LIVE UPDATES
Bota

Debate pa fund dhe 40 orë mbledhje, Konferenca Botërore për Klimën në Madrid përfundon pa rezultate

16 Dhjetor 2019, 12:43 Nga DOSJA
Debate pa fund dhe 40 orë mbledhje, Konferenca Botërore për

Në seancën e fundit plenare të dielën në mëngjes mbizotërues qe zhgënjimi – BE madje e përshkroi veten si “një nga palët më të zhgënjyera”: konferenca nuk mundi të binte dakord se si duhet të zbatohet në praktikë neni 6 i Marrëveshjes së Parisit. Ky nen ka të bëjë me bashkëpunimin midis palëve kontraktuese për të arritur së bashku qëllimet e mbrojtjes së klimës.

Sipas kësaj, do të ishte e përfytyrueshme që një vend i industrializuar të financojë projektet e mbrojtjes së klimës në një vend në zhvillim – dhe nga kursimet e CO2 nuk do të përfitonin vetëm klima globale, por edhe bilanci i vendit të industrializuar. Në varësi të modelit, këto “mekanizma të tregut” fshehin mundësira për të falsifikuar bilancin, masat e marra, në rrethana të caktuara mund të llogariten dy herë. Megjithatë, vendet e ndryshme nuk miratuan rregulla më të rrepta – neni 6 tani i është dërguar COP26 në Glasgow vitin e ardhshëm.

Dy zgjatje dhe debate pa fund

Konferenca e Madridit duhej të kishte përfunduar në fakt që të premten. Por zgjatja me dy ditë dhe negociatat 40-orëshe nuk sollën përparimin për të cilin shpresohej. Gjatë natës, Ministrja e Mjedisit të Kilit, Carolina Schmidt, e cila e kryesoi konferencën, vërtet që nxorri një deklaratë të përbashkët politike. Në disa pika, megjithatë, në vend të qëllimeve konkrete, u miratuan vetëm deklarata të paqarta qëllimi; tema të tilla si tregu ndërkombëtar për çertifikatat e CO2 sipas nenit 6, u shtynë krejtësisht. Të dielën, përfaqësuesi i Egjiptit, i cili vepronte si zëdhënës i shteteve afrikane, u ankua se “pjesëmarrësit nuk ishin në gjendje as të nënvizonin rëndësinë e financimit të mbrojtjes së klimës”.

Frenuesit Trump dhe Bolsonaro

Nga këndvështrimi i organizatës për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace, fajtorë për dështimin e rregullave më ambicioze janë para së gjithash SHBA dhe Brazili. Për Shtetet e Bashkuara kjo ishte gjithsesi konferenca e fundit për Marrëveshjen e Parisit, pasi Presidenti Donald Trump ka nisur daljen. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e konsideron pyllin e Amazonës, i cili ka rëndësi thelbësore për klimën globale, si burim të ekonomisë braziliane.

Drejtori ekzekutiv i Greenpeace Gjermani, Martin Kaiser, e quajti konferencën që përfundoi “një sulm në zemër të Marrëveshjes së Parisit. Ajo tradhton të gjithë ata njerëz që kanë kohë që vuajnë nga pasojat e krizës klimatike dhe që bëjnë thirrje për përparim të shpejtë”. Shefi i politikës për klimën të WWF, Michael Schäfer, tha: “Konferenca është një fillim tmerrësisht jo i mirë për vitin 2020, aq të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes së klimës së Parisit.”

Në konferencën e klimës në Paris në vitin 2015, të gjitha vendet pjesëmarrëse ranë dakord për një marrëveshje ndërkombëtare, që synon të marrë masa për të kufizuar ngrohjen globale në më pak se dy gradë Celsius, në mënyrë ideale 1.5 gradë, krahasuar me epokën paraindustriale. Midis shkencëtarëve të klimës konsiderohet konsensus se toka aktualisht po ecën drejt ngrohjes me tre deri në katër gradë, e cila do të kishte pasoja katastrofale në të gjitha pjesët e botës.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konferenca per klimen ne madrid spanje konferenca per klimen ne madrid spanje

Sondazh

Poll
Bota 15 Dhjetor 2019, 21:50

Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

GJERMANI- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris John...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj