LIVE UPDATES
Ekonomi

Covid-19: Debati për parandalimin me ilaçe të dëmit që u shkakton virusi mushkërive

19 Dhjetor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Covid-19: Debati për parandalimin me ilaçe të dëmit

Një nga elementët më të frikshëm të Covid-19 është se edhe në mesin e atyre që i mbijetojnë sëmundjes, dëmtimi i mushkërive është afatgjatë dhe mbetet e paqartë nëse indi do të rikuperohet plotësisht me kalimin e kohës. Dëmtimi që shkakton Covid-19 mund të jetë aq i rëndë, sa që në disa raste pacientë kanë nevojë për një transplant mushkërie, në mënyrë që të mbijetojnë.

Në themel të këtij dëmtimi potencialisht shkatërrues qëndron një proces qelizor i quajtur fibrozë. Ky fenomen ndodh kur qelizat prodhojnë proteina kolagjeni si përgjigje ndaj dëmtimit, gjë që bllokon indet. Kjo mund të ndodhë kudo në trup, madje është pjesë e procesit normal të shërimit, për shembull, në rastin kur një person aksidentalisht bie dhe lëndon gjurin. Por me Covid-19, reagimi i fibrozës së trupit mund të shkojë shumë më larg. “Është shumë shqetësuese sepse ne nuk e kemi parë këtë shkallë të fibrozës në ndonjë sëmundje tjetër në të kaluarën, madje as te SARS-i”, thotë Sachin Chaudhary, drejtor i Programit Intersticial të Sëmundjeve të Mushkërive në Kolegjin e Universitetit të Arizonës.

“Po shoh shumë raste të fibrozës post Covid dhe të dhënat që dalin janë mjaft shqetësuese”, thotë Gisli Jenkins, ekspert i rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive në Universitetin e Nottingham-it. Një studim i botuar këtë muaj tregoi se 65% e pacientëve Covid-19, të cilat kanë dalë nga spitali, kishin disa dëmtime të mushkërive, të cilat u vunë re në skaner tre muaj më vonë, por prognoza nuk është e sigurt. “Mbetet e paqartë nëse ky dëmtim do të përmirësohet me kalimin e kohës, do të qëndrojë siç është, ose në rastin më të keq, do të shndërrohet në diçka si fibroza pulmonare idiopatike”, një sëmundje me origjinë të panjohur, e cila karakterizohet nga përkeqësimi i dëmtimit të mushkërive përkeqësohen me kalimin e kohës. “Nëse qoftë edhe vetëm një pjesë e vogël përparon në këtë drejtim, atëherë, duke pasur parasysh numrin e pacientëve me Covid, do të kemi përpara një problem të madh”.

Steve Jones e njeh nga afër seriozitetin e fibrozës së pakontrolluar në mushkëri. Ai u diagnostikua me fibrozë pulmonare idiopatike në 2008. “Unë nuk mund të dilja më as shëtitje dhe madje as të ecja në pjerrësi të lehta, siç janë ato në qendrat tregtare. Kjo mu kthye në një sfidë e vërtetë”, kujton Jones. Ai thotë se edhe aktivitetet e përditshme si dushi dhe të veshurit bëhen gjithnjë e më të vështira. Përfundimisht, ai filloi të kishte nevojë për oksigjen shtesë edhe për të ecur nëpër shtëpi. “Do të kisha vdekur nga pamundësia për të marrë frymë, por isha me të vërtetë me fat që u pranova për një transplant të mushkërive në 2016,” thotë Jones, i cili tani është president i Federatës Evropiane të Fibrozës Pulmonare, që përfaqëson 21 organizata pacientësh.

Ka prova të kohëve të fundit që virusi SARS-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, mund të dëmtojë rendin e qeseve të vogla të ajrit në mushkëri, të njohura si alveola. Nëse trupi përgjigjet me fibrozë, kolagjeni që mbush këto pjesë të organit mund t’ia vështirësojë trupit thithjen e oksigjenit. Për më tepër, Jones thotë se edhe vendosja e pacientëve në ventilim mund të dëmtojë mushkëritë dhe të çojë në fibrozë në disa raste.

Një studim i botuar në fund të nëntorit ekzaminoi indet e mushkërive të pacientëve me Covid-19, të cilët kërkuan transplantime të mushkërive dhe gjetën ngjashmëri të jashtëzakonshme me fazat e fundit të fibrozës pulmonare – duke përfshirë mënyrën e çrregullt të vendosjes së strukturave të kolagjenit, të cilat i mbajnë indet të lidhura. Edhe karakteristikat gjenetike të qelizave në këto mostra të indeve të marra nga pacientët me Covid-19 përputhen pothuajse në mënyrë të përsosur me ato të pacientëve në fazën finale të fibrozës pulmonare, që kërkon transplant”, thotë Scott Budinger, shefi i mjekësisë së kujdesit pulmonar dhe kritik në Northwestern University Feinberg School of Medicine dhe një nga autorët e studimit.

Ta trajtosh apo jo?

Vitet e fundit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi dy ilaçe për të trajtuar fibrozën e mushkërive. Këto dy ilaçe, nentedanib dhe pirfenidone, fillimisht u krijuan si ilaçe antikancerogjene. Ata mund të ndalojnë ose ngadalësojnë përparimin e dëmtimit në raste të tilla si fibroza pulmonare idiopatike. Por, fatkeqësisht, këto barna nuk mund ta riparojnë dëmin e bërë. Ka pasur kërkime të vazhdueshme shkencore për të gjetur trajtime më të mira për fibrozën e mushkërive. (Çuditërisht, edhe një version i modifikuar kimikisht i ilaçit antimalarik hidroksiklorokinë – i cili dështoi në trajtimin e Covid-19 – është testuar te minjtë si trajtim i mundshëm për fibrozën e mushkërive.)

Nintedanib dhe pirfenidone janë tashmë në etapën e testeve klinike që përfshijnë pacientë me Covid-19, megjithëse ende nuk janë raportuar rezultate. Por Chaudhary është kundër idesë së trajtimit të një numri të madh pacientësh Covid-19 me këto ilaçe: Jo vetëm që ato sjellin efekte anësore, të tilla si hemorragjia, por janë edhe shumë të shtrenjta, me një kosto vjetore rreth 100 000 dollarë.

Chaudhary shton se infeksionet virale të mushkërive shpesh shkaktojnë vetëm fibrozë të përkohshme, që shërohet me kalimin e kohës. Një studim i vitit 2005 me pacientë të infektuar me virusin SARS zbuloi se një vit pas sëmundjes, rreth një e treta e tyre kishin ende disa dëmtime kryesisht të lehta. Chaudhary thotë se ka shumë më shumë mundësi që ekspertët të shohin fibrozë afatgjatë te njerëzit për shkak të ekspozimeve kronike në mjedise të caktuara, siç është dëmtimi afatgjatë i mushkërive që vërehet te minatorët. Kjo është e ngjashme me atë që ndodh me një dëmtim kronik siç është gërvishtja e gjurit çdo ditë në të njëjtin vend: Procesi i shërimit fillon të humbasë fuqinë pas dëmtimit kronik, duke lënë pas një shenjë. Një proces i ngjashëm ndodh në mushkëri në rastin e dëmtimeve të përsëritura.

Gjithashtu, disa studiues kanë parë shkallë të ulët të fibrozës në Covid-19. Emanuela Barisione, nga Spitali Poliklinik IRCCS San Martino, thotë se midis pacientëve Covid-19 që ekipi i saj po studion, rreth 5% kishin fibrozë në tre muaj.

Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të infektuar me SARS-CoV-2, ekziston ende një presion i madh për të gjetur ilaçe që mund të ndihmojnë në trajtimin ose parandalimin e dëmtimeve në mushkëri. Medikamente të tjera aktualisht në studim e sipër përfshijnë ilaçin e antitrupave pamrevlumab, i cili pengon një proteinë në trup që inkurajon rritjen e indit lidhës. Ilaçi anti-inflamator kolkikina, i cili është në fazën e provave klinike me pacientët Covid-19, gjithashtu ka potencial teorik për të ndaluar fibrozën.

“Shumë ilaçe po testohen te pacientët me forma të rënda të Covid-19”, thotë Budinger. Ai vëren se disa nga këto mund të zvogëlojnë fibrozën duke kufizuar ashpërsinë e dëmtimit fillestar të shkaktuar nga virusi ose duke synuar drejtpërdrejt rolin e sistemit imunitar në prodhimin e fibrozës.

Por Budinger shqetësohet se studimet që shqyrtojnë efektet aktuale të ilaçeve në Covid-19 mund të mos marrin rezultatin përfundimtar, veçanërisht për diçka si fibroza, e cila mund të shfaqet vetëm si kronike ose mund të përkeqësohet për një periudhë më të gjatë.

Nëse do të dihen përfitimet që sjellin këto ilaçe në rastet e fibrozës, të mbijetuarit e Covid-19 duhet të ndiqen dhe vlerësohen shumë kohë pasi ta kalojnë infeksionin SARS-CoV-2. Asnjë organ nuk goditet aq rëndë nga Covid-19 sa mushkëritë. Në këto kushte, mjekët thonë se është thelbësore të mbash nën vëzhgim afatgjatë funksionin e mushkërive të pacientëve me Covid-19.

Marrë nga Respublica

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi koronavirusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj