LIVE UPDATES
Aktualitet

DASH nxjerr RAPORTIN: Në Shqipëri ekziston terrorizmi, të rinjtë janë radikalizuar. Agjencitë qeveritare nuk ndajnë infor

24 Qershor 2020, 15:41 Nga DOSJA
DASH nxjerr RAPORTIN: Në Shqipëri ekziston terrorizmi, të

TIRANË- Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshte të terrorizmit vazhduan në botë. Në raport thuhet se në mars Shtetet e Bashkuara së bashku me Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS-in, përfunduan “shkatërrimin e të ashtuquajturit ‘kalifat’ në Irak dhe Siri”, si edhe përmendet operacioni ushtarak që solli si rezultat vdekjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadit.

Po ashtu në raport thuhet se si pjesë e fushatës me presion maksimal ndaj regjimit Iranian – të konsideruar mbështetësin më të fortë shtetëror të terrorizmit – Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre vendosën sanskione të reja ndaj Teheranit dhe atyre që veprojnë në emër të tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu e futën Gardën Revolucionare të Iranit, përfshirë njësinë e saj Kuds si Organizatë të Huaj Terroriste, hera e parë që një përcaktim i tillë bëhet për një pjesë të një qeverie tjetër.

Në raport thuhet se me gjithë këto suksese, kërcënime të rrezikshme terroriste vazhduan në gjithë botën. “Megjithëse ISIS-i humbi udhëheqësin e vet dhe territor, ky grup u përshtat dhe vazhdoi të luftojnë nga degët e veta kudo në botë dhe duke nxitur pasuesit e vet të ndërmarrin sulme”, thotë raporti. Një tjetër përpjekje masive në vitin 2019 ishte ajo për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe familjeve të tyre, për t’i parandaluar që të rikthehen në fushën e betejës. Që nga viti 2011, mbi 40,000 luftëtarë të huaj terroristë nga afro 100 vende kishin hyrë në Siri dhe Irak dhe rreth 2,000 prej tyre, ishin kapur dhe ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane.

Shtetet e Bashkuara vazhduan t’u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e tyre dhe t’i riatdhesojnë qytetarët e tyre. “Ne ndihmuam një sërë partnerësh ta bënin një gjë të tillë. Departamenti i Shtetit, dislokoi ekspertë teknikë në Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgistan, Maldive, Maqedoninë e Veriut dhe Trinidad dhe Tobago për të ndihmuar në zhvillimin e protokolleve dhe programeve për rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarve të huaj”, thuhet në raport.

GJETJET PËR SHQIPËRINË

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e forte për për përpjekjet e kundërterrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur ISIS-in”. “Kërcënimi nga terririzmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport.

Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm. Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018 nga agjentë iranianë kundër anëtarëve MEK, që jetojnë në Shqipëri.

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes asgjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjitt dhe rendit në të gjitha nivelet”, thuhet në raport. Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion , paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se në 2019, Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave). “Por zbatimi varet nga masa rregullatore të mëtejshme dhe veprime të qeverisë”, thuhet në raport. Në raport thuhet se qeveria vazhdon të jetë aktive në programet për të luftuar terrorizmin e dhunshëm.

GJETJET PËR KOSOVËN

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Luftuar ISIS-in. Në raport përmendet fakti që në prill 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova riatdhesoi katër të dyshuar si luftëtarë të huaj dhe 106 familjarë të luftëtarëve të huaj nga Siria, “duke u bërë një nga vendet e para që kthente një numër të madh civilësh nga zona e konfliktit.

“Megjithëse qeveria ka një Divizion Parandalimi dhe Ri-Integrimi në Ministrinë e Brendshme, burime dhe aftësi të kufizuara, vazhdojnë të pengojnë aftësinë e qeverisë për të siguruar shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thuhet në raport. Raporti vë në dukje se kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi ka mangësi, veçanërisht dënimet e shkurtra, lirim të hershëm nga burgu dhe munngesë mbikqyrjeje, pas lirimit.

Në raport përmendet dënimi në shtator i gjashtë të pandehurve “për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Francë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë planet për sulme vetëvrasëse në Kosovë, kundër forcave të KFOR-it, klubeve të natës, dhe kishave Ortodokse Serbe në periudhën mes Dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018. Po ashtu përmendet akuzat në nëntor ndaj një prej luftëtarëve të huaj të kthyer nga Siria që pranoi fajësinë dhe u dënua me katër vjet burg. Akuzat ndaj një të dyti u ngritën në dhjetor. Dhe Gjykata në Prishtinë pranoi deklaratat e fajësisë nga dy prej grave të kthyear nga Siria.

Raporti thotë se strategjia dhe plani i veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm synon frenimin e kërcënimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga të gjithë faktorët, përfshirë shoqërinë civile. “Zbatimi nuk ka qenë njëlloj në ministritë e ndryshme dhe sfidat vazhdojnë, për shkak mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të pamjaftueshme”, thuhet në raport.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i dash raporti i dash per terrorizmin terrorizmi ne shqiperi raporti i dash raporti i dash per terrorizmin terrorizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Qershor 2020, 13:54

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj