LIVE UPDATES
Bota

Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit/ Rusia kërkoi largimin nga mbledhja të Ministres së Jashtme kosova

22 Tetor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit/

KOSOVË- Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka filluar të mërkurën, më 21 tetor, me gjysmë ore vonesë, sepse Rusia kërkonte largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simboleve të Kosovës.

Rusia e cila mban kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po “shkeleshin regullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe minsitri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq si dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Problemet me pandeminë

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin foli fillimisht për problemet me pandeminë Corona, si një nga sfidat që ka hasur Kosova shtatë muajt e fundit. Që kur ka filluar në mars, kriza e COVID -19 ka kaluar në faza të ndryshme. Pandemia ka pasur ulje ngritje, por edhe periudha stabile, ndërkohë që ka shpërthyer sërish tani. Infrastruktura e shëndetit publik në Kosovë nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet pandemisë me shpejtësinë e përhapjes. Por Kosova nuk është lënë vetëm, tha Tanin, dhe tregoi për ndihmat ndërkombëtare. Tanin foli më tej për takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe Bruksel, duke thënë se ato ”demostrojnë potencialin për arritjen e progresit kur burimet ndërkombëtare kombinohen me lidershipin në bazë”. Tanin foli edhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e procesit të paqes. Por më së shumti vëmendje në debatet në vijim iu kushtua gjendjes në Kosovë dhe qëndrimeve të kundërta mes palëve. Ndërsa debatet treguan se palët nuk kanë lëvizuar aspak nga qëndrimet e tyre të mëparshme.

Daçiqi sikur po lexon raportin e kaluar…

Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb Daçiq ishte shumë i ngjashëm me të kaluarët, u shpreh ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen. “Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.

Daçiq tha se “Serbia e merr seriozisht dialogun me Kosovën por ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë” dhe “shkel marrëveshjen e arritur në Uashington, duke vazhduar lobimin për njohjen”. Ai mori në mbrojtje serbët që jetojnë në Kosovë, duke cituar pjesë nga raporti i UNMIK-ut, ku thuhet se “është rritur numri i incidenteve kundër pjesëtarëve të komunitetit serb”. Daçiq tha se personat e zhvendosur nuk janë duke u kthyer në Kosovë dhe se Prishtina synon rishikim të historisë, duke thënë se kishat serbe në Kosovë nuk janë serbe. “Ka 20 vjet që Serbia ka bërë çfarë është e nevojshme për të dënuar ata anëtarë të UÇK që kanë bërë krime kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ministri Daçiq, i cili foli edhe për Dhomat e Specializuara, shqetësimin e palës serbe për aktivitetet e KFOR-it, i cili patrullon kufijtë bashkë me Policinë e Kosovës, si dhe planet e Kosovës për të futur shërbimin e detyruar ushtarak prej 3 muajsh. Në fund ai kontestoi edhe njohjet e Kosovës duke thënë se është “fake neës” pohimi se Kosovën e kanë njohur 116 vende. Sipas tij, Kososva do të merrte vetëm 92 vota pro, po të votohej sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Haradinaj: Kosova është shtet dhe kjo duhet të kuptohet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

Duke folur për krimet e forcave ushtarake jugosllave dhe spastrimit etnik ajo tha se “populli i Kosovës vazhdon të kërkojë drejtësi”. Ministrja Haradinaj-Stublla foli për fushatën serbe kundër njohjes së Kosovës dhe strukturat kriminele në veri të Kosovës. Ajo shprehu keqardhje që Serbia “refuzon të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të luftuar krimin” dhe që kjo gjë nuk është përmendur në raportin e UNMIK-ut. Ministrja tha se “Serbia po keqpërdorë kishën ortodokse“. Ajo tregoi për moszbatimin e marrëveshjes teknike 33+ të nënshkruar nga Serbia në Bruksel dhe shkeljen e marrëveshjes së Uashingtonit për personat e pagjetur, diversifikimin e energjisë, refuzimin e furnizuesve të pabesueshëm të G5 dhe ndalimin e fushatës për “çnjohje” të Kosovës. Ministrja Haradinaj tha se rruga e vetme përpara është rruga e pajtimit, por Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, të verë para drejtësisë krimet e së kaluarës dhe të kthejë trupat e të zhdukurve. Edhe ambasadori gjerman pranë OKB, Christoph Heusgen mendon kështu.

Heusgen: pala serbe sikur ka harruar krimet e veta

Heusgen tha se “jemi duke dëgjuar për krimet e bëra nga kosovarët”, por “kurrë nuk dëgjuam diçka për krimet, pastrimin etnik dhe zhvendosjen masive të bëra në vitet 1998, 1999 kundër kosovarëve”. Duke folur për fushatën serbe kundër njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po i venë stërkëmbçin vetes sepse ata duan të futen në BE. Ata duhet të mundohen që Kosova të njihet prej të tjerëve, dhe prej tyre në fund”, sepse njohja e Kosovës është kusht që Serbia të pranohet në BE.

Ambasadori Heusgen thotë se diskutimet e bëra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tregojnë se moszgjidhja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet burim tensioni jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për gjithë rajonin.

Deklarata e përbashkët

Në mbyllje të takimit vendet europiane dolën me një deklaratë të përbashkët. Belgjika, Estonia, Franca, Gjermania si dhe Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Irlanda, e quajnë dialogun Prishtinë Beograd, nën mbikqyrjen e BE, obsionin e vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata i bëjnë thirrje aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi të punojnë së bashku për të krijuar konsensusin politik. Ata shprehën mbështetjen për të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Lajçak nuk u lejua të fliste para Këshillit të Sigurimit, sepse kundërshtoi Rusia.

Edhe ambasadorja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet, mendon se diskutimet do të kishin qenë më të plota, po të ishte dëgjuar edhe përfaqësuesin special i BE. Ajo e quajti 4 shtatorin, “ditë vërtet historike në Shtëpinë e Bardhë” ku presidenti Trump mirëpriti kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Marrëveshjet do të krijojnë kushtet për bashkëpunim më të gjerë, rritjen e besimit dhe vazhdimin e dialogut, tha ajo.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet synim si për SHBA ashtu edhe për BE”. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e SHBA, plotëson bisedimet e organizuara nga BE. Ambasadorja Norman Chalet, tregoi edhe një herë për qëndrimin amerikan ndaj UNMIK-ut: misioni e ka përfunduar detyrën dhe duhet mbyllur.

Edhe sekretari politik i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB, Thomas Phipps, mbështet rishikimin e rolit të UNMIK-ut.

Vassily Nebenzia, ambasadori rus pranë OKB, e filloi fjalimin e tij duke mbështetur ministrin serb Daçiq, që e quan gjendjen në Kosovë, “turbulente”. Ai vlerëson UNMIK-un si të vetmin organizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe “duhet mbështetur në vazhdimin e punës efektive”. Ai i bëri thirrje BE që të kërkojë nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë dhe atë për komunat serbe që të kenë fuqi ekzekutive. Ai foli për të drejtat e komuniteteve joshqiptare, të cilat nuk janë përmirësuar, dhe foli për shumë nga çështjet që tha ministri serb Daçiq.

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni cherith norman chalet christoph heusgen ivica daçiq meliza haradinaj stublla miroslav lajčák zahir tanin cherith norman chalet christoph heusgen ivica daçiq meliza haradinaj stublla miroslav lajčák zahir tanin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj