LIVE UPDATES
Bota

Covid në SHBA, autoritetet ofrojnë doza përforcuese të vaksinave te të rriturit

19 Nëntor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Covid në SHBA, autoritetet ofrojnë doza përforcuese të

SHBA- Autoritetet amerikane filluan të premten të ofrojnë doza përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë të rriturit, duke zgjeruar fushatën e qeverisë për të shtuar mbrojtjen dhe për të përballuar rritjen e rasteve të koronavirusit që mund të përkeqësohen me ardhjen e sezonit të vjeshtës dhe festave të fundvitit. Kompanitë Pfizer dhe Moderna njoftuan vendimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave pasi të paktën 10 shtete tashmë kishin filluar të ofrojnë doza përforcuese për të gjithë të rriturit.

Veprimi i fundit thjeshton atë që deri më tani ka qenë një listë konfuze e atyre që kualifikohen, duke lejuar këdo që është 18 vjeç e lart të zgjedhë përforcuesin e njërës prej kompanive gjashtë muaj pas dozës së tyre të fundit – pavarësisht se cilën vaksinë kanë pasur të parën.

Një hap tjetër: Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve duhet të bien dakord për të miratuar dozat përforcuese të Pfizer-it dhe Modernës edhe tek të rinjtë e shëndetshëm. Këshilltarët e saj shkencorë do të debatojnë për këtë çështje të premten. Nëse CDC-ja bie dakord, dhjetëra miliona amerikanë të tjerë mund të kenë tre doza mbrojtjeje përpara vitit të ri.

Të tre vaksinat kundër COVID-19 të përdorura në Shtetet e Bashkuara ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda duke përfshirë shtrimin në spital dhe vdekjet, por mbrojtja kundër infeksionit mund të zbehet me kalimin e kohës. Më parë, qeveria kishte miratuar përforcuesit e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, si dhe vaksinën e ngjashme Moderna, vetëm për grupe të caktuara, duke përfshirë amerikanët e moshuar dhe njerëzit me probleme kronike shëndetësore.

Lëvizja për t’u zgjeruar vaksinimet vjen pasi rastet e reja të COVID-19 janë rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë dy javëve të fundit, veçanërisht në shtetet ku moti i ftohtë po i shtyn njerëzit brenda. Të nxitura nga këto tendenca shqetësuese, disa shtete nuk pritën që zyrtarët federalë të vepronin. Utah dhe Masaçusets ishin shtetet e fundit që njoftuan javën e kaluar se do të ofronin doza përforcuese për të gjithë të rriturit.

Doza përforcuese për të gjithë ishte qëllimi fillestar i administratës Biden. Por në shtator, një panel këshilltarësh të FDA-së votuan me shumicë dërrmuese kundër kësaj ideje bazuar në efektivitetin e vazhdueshëm të vaksinave në shumicën e grupmoshave. Në vend të kësaj, ata miratuan një dozë shtesë Pfizer vetëm për personat me probleme shëndetësore.

Qysh atëherë, zyrtarët e administratës, përfshirë Dr. Anthony Fauci, kanë vazhduar të argumentojnë përdorimin e dozave përforcuese më gjerësisht, duke vënë në dukje se edhe infeksionet më të buta te të rinjtë mund të shkaktojnë “COVID-in afatgjatë” dhe komplikime të tjera.

Kompanitë studiuan 10,000 të rritur të të gjitha moshave dhe zbuluan se një doze përforcuese rivendosi mbrojtjen kundër infeksioneve simptomatike në rreth 95% edhe kur varianti delta ishte në rritje. Është shumë herët për të ditur nëse ky nivel i lartë mbrojtjeje do të zgjasë më gjatë pas një goditjeje të tretë sesa pas të dytës, diçka që kompanitë do ta ndjekin me kujdes.

Më shumë se 195 milionë amerikanë janë plotësisht të vaksinuar, duke marrë dy doza të vaksinave Pfizer ose Moderna ose vaksinën me një dozë të vetme Johnson & Johnson. Më shumë se 30 milionë tashmë kanë marrë një përforcues.

Disa ekspertë shqetësohen se e gjithë vëmendja ndaj dozes përforcuesve mund të dëmtojë përpjekjet për të arritur 60 milionë amerikanët që kanë të drejtë të vaksinohen, por nuk i kanë marrë vaksinat.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci cdc covid vaksinat anti-covid anthony fauci cdc covid vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj