LIVE UPDATES
Aktualitet

Dalin faktet, ja përse bashkia e Erion Velisë e ka detyrim ligjor ti sigurojë zyra FRD-së

13 Mars 2021, 14:32 Nga DOSJA
Dalin faktet, ja përse bashkia e Erion Velisë e ka detyrim ligjor ti

TIRANË- Vetëm 7 ditë pasi Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike dhe aleatët e vegjël, në zyrë i shkoi një letër që kërkonte lirimin e ambienteve të selisë brenda 10 ditësh.

Në përmbajtje letra dukej e falsifikuar, pasi në kokë mbante stemën e Bashkisë së Tiranës, por pa numër protokolli dhe referuar dokumentit të shpërndarë për mediat nga FRD-ja edhe pa vulë e firmë të titullarit që kishte urdhëruar lirimin e selisë së FRD-së.

Letra mbante vetëm datën 3.3.2021 dhe i kërkonte z. Shehi që brenda 10 ditësh të lironin ambientet me argumentimin se i duheshin vetë bashkisë për stafin e saj dhe një arsye tjetër ishte se do të rikonstruktohej.

Bashkia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm të sistemimit të zyrave për stafin dhe njësitë administrative. Nisur nga ky fakt dhe nevoja për rikonstruksionin e godinës nga amortizimi, ju kërkojmë që të lironi ambientet që ndodhen në katin 3 në godinë, në rrugën ‘Abdi Toptani’, Tiranë. Lutemi nga ana e juaj të bashkëpunoni me Bashkinë e Tiranës, për marrjen e masave për lirimin e ambienteve brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit”, shkruhej në letrën që mbante në kokë stemën e bashkisë, por pa numër protokolli, emër titullari dhe pa firmë e vulë.

10 ditë më pas, pikërisht ditën e djeshme më 12 mars në hyrje godinës tri katëshe, ku ndodhen edhe zyra të tjera të Bashkisë së Tiranës ishin vendosur punonjësit e Policisë Bashkiake dhe nuk lejonin zyrtarët e FRD-së që të futeshin në ambientet e selisë.

Detyrimi ligjor

Nëse ky veprim i Policisë Bashkiake ishte në zbatim të ligjeve apo jo, kjo mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia, por ajo që mund të evidentojmë është se ligjvënësit në ligjin për partitë politike në nenin 22 parashikojnë ndihmën që i jep shteti partive politike për të për të kryer veprimtarinë të tyre.

Neni 22 pika “b” parashikon që subjektet që kanë marrë në tri zgjedhjet e fundi mesatarisht 1% të votave në shkallë vendi, shteti ka detyrim që t’u garantojë zyra.

“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi. c) Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesën, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Rregulla më të hollësishme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Brendshëm.”, shkruhet në nenin 22 pika “b” e “c”.

Por, a i përmbush këto kritere Fryma e Re Demokratike?

Nga një verifikim i bërë në dy zgjedhjet që ka marrë pjesë Fryma e Re Demokratike rezulton se në votimet e 2013, FRD-ja ka marrë 1.7% të votave në rang kombëtar, ndërsa në 2017 ka marrë 0.33% të votave në rang kombëtar. Mesatarja e dy zgjedhjeve të fundit është mbi 1.

Në bazë të këtyre rezultateve “Ligji për Partitë Politike” detyron shtetin që t’i sigurojë zyra subjektit në fjalë.

Urdhri i dytë

Duket se bashkia e kryeqytetit nuk tërhiqet nga iniciativa për të nxjerrë nga godina FRD-në. Pasi letra pa firmë e vulë nuk funksionoi, në zyrën e FRD-së shkoi një akt konstatim nga Policia Bashkiake, ku akuzonte FRD-në për zaptim të ambienteve të bashkisë dhe me një urdhër të kryetarit të Bashkisë kërkohej lirimi i menjëhershëm. Ndërkohë, nuk thuhet se në bazë të cilave ligje e përjashton.

Marrë nga Panorama 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje te frd perplasje te frd


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj