LIVE UPDATES
Ekonomi

COVID-19 dyfishon vuajtjet e familjeve që jetojnë në çadra pas tërmetit

3 Maj 2020, 05:17 Nga DOSJA
COVID-19 dyfishon vuajtjet e familjeve që jetojnë në çadra

E vetmja gjë që e ngushëllon Zame Gjergjin, 75 vjeç, është pasja e dy çadrave. Në dimër menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ata morën një çadër vere, por brenda saj bënte ftohtë dhe më vonë autoritetet u dhanë një tjetër që përballonte më mirë temperaturat e ulëta.

Por në një kohë kur moti po ngrohet dhe kur përtej premtimeve të qeverisë rindërtimi i shtëpive duket ende larg, gruaja i ka kthyer sërish sytë nga çadra e verës, në të cilën po bën plan të qëndrojë gjatë muajve të nxehtë bashkë me të shoqin dhe të birin.

Situata e krijuar prej epidemisë i ka zbehur shpresat e saj për një rindërtim të shpejtë të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa i duhet të kalojë vetëizolimin në hapësirën e ngushtë të çadrës dhe në mungesë të kushteve deri minimale të higjienës.

“Do përdorim sërish çadrën e verës,” thotë Zame Gjergji, 75 vjeçe, banore e fshatit Rad, në Njësinë Administrative Manëz, në Bashkinë e Durrësit.

“Ku do shkojmë tjetër, tani që ndodhi kjo sëmundja, kush do mendoj për ne,” pyet ajo.

Tërmeti i 26 nëntorit preku direkt dhe indirekt mbi 202 mijë persona ndërsa shkaktoi 51 viktima, 17 mijë të shpërngulur e të pastrehë dhe rreth 985 milion euro dëme. Zona më e dëmtuar ishte Durrësi dhe rrethinat e tij përfshi fshatrat e Manzës.

Në një mbledhje me videokonferencë të transmetuar ditën e mërkurë, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se kantieret për të rindërtuar shtëpitë e prishura do ishin të gjitha të hapura në fund të korrikut, që për shumë familje nënkupton që do duhet të kalojnë edhe këtë verë në çadra.

Hallet mbi halle

Përveç se vuan mungesën e strehimit në çadër, Zame Gjergji njëkohësisht duhet të bëjë seanca kimioterapie dhe është në grupin e atyre që rrezikohen veçanërisht nga COVID-19. Ajo thotë se i ka varur shpresat te ajri i fshatit, pasi mundësitë për karantinë në çadër janë minimale.

“Ndihemi si në burg brenda saj,” thotë Zame Gjergji mes një trishtimi që duket se ka zënë vend në jetën e saj.

“Nuk i bëjmë ne dot këto masat që thonë për tu mbrojtur nga kjo sëmundja, por të paktën qëndrojmë pak jashtë në fresk, sepse s’janë mbledhur të gjitha të këqijat për ne dhe ndoshta ajri i fshatit na shpëton nga sëmundja,” shtoi ajo.

Rreth e rrotull ngrehinës së shtëpisë së Zames ende ka pjesë të shiritit që u ndalon rreptësishtë hyrjen, por oborri është i mbushur me trëndafila të sapoçelur dhe çifti i moshuar e kalon kohën aty.

E përballur me sëmundjen, me paaftësinë e bashkëshortit që ka probleme dëgjimi dhe jetën e vështirë të djalit që s’po përballon dot divorcin, familja Gjegji, nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tyre dhe nëse do të mund të përfitojnë ndhihmë nga shteti.

“Kemi një mal me halle. Jam me mjekim, me kimioterapi, djali më është divorcuar nga gruaja dhe se ka kaluar mirë këtë që i ndodhi, ndaj lus Zotin që të bëhet mirë se vetëm tek ai më kanë ngelur shpresat”, thotë gruaja mes lotësh.

Familja e saj nuk është e vetmja që përballet me vështirësitë e jetesës në çadër. Pak metra më tutje Flutura Gjergji, 60 vjeçe, jeton në çadër me bashkëshortin, nënën e tij, 90 vjeçe, ndërsa djali përballet me rrezikun, duke fjetur në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

“Ku mund të flemë katër veta në një çadër, kaq është vendi, mirë në dimër se ishte ftohtë, por tani në verë nuk mund të rrish ditën se është shumë vapë”, thotë 60-vjeçarja.

Ajo thotë se ka frikë për djalin e vogël që fle tek shtëpia e dëmtuar, por se nuk ka çfarë të bëjë.

Çadra ku Flutura dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes qëndrojnë, është vendosur përkrah banesës së dëmtuar nga tërmeti, e cila ka rrezik shembje në shumë pjesë të tavanit.

“Ne nuk lëvizëm dot as për të gjetur shtëpi me qira, sepse kam vjehrrën plakë, djalin tjetër me gruan dhe vajzën e vogël që jetojnë në kontenier, ndaj zgjodhëm që të rrimë në çadër, me shpresën se gjërat do të rregulloheshin, por tani që ndodhi kjo epidemia, këtu kemi për të ngelur,” tha Flutura.

Karantina në çadër

Lulzim Gërdeci së bashku me bashkëshorten, vajzën e tyre dhe fëmijët e saj në çadrën ku jetojnë që prej 26 nëntorit. Foto: E. Azizolli.

Banorët e këtushëm, para situatës së COVID-19, ndiqnin çdo lajm që lidhej me tërmetin, ndërsa tani që kanë humbur shpresat për ndihmë nga shteti, u është zbehur çdo interes dhe janë përqendruar në punët e përditshme në arat e tyre dhe pse nuk e fshehin frikën nga virusi, siç e quajnë ata COVID-19.

Flutura dhe bashkëshorti i saj, sapo janë kthyer nga tokat e tyre rreth mesditës, ku kanë punuar gjithë paraditen dhe si të zënë në faj, shprehen se higjiena, distancimet, nuk janë masa që mund të merren prej tyre, pasi thjeshtë është e pamundur në kushtet ku ndodhen.

“Tualeti është në shtëpinë e dëmtuar. Enët lahen jashtë në oborr, ne rrimë dhe flemë në këtë çadër të vogël, çfarë masash mund të marrin ne për tu mbrojtur nga virusi,” thotë me trishtim Flutura.

Megjithë sfidat që po përballet, Flutura nënvizon që vështirësitë e disa prej bashkëfshatarëve të saj janë edhe më të rënda.

“Zame, është e sëmurë, i duhet të shkojë për mjekim në Tiranë dhe është në hall sepse në muajin maj ka kurën tjetër, por s’di se si do ja bëjë tani që nuk të lënë as të lëvizësh,” thotë Flutura, gjithë shqetësim për fqinjën e saj.

Në Shkallë, fshati ngjitur me Manzën, dy familje të tjera vazhdojnë të jetojnë ende në çadra, duke u përballur me shumë vështirësi dhe mungesë informacioni se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre.

Lulzim Gërdeci, banor i këtij fshati, jeton sëbashku me bashkëshorten në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit. Çadra është përballë me shtëpinë e tij të shembur, muret e hapura të së cilës dallohen edhe nga jashtë.

“Këtu po jetojmë. Në këtë çadër, ku tjetër,” pyet Lulzimi. “Muret e shtëpisë time bien nëse i jep një shkelm, se janë gati dhe ne nuk mund të rrezikojnë të rrimë brenda,” shtoi ai.

Në çadër megjithatë është shumë nxehtë, ndërsa brenda saj ka vetëm dy krevate dhe një tavolinë për të ngrënë dhe asgjë tjetër.

“Ujin e kemi tek banjo e shtëpisë së dëmtuar,” shpjegoi Lulzimi. “E marrim atje me kova dhe e nxjerrim jashtë, kjo është karantina jonë”, shtoi ai, në pamje shumë i lodhur nga gjithë kjo situatë.

Ai nuk ka asgjë të qartë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, ndaj thotë se do të jetojë gjatë në çadër, sepse nuk shikon shpresë tjetër.

“Kur na i sollën në fillim, falenderuam Zotin se ishim jashtë, po tani që po bëhet me keq nga kjo sëmundja, si do bëhet me ne, ngelëm në çadër,” ankohet Lulzimi.

Shtëpia e tij, i është nënshtruar dy herë ekspertizës dhe ende nuk ka asgjë të qartë se çfarë do të bëhet, nëse do të rindërtohet, apo riparohet.

“Erdhën një herë, më thanë që ka dëmtime të rënda, por dokument s’më dhanë,” tregoi ai. “Më thanë do vijmë prapë. Erdhën prapë, më thanë, që rregullohet, dëmet janë të riparueshme, kaq di unë për shtëpinë, s’di gjë tjetër,” përfundoi Lulzimi.

Varfëri dhe pamundësi

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveria ka organizuar një fushatë pët të ndihmuar me paketa ushqimore familjet në nevojë.

Flutura Gjergji thotë që ndihmat për ta u harruan që pas tërmetit dhe më pas askush nuk u kujtua më.

“Kemi marrë disa pako me ushqime,” kujtoi ajo. “Na i sollën ata të komunës, por më pas, askush s’u kujtua më për ne,” shtoi Flutura.

Si familje e madhe, familja Gjergji mundi që të siguronte veç çadrës dhe një kontenier për familjen e re të djalit, Eltonit, i cili jeton aty sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën 10 vjeçe.

Kontenieri është vendour në oborrin e shtëpisë dhe Eltoni, 38 vjeç, me aftësi ndryshe, ndihet me fat që ka një vend të mirë për të jetuar, siç e quan ai kontenierin, por ka një shqetësim të vazhdueshëm, të cilin ja komunikon çdo kujt që rastis të takoj.

“Mirë jam, ma sollën këtë kontenierin, por kam vajzën në klasë të katër, është dhjetë vjeçe, por nuk i ndjek dot mësimet se interneti mbaron shumë shpejt”, thotë ai, duke kërkuar interent falas nga shteti për familjet me fëmijë në nevojë.

“Të na jepnin internet pa lekë, vajza si bën dot të gjitha detyrat,” përsërit disa herë kërkesën 38-vjeçari.

Ndërkohë për Xhevrie Gërdecin, 56 vjeçe, hall është bllokimi i të birit në Bergamo, Itali.

“Djali, 28 vjeç, më ngeli i bllokuar në Itali, në Bergamo, shkoi për punë sezonale, por ndodhi kjo sëmundja dhe u bllokua atje,” ankohet ajo.

“Na kërkon që të kemi kujdes me sëmundjen, sepse po shikon keq atje, por ne s’na gjen gjë këtu në fshat, merakun e tij kemi,” përfundoi Xhevrija.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi zame gjergji koronavirusi ne shqiperi zame gjergji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj