LIVE UPDATES
Politike

29 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA

TIRANË – Sërish debate në “Real Story” mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ky i fundit tha se e fal Gjekmarkajn për fjalorin e përdorur ndaj tij, por kandidati i PD, theksoi se nëse kryetari i Bindjes Demokratike nuk kërkon falje për shpifjen.

Debati:

Astrit Patozi: Dua të them dy fjali për incidentin. Ajo më kujton ushtarët japonezë, që luftonin në ishujt e Paqësorit megjithëse lufta kishte mbaruar dhe perandori kishte nënshkruar kapitullimin. Kjo është dhe rasti i Agronit, sepse për shkak të hebrenjve që këshillojnë zotin Basha, kanë thënë që të mos na sulmojnë në fushatë. Agroni duke mos e ditur na sulmoi. Unë e fal Agronin për fjalorin që përdori.

Agron Gjekmarkaj: Fal veten, kërko falje për shpifjen. Po sillesh në mënyrën më të turpshme. Sado që përpiqem të bëj PR ty…

Astrit Patozi: Boll.

Agron Gjekmarkaj: Boll përdore në familjen tënde.

Astrit Patozi: Nuk më nxjerr nga takti.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ke takt, sepse po të kishe duhet të kishe dhe logjikë.

Astrit Patozi: Copëtimi edhe i djathtës edhe fragmentizimi nuk bën dëm interesit publik, sepse ja ku është shembulli më i keq. Në anën e pushtetit, qeveria, gjithçka e komandon Edi Rama, nuk është se gjërat po shndërrisin, por po shkojnë keq e më keq. Të gjitha janë jashtë kontrollit. Puna është çfarë opozite po bën e djathta, për këtë flasim. Mua s’më intereson PD. Por çfarë po bëjmë ne. Ne po bëjmë atë që LSI dhe PD, demonstruan që se bëjnë dot, e që i mundi thellë Edi Rama. Ne jemi futur si një vlerë e shtuar e opozitës. Do të bëjmë të mundur që ata shqiptare që nuk durojnë polet e stërkonsumuara të politikës, të kenë një vizion tjetër. Unë e njoh PD më mirë se sa Agroni, për këtë kam dhe konsensusin e të gjithëve. Por opinioni publik duhet të dijë se përse është në këtë derexhe opozita. Partia Demokratike s’po e bën gjyqin, sepse është në aleancë me LSI. Unë jam kundër, nuk e gjykoj. Por s’mund të thotë që jam pranë LSI dhe jam i djathtë. Edhe ne që jemi demonstruar si të djathë gjithmonë, thotë që janë me Ramën. Ne kërkojmë vota për vete. Ne këto vota i kërkojmë sepse mendojmë që partia jonë është në dobi të shqiptarëve.

Agron Gjekmarkaj: Je çapraz. Po të kishe përgjegjësi.

Astrit Patozi: Nuk merr vota kështu. The s’kam mendim, më le të mbaroj…

Agron Gjekmarkaj: Ke qenë në drejtim të PD, në të kundërt rri në shtëpi.

Astrit Patozi: Po flas për konceptin që ne kemi. Koncepti që ne kemi është që Shqipëria duhet të dalë nga ky qerthuj e këtë nuk e nxjerrin ato personazhe që nuk kanë ndryshuar asgjë. Ata nënshkruan në 5 qershor që e duam Shqipërinë siç është. Ne themi që rotacioni është i duhur. Nuk është problemi i një personi, por i sistemit politik në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për reforma të reja politike, që kthejnë ndryshimin.

Agron Gjekmarkaj: Fol edhe kundra të majtës. Ke një orë e gjysmë e flet vetëm për të djathtën.

Marrë nga: BW

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj astrit patozi agron gjekmarkaj astrit patozi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj