LIVE UPDATES
Aktualitet

‘The Economist’: Çmimet e ushqimeve do të mbeten të larta, dëmtojnë vendet e varfra

5 Shkurt 2022, 06:29 Nga DOSJA
‘The Economist’: Çmimet e ushqimeve do të mbeten të

Në vitin 2021, arritën nivelin më të lartë që prej një dekade Covid-19 ka pasur një efekt negativ në çmimet e ushqimeve. Në fillim të vitit 2020, kur pjesa më e madhe e botës hyri në izolim, u rrit frika se grumbullimi i rezervave dhe kufijtë e mbyllur do të shkaktonin rritjen e çmimeve, shkruan The Economist.

Por në fakt, çmimet pothuajse nuk ndryshuan. Vetëm disa muaj më vonë, kur në vendet e pasura, pandemia dukej se po zbutej dhe ekonomitë u rihapën, çmimet filluan të rriteshin me shpejtësi alarmante. Deri në maj 2021, ato arritën nivelin më të lartë që nga viti 2011, pasi u rritën me 40% në 12 muaj, sipas një indeksi nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së. Në vitin 2022, të njëjtat forca që krijuan këtë rritje do të vazhdojnë të shkaktojnë telashe, gjë që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të ulen. Një faktor kyç që shpjegon këtë dukuri, është shpërthimi i gripit të derrit në Kinë në vitin 2018, i cili përgjysmoi tufën e derrave.

Kjo e detyroi vendin të importonte më shumë mish derri dhe të kërkonte burime alternative të proteinave (kryesisht shpendë dhe peshk), së bashku me drithërat për t’i ushqyer ato, gjatë viteve 2019 dhe 2020, duke shkaktuar reduktimin e rezervave globale. Ndërkohë, provat se sëmundja është përhapur sërish, po rrisin edhe një herë frikën se do të ketë mungesa. Këto dyshime do të vazhdojnë në vitin 2022, duke çuar në zgjatjen e gjendjes së paqëndrueshme në tregjet ushqimore.

Një faktor tjetër ka qenë problemi i pengesave logjistike të shkaktuara nga rihapja e shpejtë e tregtisë ndërkombëtare, në një kohë kur Covid-19 ende po ngadalëson dhe pengon aktivitetin në fusha të rëndësishme. Mungesa e kontejnerëve dhe numri më i ulët i avionëve të pasagjerëve në fluturim, të cilët shpesh transportojnë ushqimet më delikate, kanë bërë që transportimi i frutave dhe perimeve të freskëta, të mbetet një proces i ndërlikuar.

Produktet kryesore si gruri dhe sheqeri udhëtojnë me shumicë në anije të mëdha, por kapaciteti atje është gjithashtu i kufizuar. Këtë e ndërlikon edhe më tepër fakti se çmimet e naftës janë rimëkëmbur, duke nxitur inflacionin në thuajse gjithçka, që nga plehrat kimike dhe kimikatet, deri te kostoja e transportit nëpër fusha dhe oqeane. Në vitin 2022, këto forca mund të pakësohen, por kjo do të ndodhë vetëm në mënyrë graduale.

Ndoshta burimi më i madh i pasigurisë, sidomos në lidhje me bujqësinë, do të jetë moti. Në fillim të vitit 2021, çmimet u rritën pjesërisht si rezultat i thatësirave në rajonet prodhuese të drithërave në Amerikën e Veriut dhe të Jugut.

Kushtet e mbjelljes dhe korrjes u përmirësuan gjatë gjithë vitit, por shkencëtarët tani mendojnë se ka probabilitet të lartë për një tjetër La Niña – një dukuri atmosferike që çorientoi modelet klimatike gjatë dimrit të kaluar. Ndërkohë, fatkeqësitë më të shpeshta natyrore nga ndryshimet klimatike, si përmbytjet dhe zjarret (të cilat qenë të shumta në vitin 2021), mund të dëmtojnë edhe më rëndë prodhimin në të gjithë globin.

Megjithatë, duke përjashtuar skenarin më të keq, bota nuk duhet të ketë arsye për panik. Pavarësisht inflacionit të lartë, çmimet ndoshta do të mbeten nën nivelin e viteve 2007-2008, kur frika globale e ushqimit shkaktoi trazira në të gjithë botën.

Shumica e vendeve kanë shmangur masat tejet proteksioniste – ndalimet e eksporteve dhe grumbullimi i rezervave – që ndezën krizën në atë kohë. Dhe shumica e ushqimit që konsumojnë njerëzit, përpunohet, çka do të thotë se kostoja më e lartë e lëndëve të para, pjesërisht absorbohet nga ata që e transportojnë, përpunojnë dhe e tregtojnë ushqimin në çdo hap.

Por mallrat më të shtrenjta bujqësore do të shkaktojnë dëm të madh në vendet në zhvillim, sepse popullsia e tyre ha më pak ushqim të përpunuar: më shumë vezë dhe drithëra, më pak çokollatë dhe ushqime të gatshme. Dhe mjetet e përpunimit atje janë më të pakta.

Dëmi do të përkeqësohet nga probleme të tjera që godasin më shumë vendet e varfra, si zhvlerësimi i monedhave lokale, kufizimet dhe ndërprerjet për shkak të Covid-19 dhe reduktimi i të ardhurave familjare, për shkak të pandemisë dhe pasojave të saj. Një ilaç i fuqishëm do të ishte vaksinimi, në mënyrë që ekonomitë e pazhvilluara të rihapen dhe të ardhurat e tyre të fillojnë të rriten përsëri. Fatkeqësisht, perspektivat për një përparim të shpejtë në këtë front, janë të zbehta./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sociale ushqime varferia ushqime varferia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj