LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e kripura të “Air Albania”, kompania që marketohet nën logon e “Turkish Airlines”

24 Prill 2019, 05:31 Nga DOSJA

Tiranë:“Rrojnë gjatë gjithë vitit në emigracion, me dëshirën që t’i kalojnë pushimet në Shqipëri dhe pastaj detyrohen të paguajnë bileta që të heqin mendjen e kokës. Air Albania është një nga instrumentet për t’u çliruar nga kjo trashëgimi  duke ofruar udhëtime me një shërbim dinjitoz dhe me çmime shumë konkurruese“, shprehej Kryeministri Edi Rama në 14 shtator të vitit të kaluar kur bëri prezantimin e kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve Air Albania.

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil premtuan se futja në treg e Air Albania do të shërbente si mekanizëm për uljen e çmimit të biletave për shqiptarët, të cilët prej vitesh përballen me çmime të kripura, për shkak të monopolit shumë vjeçar në këtë sektor.

“Ne kemi kërkuar që për të ulur çmimet e biletave të vetë furnizohemi me lëndë të parë. Kjo do të thotë se do të ndërtojmë një ndërmarrje paralele, që të na ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi. Kjo është një praktikë që e kanë edhe kompanitë e tjera, për shembull kompania jonë mbështetëse “Turkish Airlines”, shprehej kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Sinan Idrizi në gusht të vitit të kaluar për benefitet e futjes në treg të Air Albania.

Citizens Channel nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë në web zbuloi se këto deklarata qëndrojnë shumë larg realitetit. Kompania ajrore flamurmbajtëse e Shqipërisë, e njohur si “Air Albania” jo vetëm që nuk ofron çmime të ulëta në raport me operatorët që operojnë të njëjtat destinacione, por kushton edhe më shtrenjtë se udhëtimet tranzit.

Një biletë për Stamboll me nisje në datën 2 maj dhe kthim në 9 maj me Air Albania, kushton 348.5 Euro në faqen zyrtare, nëse rezervohet ditën e sotme, 23 Prill 2019.

Ndërkohë i njëjti shërbim në të njëjtat data dhe të njëjtën sasi valixhesh që ofrohet nga Air Albania. kushton vetëm 171.7 euro me kopmaninë ajore “low cost” Pegasus, që operon të njëjtat fluturime nga Aeroporti i Rinasit.

Nëse zgjidhet opsioni për të marrë vetëm një valixhe dore, bileta kushton akoma më lirë (152 euro), mundësi që operatori shqiptar nuk ta ofron.

Duhet theksuar që i vetmi ndryshim në këtë rast është se dy kompanitë operojnë në aeroporte të ndryshme të qytetit të Stambollit.
Ajo që bie në sy është se dy bileta për në Stamboll me “Air Albania”, kushtojnë edhe më shumë se fluturimi tranzit përmes Romës (192 Euro), që nënkupton blerjen dhe taksat për 4 bileta avioni.

 Air Albania edhe pse u prezantua me shumë pompozitet si kompania e parë shqiptare e fluturimeve, në motorët më të përdorur të kërkimit për biletat e udhëtimit, shfaqet nën logon e kompanisë turke “Turkish Airlines”, më një shënim në fund që tregon se fluturimet operohen nga Air Albania.

Kjo për shkak se kompania turke funksionon si “Air Albania” përmes asaj që quhet “codesharing”, një marrëveshje marketingu që i lejon një kompanie ajrore të shesë apo marketojë biletat e një fluturimi që operohet nga një kompani ajrore tjetër. Këto marrëveshje në pjesën më të madhe të rasteve lidhen për destinacione që kompanitë nuk i mbulojnë dhe nënkuptojnë ndarje të ardhurash midis dy palëve.

“Codesharing” shpesh cilësohet si fitimprurëse për kompanitë e mëdha, por ka një debat që argumenton se kjo metodë “duhet të vdesë” pasi krijon konfuzion dhe ngatërresa për pasagjerët, që shumë rrallë janë të vetëdijshëm për çka që marrin.

Air Albania u themelua në 12 shtator të vitit të kaluar sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka ortakë të tjerë ALBCONTROL me 10% të aksioneve, “MDN INVESTMENT” me 41% të aksioneve dhe kompania turke “TURK HAVA YOLLARI A.O” me 49% të aksioneve.

Udhëtimet e para të formatit “promo” kjo kompani i ka kryer me: studentë të ekselencës, gazetarë, persona në nevojë dhe pensionistë. Veprimtaria e saj u pasua nga një pauzë disa mujore, që përfundoi me fillimin e fluturimeve Tiranë – Stamboll  dhe rifilloi të funksionojë sërish, por çmimet që ofron nuk janë as konkurruese dhe nuk po shërbejnë as si instrument stabilizues në treg.

Marrë nga Citizen Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania çmimet e kripura turkish airlines air albania çmimet e kripura turkish airlines

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Prill 2019, 18:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci