LIVE UPDATES
Politike

COVID-19/ Ruçi: Shqipëria do të dalë nga izolimi, jemi një ndër vendet më të sigurta në planet

16 Prill 2020, 09:02 Nga DOSJA
COVID-19/ Ruçi: Shqipëria do të dalë nga izolimi, jemi

Tiranë- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në senacën e sotme plenare ka deklaruar se Shqipëria do të dalë nga izolimi dhe se jemi një ndër vendet më të sigurta në planet. Ruço i bëri thirrje deputetëve të nisin punën nëpër komisionet parlamentare për nisma konkrete në mbështetje të sistemit të shëndetësisë.

Fjala e Gramoz Ruçit 

Shqipëria është një vend i vogël dhe jemi aq modest sa të mos i japim mend njerëzimit dhe as t’u imponohemi fuqive dhe ekonomive të mëdha të globit.
Por disa mësime nga pandemia, me të cilën jemi ende në luftë, për vete duhet t’i nxjerrim. Ja cilat janë disa prej tyre: E para, jetën dhe shëndetin duhet t’i përkushtohemi më shumë dhe të mos i marrim si të mirëqena. Jeta na është dhënë për ta gëzuar dhe saj duhet t’i shërbejmë me veprimin e qytetarëve dhe investimin e shoqërisë. Prandaj shëndetësia duhet të përbëjë më shumë se deri tani, një prioritet të qeverisjes dhe investimit tonë politik e kombëtar.E dyta, shoqëria, forcat politike, Kuvendi, Qeveria e institucionet duhet të korrigjojmë disa prioritete të zhvillimit, mënyrën sesi e konceptojmë dhe e zhvillojmë raportin midis rritjes ekonomike dhe shëndetit. Politikat tona duhet ta bëjnë të qartë se shëndeti i popullsisë është qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo një ushqyes dhe në shërbim të saj. Të zhvillojmë ekonominë për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe jo të vemë shëndetin në funksion të rritjes.E treta, brenda sistemit shëndetësor, duhet të korrigjojmë disa prioritete. Shëndeti publik dhe mbrojtja nga epidemitë duhet të mbështeten me më shumë burime, kujdes dhe investime shtetërore. Shëndeti publik duhet të jetë përparësi absolute dhe jo një aneks i politikave tona shëndetësore. Sa më shumë të investojmë në shëndetin publik, aq më pak do të na kërkohet të investojmë për shërbimet e tjera mjekësore e spitalore.
Fuqizimi i shëndetit publik e atij parësor dhe parandalimi i epidemive duhet të jenë elemente thelbësorë të racionalizimit të sistemit shëndetësor dhe atij spitalor.
Kjo kërkon ndërgjëgjësimim më të madh të publikut e qytetarëve, mobilizimin e burimeve më të mëdha financiare dhe parapërgatitje efikase kundër epidemive.E katërta, kjo situatë duhet të na udhëheqë drejt ripërcaktimit të statusit të mjekëve, infermierëve e profesionistëve të shëndetit. Si të gjithë ju, edhe unë kam përjetuar me emocione atë që pa frikë mund ta quaj heroizëm të punonjësve të mjekësisë dhe jam ndier i detyruar e borxhlli për atë që duhej të kishim bërë për ta. Ne e kemi për detyrë që vlerësimi ynë për për forcën e punës në mjekësi të mos mbetet në kufijtë e një faleminderit, sado e sinqertë qoftë ajo, por të konkretizohet në më shumë investime për shëndetësinë dhe më shumë incentiva financiare për ta.E pesta, kjo situatë ka shtruar emergjencën e përmirësimit të edukatës shëndetësore, epidemiologjike e parandaluese të popullsisë. Kundër epidemisë, secili duhet të bëhet mjek i vetvetes. Por detyra jonë është të krijojmë kushtet dhe hartojmë programet shkollorë që çdo qytetar të bëhet i tillë. Ashtu si shtruam nevojën e edukimit anti-sizmik pas tërmetit të 26 nëntorit.E gjashta, situatën pas kësaj pandemie globale mund ta shndërrojmë në një oportunitet kombëtar. Shanset janë që të dalim nga kjo pandemi si një ndër vendet e sigurta të planetit. Kjo mund të sjellë një qasje të re të vendeve të zhvilluara për të investuar në Shqipëri dhe ne duhet të mendojmë për politika agresive për tërheqjen e këtyre investimeve.Këto mendime si edhe propozimet tuaja ju ftoj të bëhen objekt reflektimi i punës së komisioneve dhe të “përkthehen” në akte ligjore apo përmirësime të tyre. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë disa “diga mbrojtëse” të shëndetit të popullatës nga epidemitë e rreziqet e natyrave të ndryshme. 

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci seancë plenare 16 prill 2020 gramoz ruci seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj