LIVE UPDATES
Bota

COP26 në Glasgow: Dita e Gjinisë, Shkencës dhe Inovacionit

9 Nëntor 2021, 19:04 Nga DOSJA
COP26 në Glasgow: Dita e Gjinisë, Shkencës dhe Inovacionit

Glasgow – Më shumë se 190 vende janë mbledhur në Glasgow Skoci, për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt COP26, ku liderët botërorë janë mbledhur së bashku për të diskutuar përgjigjen globale ndaj krizës klimatike.

Si pjesë e Marrëveshjes së Parisit , vendet kanë rënë dakord të përpiqen të kufizojnë ngrohjen globale në 2 C, idealisht në 1.5 C, për të frenuar shkatërrimin e klimës dhe të paraqesin planet e tyre të veprimit se si do ta arrijë këtë secili.

Dita e nëntë ka qënë e fokusuar tek shkenca dhe inovacioni dhe gjithashtu në fokus ka qënë edhe disa nga shembujt më të mirë të barazisë gjinore në veprimin klimatik. Sipas një deklarate të lëshuar nga organizatorët, samiti do të tregonte disa nga shembujt më të mirë dhe më të ndritshëm të barazisë gjinore në veprimin klimatik, duke dërguar një mesazh se koha për zbatimin e përgjegjshëm gjinor është tani. Sipas UNFCC, gratë dhe fëmijët përbëjnë 80 për qind të njerëzve të zhvendosur nga ndryshimet klimatike . Ata janë ndikuar në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet klimatike. Ndërkohë, këshilltari kryesor për shkencën i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha se Dita e Shkencës dhe Inovacionit solli angazhime të reja nga vendet për të përshpejtuar inovacionin dhe kalimin në industri dhe qytete me karbon të ulët.

Iniciativa e Dekarbonizimit të thellë Industrial nisi sot dhe 7 vende duke përfshirë Malavi, Spanjë, Marok dhe SHBA janë zotuar të ndërtojnë sisteme shëndetësore të qëndrueshme me karbon të ulët. 23 qeveri njoftuan pririoritet e tyre nën iniciativën ‘Misioni Inovacion’. Duke u mbështetur në punën tashmë në vazhdim për dekarbonizimin e prodhimit, u njoftuan nisma të reja pune për dekarbonizimin e qyteteve dhe proceseve industriale, shkallëzimin e karburanteve të rinovueshme dhe vendosjen e teknologjive që ulin prodhimin e dioksidit të karbonit. Pjesëmarrësit e Mission Innovation përfaqësonin kolektivisht më shumë se 90% të investimeve publike globale në inovacionet e energjisë me karbon të ulët në 2019. Ata përfshijnë Australinë, MB, BE, Kinë dhe Indinë.

U bë gjithashtu një përditësim i ‘Axhendës së Përparimit’, nisur javën e kaluar, me qëllim që teknologjia e pastër të bëhry me e përballueshme dhe tërheqëse se teknologjia me karbon të lartë në të gjitha vendet deri në vitin 2030. Skema ka caktuar një trup të pavarur ekspertësh nga Agjencia e Energjisë Ndërkombëtare(IEA), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) dhe Kampionët e Veprimit të Nivelit të Lartë të OKB-së për Klimën për të kërkuar llogari nga vendet pjesëmarrëse. Ata do të mbështesin kombet e përkushtuara në forcimin e bashkëpunimit, do të inkurajojnë kombet e tjera të bashkohen dhe do të prodhojnë raporte vjetore të progresit. Sektorët e mbuluar nga Axhenda e Përparimeve përbëjnë së bashku më shumë se 50% të emetimeve vjetore globale. Ato përfshijnë çelikun, transportin rrugor dhe bujqësinë.

Sipas hulumtimit të lëshuar nga Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar në COP26, pothuajse një miliard njerëz do të preken nga nxehtësia ekstreme nëse temperatura globale rritet me 2C. Raporti i “Hendekut të Emetimeve 2021”, i lëshuar muajin e kaluar nga programi mjedisor i OKB-së (UNEP) tregoi se bota është në rrugën e duhur për një rritje prej 2.7°C të temperaturës globale deri në vitin 2100, pas premtimeve kombëtare për klimën. Gjithashtu këtë mëngjes u njoftua edhe një Iniciativë e veçantë për Dekarbonizimin e Thellë Industrial (IDDI) , ku kombet janë zotuar të ulin karbonin e pëdorue në projektet kryesore të ndërtimit publik  deri në vitin 2025. Kjo do të sigurojë një bazë për përmirësimin e klimës për vitin 2030 duke shkuar kështu drejt “net zero” deri në vitin 2050. Qeveritë e MB, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Indisë, Gjermanisë dhe Kanadasë po marrin pjesë në këtë iniciativë.

Veç kësaj Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, si partnerë në Presidencën e COP26, po krijojnë një partneritet të ri kërkimor për të adresuar sfidat kryesore që pengojnë përparimin drejt një të ardhmeje me karbon të ulët dhe rezistente ndaj klimës. Së fundmi, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur një fond të pavarur prej 7 milion £ për inovacionin në hapësirë, me fokus në menaxhimin e klimës dhe mjedisit. Projektet për të marrë mbështetje përfshijnë një rrjet satelitësh që matin emetimet termike nga ndërtesat, duke identifikuar pikat e nxehta të mungesës së efikasitetit të energjisë dhe konceptin për një mjet që do të  menaxhojë e pyjeve dhe do të monitorojë shëndetin e ekosistemeve nga hapësira.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Vetëm pak ditë kanë mbetur për të negociuar një marrëveshje që siguron që ngrohja globale do të kufizohet në 1.5C mbi nivelet para-industriale”, tha kryetari i COP26, Alok Sharma në deklaratën e tij për media.

Një Aleancë Kërkimore e Përshtatjes (ARA) është nisur, duke mbledhur 90 qeveri, institucione kërkimore, grupe komunitare dhe akademikë në një përpjekje për të rritur “elasticitetin” e komuniteteve më të prekura nga ndryshimet klimatike. Programi i parë madhor i ARA-s quhet CLARE dhe financohet bashkërisht nga MB dhe Kanadaja, në shumën prej 110 milion £. Skema do të mbështesë zhvillimin dhe shtrirjen e zgjidhjeve ku do të përfitojnë të paktën pesë milionë njerëz, kryesisht në Afrikë. 47 vende që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e emetimeve të kujdesit shëndetësor në botë janë zotuar të transformojnë sistemet e kujdesit shëndetësor në mënyrë që ato të jenë rezistente ndaj klimës dhe me karbon të ulët. Pjesëmarrësit në këtë zotim përfshijnë Malavi, Spanjë, Marok dhe SHBA.

Përveçse dita e Shkencës dhe Inovacionit në COP26, programi i sotëm ka gjithashtu një fokus te gjinia. Ka shumë mënyra në të cilat kriza klimatike dhe gjinia kryqëzohen. Hulumtimet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se gratë kanë më shumë gjasa se burrat të zhvendosen diku nga ndikimet klimatike sesa burrat. Për më tepër, fakti që nuk ka ende akses global të barabartë në arsim dhe në shërbimet e planifikimit familjar po i pengon shumë gra të marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve klimatike, siç shpjegohet nga Projekti Draëdoën. Për më tepër, gratë historikisht nuk janë përfaqësuar siç duhet në qeveritë dhe bizneset e pranishme në bisedimet ndërkombëtare për klimën si COP26. Fushata “Ajo Ndryshon Klimën” u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të paraqesin një delegacion 50/50 të grave të ndryshme në nivele të larta. Këtë mëngjes, Mbretëria e Bashkuar ka caktuar 165 milion £ për iniciativat për të mbështetur gratë në rajonin e Azi-Paqësorit, të marrin pjesë në aktivitete, duke përfshirë financimin e r dhe ofrimin e skemave të përshtatjes klimatike. Presidenti i COP26, Alok Sharma dhe Kryetarja e Mbretërisë së Bashkuar për Përshtatjen dhe Qëndrueshmërinë, Anne-Marie Trevelyan mbajtën veprimtarinë plenare të Ditës Gjinore të shoqëruar nga Little Amal, kukulla 3.5 metra që udhëtoi 8,000 km në mbështetje të refugjatëve. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, ishte në mesin e folësve të tjerë të profilit të lartë që foli në këtë ngjarje.

Duke folur në samitin e klimës dje, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama tha se ndërsa është bërë përparim domethënës” që nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015, sërish nuk është bërë mjaftueshëm. Në ditën e tetë programi është fokusuar në humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga ngrohja globale dhe se si vendet mund të përshtaten me ndryshimet klimatike. Delegatët pjesëmarrës kanë dëgjuar folës nga vendet në vijën e parë të krizës klimatike, duke përfshirë komunitetet indigjene. Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka folur gjithashtu në samitin e klimës gjatë seancës së pasdites. U zhvillua gjithashtu një takim mbi rolin e industrisë së modës në reduktimin e emetimeve globale, si dhe një asamble e G-77 dhe Kinës, një grup prej 134 vendeve në zhvillim plus Kinën.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop 26 dita e nente e cop 26 glasgow samiti i klimes ne glasgow samiti per klimen cop 26 dita e nente e cop 26 glasgow samiti i klimes ne glasgow samiti per klimen

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë