Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19 nëpër institucionet e qarkut të Beratit, infektohen mësues, policë e mjekë
27 Nëntor 2020, 13:31Nga DOSJA
BERAT– Qyteti i Beratit është infektuar nga Covid i cili ka hyrë në disa institucione të rëndësishme.
Në kopshtin “Çlirim 1”, i mbyllur prej 10-ditësh,një tjetër edukatore dhe një sanitare kanë rezultuar sot “pozitive” në përgjigjen e tamponit,duke e çuar në 7 numrin e edukatoreve dhe sanitareve të infektuara në këtë institucion. Gjithashtu 1 edukatore në kopshtin “Rom” në lagjen “30 Vjetori” ka dalë sot e prekur me Covid-19.
Infektimet kanë vijuar edhe në shkolla, ku rezultojë të prekur: 1 mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat. Rastet e mjekëve të prekur në Berat nga Covid-19 kanë njohur rritje edhe gjatë kësaj jave. Vetëm në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar sot “pozitivë” 2 mjekë të tjerë,një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog.
Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,2 efektivë policie të terrenit rezultojnë të infektuar me Coronavirus. Përgjigjet “pozitive” të tamponeve të kryer nga dy efektivët e policisë,që rezultojnë të jenë kontakte të efektivëve të tjerë të infektuar,kanë mbërritur sot pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat. Edhe ne bashkinë Dimal kanë vijuar infektimet,ku sot një punonjëse e Auditit rezulton e prekur me Covid,ndërkohë që edhe në fasonerinë Malotex në Berat një tjetër punonjëse është prekur nga Covid-19.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokati i Gentian Malidit, Ilir Malindi, njëherësh edhe babai, shprehet se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të tij duke zbuluar se ku po fs...
GJIROKASTËR– Një shtetas është ndaluar në Kakavijë pasi ka tentuar të kalojë kufirin dhe pse është i infektuar me Covid.V. Ll., 65 vjeç, banues në f...
DURRËS– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi mëngjesin e sotëm se do të shembte me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrë...
Edhe pse në këtë situatë covid antibiotikët kanë një përdorim të gjerë, Instituti i shëndetit publik bën thirrje për sa më shumë kujdes në përdorimin e tyre pas...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka marrë nën cilësinë e të pandehurit Gentian Malinidin, pasi dyshohet se ësghtë porositësi i ...
TIRANË– Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar azil...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc me Juli Xhokaxhi ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pa ditë më parë në Ekuador.Tresa u e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Adriatik Tresës pak ditë më parë në Ekuador.Hoxha tha se ai u godit në një ...