LIVE UPDATES
Politike

Cungimi fatal i bazave detare, Genc Pollo: Ishte katandisur kokoshi një thelë

13 Tetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
Cungimi fatal i bazave detare, Genc Pollo: Ishte katandisur kokoshi një

TIRANË– Ish-ministri Genc Pollo ka publikuar një shkrim lidhur me investigimin e bërë nga gazetari Ferdinand Dervishi, i cili kishte hetuar mbi bazat detare. Shkrimi i referohej “kafshimit” të kepeve të ndryshmeve dhe bazave detare, ndërkohë që askush nuk flet për to. Pollo shton se presidenti Ilir Meta premtoi se do të hetonte një vit më parë gjatë një konference për shtyp, por ende nuk ka asnjë reagim.

“Dëmin më të madhe e kishte pësuar Pasha Limani në Orikum, i vetmi që ka standardet e një baze detare të plotë. Aty ishte katandisur kokoshi një thelë mbasi sipërfaqja e saj u reduktua me 85%. Ironikisht ishte ministri i Mbrojtjes bashkëshkaktar direkt i kësaj masakre, që i ofroi NATO-s këtë bazë detare në tetor 2019. Tre vjet më parë, qeveria i kishte hequr bazës 84 ha: 14 hektarët e mbetur, sipas specialistëve, janë të pamjaftueshme për funksionimin e plotë të një baze detare. Po presidenti?! Po opozita?! Po ambasadori?!,”-shkruan ish-ministri i qeverisë Berisha.

SHKRIMI I MINISTRIT 

Në korrik të këtij viti boto va një artikull me shqetësimin se dhënia pa kriter e territorit të bazave të marinës luftarake për projekte turistike dëmtonte seriozisht jo vetëm kapacitetet mbrojtëse të shtetit, por cenonte jo pak edhe aftësinë për të kontrolluar aktivitetet e kundërligjshme në det dhe për t’u ardhur në ndihmë anijeve në vështirësi. Shkrimi i referohej bazës detare të Kepit të Palit (njihet edhe si Bishtpalla), e cila po tentohej të kthehej në marinë jahtesh dhe asaj të Limionit afër Sarandës. Këtë të fundit qeveria e ka dhënë me VKM për një kompleks turistik, por që nuk u është dorëzuar akoma privatëve: ushtarakë me kurajë qytetare e ndërgjegje patriotike nuk firmosin për dorëzimin e aseteve. Në të dyja rastet është dhunuar ligji, është abuzuar me pronën shtetërore; me gjasë motivi ka qenë korrupsioni.

1-MASAKRIMI RILINDIST I TË GJITHA BAZAVE DETARE

Para pak ditësh, një artikull investigativ i gazetarit Ferdinand Dervishi zbulonte një realitet shumë më të rëndë. Të gjitha bazat detare ekzistuese nga Shëngjini në Sarandë ishin cunguar, rrudhur e mpakur. Një pjesë ishin bërë jooperative si pasojë. Në të gjitha rastet ishte vepruar me shkelje të shumëfishta të ligjit; ishte anashkaluar përherë miratimi me shkrim i Komandantit të Përgjithshëm (Presidentit të Republikës) që ishte i detyrueshëm në çdo rast; disa here ishin shpikur artifice proceduralë, p.sh., manipulim i koordinatave gjeografike, të cilat vetëm mendja e shejtanit mund t’i pjellë. Dëmin më të madhe e kishte pësuar Pasha Limani në Orikum, i vetmi që ka standardet e një baze detare të plotë. Aty ishte katandisur kokoshi një thelë mbasi sipërfaqja e saj u reduktua me 85%. Ironikisht ishte ministri i Mbrojtjes bashkëshkaktar direkt i kësaj masakre, që i ofroi NATO-s këtë bazë detare në tetor 2019. Tre vjet më parë, qeveria i kishte hequr bazës 84 ha: 14 hektarët e mbetur, sipas specialistëve, janë të pamjaftueshme për funksionimin e plotë të një baze detare.

Artikulli i mësipërm u publikua në disa portale e website. Në disa syresh u hoq pas dy-tri orësh mbasi vringëlluan celularët nga lart. Përgëzime atyre që e botuan dhe sidomos autorit e fondacionit INA MEDIA (me fonde të ambasadës amerikane) që financoi investigimin si dhe ish-zëvendëskomandantit të Forcës Detare, kapiten Artur Meçollari. Ky i fundit, i shkarkuar sepse u rezistoi eprorëve plaçkitës.

2-SI RRËNOHET KAPACITETI, PËRGJEGJËSIA E SOVRANITETI I SHTETIT

Që nga viti 2000, mbrojtja kombëtare nuk është dhe aq në mendjen e publikut shqiptar dhe politikanëve të tij. Supremacia e Perëndimit pas rënies së komunizmit e anëtarësia në NATO dhanë ndjesinë e garancisë së sigurisë. Forcat e Armatosura bënin lajm e PiAr për qeveritarët me ushtarët që përcilleshin në Rinas për në vise të largëta në luftime që nganjëherë po rezultojnë pa kuptim. Dhe detet Adriatik e Jon, me flotën e 6-të amerikane në Mesdhe, shiheshin si liqen euroatlantik. Por situata e sigurisë është bërë doradorës më sfiduese gjatë dekadës së fundit dhe nevojiten një debat i ri e thekse të reja. Edhe për nevojën e bazave detare. Por përtej anës ushtarake: sipas Strategjisë së Sigurisë, anijet e Rojës Bregdetare shqiptare duhet të arrijnë në rast nevoje, si p.sh lundërthyerje, për dy orë në pikat më të larta në perimetrin e zonës së përgjegjësisë së Shqipërisë në ujërat ndërkombëtare (përtej kësaj vije përgjegjësia është e Italisë; në jug e veri përkatësisht e Greqisë dhe e Malit të Zi). Për shkak të gjymtimit të bazave detare, gjatë këtyre viteve kjo është bërë e pamundur. Në kanalin e Korfuzit kemi trafik të dendur anijesh e si pasojë mundësi të lartë të ngjarjeve me emergjencë. Mungesa e bazës së Limionit do të thotë se Shqipëria nuk ushtron dot përgjegjësinë e saj. Në fakt, nuk ushtron dot sovranitetin e saj. Këtë le ta mendojnë pak më gjatë ata që investohen në debatin e kilometrave katrorë e të kufirit të detit territorial.

3-PO PRESIDENTI?! PO OPOZITA?!

Presidenti i Republikës dhe shefi i opozitës kanë reaguar vjet mbi këtë çështje me nga një deklaratë kritiko-dyshuese e denoncuese, çka është pozitive. Por, për gravitetin e skandalit, e pamjaftueshme! Presidenti lipset të prononcohet qartë mbi thelbin e problemit. Dhe nëse është dakord me sa më lart atij nuk i mungojnë instrumentet politiko-ligjorë për të vepruar: nga përcaktimi publik i politikanëve e ushtarakëve përgjegjës për këtë skandal, te zotimi se në asnjë rast nuk do të dekretojë të parët e gradojë të dytët e deri te mbledhja e posaçme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Deputetët e opozitës duhet të kenë parasysh se vlera e tregut të trojeve të tjetërsuara në këtë rast sipas investigimit është afro 200 milionë euro. Pra, më shumë se dëmi financiar nga rasti “Beccheti” apo “Inceneratorët”, për të cilët ata, me të drejtë, kanë kërkuar komisione hetimore. Ndërkohë që dëmi ku e ku më i madh në rastin tonë është cungimi i aftësisë detare mbrojtëse e ndërhyrëse të Republikës. Duke pritur SPAK-un, i cili siç duket nga artikulli investigativ, gjashtë muaj pas dy kallëzimeve penale nga ishzëvendëskomandanti i Forcës Detare, ende nuk ka “persona nën hetim”, deputetëve nuk u mungojnë “mjetet e punës”. Në Kuvend ato fillojnë me pyetjet me shkrim e deri tek mocioni me debat. Që të mos biem në inflacion me “hetimoret”.

4-PO AMBASADORI?!

Në përgjithësi unë nuk shkruaj për rolin e ambasadorëve në jetën politike të Tiranës jo vetëm sepse mjafton e tepron mbulimi mediatik ose ndonjëherë teprimi mediatik i atyre vetë. Por sepse më duket se tematizimi konstant i tyre pengon disi, të paktën psikologjikisht, ndjenjën e përgjegjësisë, qoftë personale apo kolektive, ndër aktorët politikë. Apo emancipimin siç mund të quhet ndryshe.

Kam bërë përjashtim para zgjedhjeve kur njëri syresh apelonte publikisht për dorëheqjen e një deputeti problematik, por mbyllte gojën para favoreve shumëmilionëshe të qeverisë ndaj deputetit; që mundësonin elektoratin e tij. Apo kur një tjetër më herët i bënte thirrje mediatike elektoratit kavajas të mos votonte kandidatin me precedentë penalë, i cili kontrollonte strukturën shtetërore e nëntokën kriminale. Por nuk thoshte një fjalë të keqe për kryeministrin/kryetar partie që e kandidonte/rikandidonte kandidatin në fjalë. Kam shkruar edhe për kolegët e mi në dilemë nëse shihnin hipokrizi apo pamundësi.

Një ambasador i një shteti shumë të rëndësishëm të NATO-s ka shpallur në dy vitet e fundit si prioritet të marrëdhënieve me Shqipërinë fushën e mbrojtjes. Këtu interesat e shtetit të tij janë të qarta; pra, angazhimi duhet të jetë serioz (në prioritetin e demokracisë gjërat janë më të koklavitura).

Në të njëjtën kohë, ambasadori shfaqet publikisht, në ekrane e media sociale, me ministrin, i cili është personalisht përgjegjës për cungimet e fundit të bazave detare. Nuk flas për kontakte normale zyrtare; nuk më vete mendja të bëj këtë. Por po flas për ekzagjerime PiAri në marrëdhëniet ndërpersonale që nuk i sheh në kryeqytetet e tjera të Ballkanit. Dhe këtu gjërat fillojnë të koklaviten. Uroj që miqtë e kolegët nuk do të përsiaten shumë gjatë me dilemat e tyre.

*Ish-ministër e deputet 13 tetor 2021

GJITHASHTU LEXO EDHE: 

Investigimi/ Si po zhvaten pronat e forcave detare nga klientët e qeverisë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike genc pollo ministria e mbrojtjes pronat e forces detare genc pollo ministria e mbrojtjes pronat e forces detare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj