dorën pas dhe ushtari i Tomorit i quajtur Mandi Lajthia, duke iu trembur armës e ekzekuton në vend. Në atë kohë, roli i shtetit ishte inekzistent. Edhe pse u vra mes shumë dëshmitarëve, dosja u hap disa muaj më vonë, vetëm në 23 tetor.

“Ka pasur shumë tardhëti se edhe Malushi u vra, edhe shumë efektivë për shkak të tradhëtisë apo dekonspirimit, që poltika ka marrë më qafë policinë” u shpreh Lefter Maliqi, Ish- Shef Krimesh në Berat. Në atë kohë, askush nuk guxonte të dëshmonte për krimet. Pas kësaj ngjarjeje, Altin Dardha pëson një krizë duke vrarë edhe njerëz pa asnjë shkak rrugëve. “Pastaj atë ditë, janë vrarë 9 persona brenda ditës, dy ditë më vonë dicka e tillë, por të gjithë ata ishin të niveleve jo të liderit”u shpreh Zylyftar Plaku, Ish- reporter në Berat.

Dëshmitarë të kohës rrëfejnë se atë ditë, Altin Dardha shkon dhe rrëmben tankun në polici për të sulmuar lagjen e Vakëfit. Policia nuk kishte fuqi të ndalonte grabitjen e tankut, por ata morën masa duke i hequr gjilpërën e topit. Altini tentoi nga Kalaja të sulmonte Vakëfin por nuk ia arriti. Çmenduria arriti deri aty sa tentoi të ngrejë në ajër një avion të bazës së Kuçovës për të sulmuar lagjen e armiqve. Arriti ta nxjerrë deri në pistë edhe pse ushtarakët i thanë se avionët ishin jashtë funksioni. Altini u ndal pasi i doli para miku Edmond Merko, një i fortë i zonës që kishte familjen në Vakët.

“Nuk ishte cudi ngritja avionit. Shkova në Gjirokastër takova këta të komitetit të shpëtimit, skishte as polici asgjë, edhe po kalonte një tank, them ca ndodh, janë nisur lazaratsit të sumojnë Tepelenën. Kisha kaluar nga Tepelena ishte mbushur me topa. I dal para tankut e ndaloj. U them ku shkoni: Më thotë do shkojmë të sulmojmë Tepelenën. U them mos shkoni se do ju bëjnë hi, e ke parë si është Tepelena, artileri e gjallë, do ju bëjnë pluhur. Tjerët vinin me benza, me automatikët e nxjerrë nga dritaret” u shpreh Neritan Ceka, Ish-Ministër i Brendshëm.

Marrë nga Top Channel 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet banda e beratit banda e beratit

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!