LIVE UPDATES
Bota

COVID-19 e ka goditur rëndë ekonominë botërore. A mund të rimëkëmbet më 2021?

13 Dhjetor 2020, 07:02 Nga DOSJA
COVID-19 e ka goditur rëndë ekonominë botërore. A mund

Pandemia e COVID-19 i ka lëkundur ekonomitë anëmbanë globit. Shumë analistë janë të një mendjeje se, kjo pandemi ka shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë pak analistë, mbase asnjëri, kanë qenë të përmbajtur në vlerësime. COVID-19 ka ndikuar në pothuajse të gjitha vendet si dhe ka infektuar më shumë se 63 milionë njerëz në botë, tregojnë të dhënat.

Që nga dhjetori i vitit 2019, më shumë se 1.25 milion kanë vdekur si pasojë e pandemisë. Më shumë se gjysma e popullatës së botës kanë përjetuar një lloj izolimi dhe kufizimi në lëvizje. Kjo është hera e parë ndonjëherë që ky lloj i masave është vendosur në këtë shkallë.

Disa qeveri kanë ofruar ndihma masive financiare për të mbrojtur firmat, familjet dhe individët. Që nga muaji mars i vitit 2020, në total, këto shpenzime kanë arritur në më shumë se rreth 12 trilionë dollarë.

Ky infuzion i parave të gatshme të qeverive, nuk e ka ndaluar lëngatën e ekonomive – ose pothuajse kolapsin – për shkak të një përçarjeje të aktivitetit ekonomik, udhëtimeve, zinxhirëve të furnizimit etj.

Bruto Prodhimi i Brendshëm global këtë vit pritet të bjerë për 4.5 për qind, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Sipas një studimi të bërë publik në fund të muajit nëntor, nga konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), kriza mund të çojë rreth 130 milionë njerëz në varfëri ekstreme. Raporti thotë se situata do të jetë më e cenueshme dhe do të ketë përkeqësim të pabarazisë. Përveç pasigurisë, në muajt e fundit të vitit 2020 një valë e dytë e të infektuarve u regjistrua në pjesën më të madhe të Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe gjetkë.

Duke pasur parasysh shkallën dhe thellësinë e krizës, cilat mund të jenë mundësitë e një rimëkëmbjeje ekonomike në vitin 2021?

A gjendet shpëtimi te vaksinat?
Pothuasje të gjithë ekspertët duket se pajtohet se rimëkëmbja ekonomike në masë të madhe varet nga të pasurit e një vaksine kundër koronavirusit. Janë disa vaksina kandidate, tri prej të cilave në Perëndim: vaksina e Pfizer/BioNTech, ajo e kompanisë Moderna, dhe vaksina e AstraZeneca/Oxford University. Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe ajo e Modernas janë treguar efektive më shumë se 90 për qind. Ato kanë kërkuar autorizim emergjent të përdorimit në SHBA dhe Evropë.

Mbretëria e Bashkuar më 2 dhjetor ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech. Rusia ishte vendi i parë që miratoi vaksinën e quajtur Sputnik-V, por ka pasur shumë zëra në komunitetin shkencor ndërkombëtar që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesin e aprovimit të Rusisë.

Pritjet se një vaksinë do të dalë së shpejti në treg kanë rritur shpresat se jeta dhe ekonomia mund të kthehen në normalitet. Disa ekspertë thonë se kjo nuk do të ndodhë shpejt duke pasur parasysh vështirësitë e prodhimit në masë dhe shpërndarjes së një vaksine. Përshembull kompania Pfizer, ka thënë në fillim të nëntorit se mund të prodhojë 50 milionë doza të vaksinës të saj këtë vit, për të mbrojtur 25 milionë njerëz. Ky prodhim, sipas Pfizer, do të rritet në 1.3 miliardë doza në vitin 2021.

Por, duke pasur parasysh se bota ka 7.5 miliardë banorë, kjo sasi e vaksinave është shumë e vogël.

Axel Weber, shef i gjigantit bankar të investimeve UBS, tha më 11 nëntor se edhe me vaksinë kundër koronavirusit, do të duhet kohë që ekonomia të rimëkëmbet.

“Do të marrë të paktën një vit që nivelet e GDP-së të kthehen në nivelet e para- pandemisë. Do të duhen edhe një vit ose dy për të arritur shkallën e papunësisë sa ka qenë para krizës. Pra, do të jetë një periudhë e gjatë e rimëkëmbjes me të cilën po përballemi”, tha Weber për CNBC.

Hans Kluge, drejtori për Evropë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi më 18 nëntor se Evropa ishte edhe një herë epiqendra e pandemisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara.

“Ekziston një dritë në fund të tunelit, por do të jenë gjashtë muaj të vështirë”,ka thënë Kluge.

Pabarazi në rimëkëmbje?
Duke pasur parasysh shkallën e dëmit të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, çdo rikuperim nuk ka gjasa të rregullojë të gjitha dëmet, ka paralajmëruar UNCTAD.

Pasojat ekonomike do të “ndihen gjatë, veçanërisht nga më të varfrit dhe kategoritë e ndjeshme”, tha UNCTAD në raportin e publikuar më 19 nëntor, i cili gjithashtu vë në dukje se varfëria globale është në rritje për herë të parë që nga kriza financiare aziatike e vitit 1998.

“Duke lëvizur me shpejtësi përtej kufijve, përgjatë arterieve kryesore të ekonomisë globale, përhapja e koronavirusit ka përfituar nga ndërlidhjet dhe dobësitë e globalizimit, duke u katapultuar, nga një krizë globale shëndetësore në një goditje ekonomike globale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i UNCTAD, Mukhisa Kituyi.

Zëvendëskryesuesja për ekonomi e Institutin e Financave Ndërkombëtare me bazë në Uashington (IIF), Elina Ribakova, ka folur për vështirësitë e rimëkëmbjes nga ana e vendeve të varfëra.

“Tregjet e vendeve në zhvillim janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kufizimeve të lëvizjes, ndërprerjeve në zinxhirët e tregtisë, turizmit dhe dërgesave të parave”, tha Ribakova për Radion Evropa e Lirë.

Pandemia COVID-19, mund të zgjerojë hendekun e pasurisë jo vetëm midis vendeve, por edhe brenda tyre.

Sipas një raporti të mediumit Bloomberg, Kremlini po shtyn qeveritë rajonale në Rusi të marrin hua më shumë për të ndihmuar në pagesat e kujdesit shëndetësor dhe kostove të tjera shoqërore të lidhura me pandeminë. Rajonet pritet të rrisin huat neto në 400 miliardë rubla (5.3 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, krahasuar me pothuajse zero në vitin 2020, sipas vlerësimeve nga agjencia kombëtare e vlerësimit të kredive ruse.

“Rajonet më të zhvilluara do të fitojnë, ato më të dobëtat do të bëhen edhe më të dobëta”, i tha Bloomberg-ut, Stanislav Ponomaryov, një investitor në Transfingroup në Moskë.

Kina do të dalë më e fuqishme?
Kina, si vendi ku u zbulua për herë të parë koronavirusi, tashmë duket se po e tejkalon më të keqën.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me 4.9 për qind midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Megjithatë shifra është më e ulët, pasi ekonomistët kishin pritur një rritje prej 5.2 për qind.

Rritja afër 5 për qind është më e ulët se rënia që pësoi ekonomia kineze në fillim të vitit 2020, pasi pandemia u shfaq për herë të parë.

Ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, ndërsa fabrikat u mbyllën në të gjithë vendin. Kjo ishte hera e parë që ekonomia e Kinës tkurrej që kur filloi të regjistronte shifrat tremujore në vitin 1992.

Analistët thonë se shkalla e rimëkëmbjes sugjeron se një përzierje e masave të rrepta të bllokimit dhe disa stimujve qeveritarë duket se kanë dhënë rezultate.

Disa punojnë nga shtëpitë, disave u duhet të gjejnë punë
Pandemia e COVID-19 gjithashtu ka goditur punëtorët e kategorive të ndryshme në mënyra të ndryshme.

“Derisa punonjësit e zyrave vazhdojnë të punojnë në kuzhinat dhe dhomat e tyre të gjumit për të paktën një pjesë të javës, punëtorët me paga më të ulëta që më parë punonin si kamerierë, pastrues dhe ndihmës shitjesh do të duhet të gjejnë punë të reja”, ka parashikuar The Economist.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2020, orët e punës në nivel botëror ranë me 11.7 për qind, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës të Kombeve të Bashkuara (ILO).

Humbjet në orët e punës çuan në humbje të të ardhurave të punës, që arrinin rreth 3.5 trilionë dollarë. Se si do të jenë tregjet e punës më 2021 do të varet kryesisht nga situata e pandemisë dhe reagimi i qeverive.

“Lehtësimi i parakohshëm i masave shëndetësore rrezikon zgjatjen e pandemisë dhe përkeqësimin e ndikimit të saj në tregun e punës, kështu që është e rëndësishme të synohet një ekuilibër i duhur i kujdesit ndaj shëndetit dhe ndërhyrjeve në politikat ekonomike dhe sociale”, tha analisti i ILO-s, Steve Kapsos.

“Politikbërësit sot po përballen me sfidën e përgjigjes fiskale për t’iu kundërvënë rrezikut të rritjes së papunësisë, varfërisë, pabarazisë dhe përjashtimit”, tha ai.

Cilët faktorë kanë rëndësi?
OECD parashikon që GDP-ja globale të rritet për 5 për qind në vitin 2021.

Sidoqoftë, kjo varet nga shumë faktorë, përfshirë “gjasat e shpërthimeve të reja të infektimeve me koronavirus, pastaj sa do t’i respektojnë njerëzit masat dhe kufizimet shëndetësore, besimin e konsumatorit dhe biznesit dhe mbështetja e qeverisë për të ruajtur vendet e punës”.

Qeveritë do të përballen me një zgjedhje të vështirë se kur duhet të ndërhyjnë dhe kur të qëndrojnë mbrapa, duke e lënë tregun të funksionojë pa ndërhyrje, tha Elina Ribakova.

“Ekziston një ekuilibër midis sigurimit të mbështetjes dhe mos pengimit të transformimit natyror të ekonomisë. Sektorë të caktuar nuk do të rikthehen dhe ne duhet të shmangim prezencën e firmave që nuk janë më funksionale”, tha ajo, duke paralajmëruar se çdo rimëkëmbje të jetë një detyrë afatgjate.

“Në varësi të kohës së vaksinimit dhe rrethanave të secilit vend më 2021 dhe 2022 ne do të shohim sesi qeveritë gradualisht do të tërhiqen nga mbështetjen ndaj likuiditetit në mënyrë të plotë, duke u përqëndruar në masa më specifike për rregullimin e papunësisë dhe rikualifikimit”, tha Ribakova për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, thotë ajo, shumë vende nuk do të kthehen edhe për shumë vite në nivelet e zhvillimit që e kanë pasur para vitit 2020″.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 covid-19

Sondazh

Poll
Bota 12 Dhjetor 2020, 20:25

BRUKSEL– Antonio Guterres, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar ditën e sotme që e gjithë bota duhet të shpalli gjendjen e emergjen...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend