LIVE UPDATES
Aktualitet

DEBATET/ Braho kundër ekspertëve që do të “vëzhgojnë” komisionin e Metës: Nga rruga vijnë këta? Ekspertiza e keqe t

11 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
DEBATET/ Braho kundër ekspertëve që do të

TIRANE– Komisioni për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta u përball sot me debate, ku vetë anëtarët kërkuan një ekspertizë të mirëfilltë të shkeljeve që ka bërë kreu i shtetit. Deputeti Spartak Braho kërkoi ekspertizën e njerëzve me tituj dhe të vlerësuar pasi në të kundërt tha ai “ekspertiza e keqe të varros”. 


DEBATET NË KOMISION: 

Alket Hyseni: Më 14 maj mbledhja e radhës. Deri në fund të kësaj jave, do të kenë ardhur të gjitha informacionet e kërkuara nga institucionet dhe do të jemi në gjendje t’i përmbahemi kalendarit. Kemi parashikuar seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës më 18 prill dhe presim përgjigjen e tij. Data mund të jetë fleksible, nëse biem dakord me zyrën e Presidentit. Fleksibiliteti do të jetë i kufizuar, vetëm brenda javës që vjen, pasi afati i këtij komisioni është i shkurtër. Do t’i japim kohë shkrimit të raportit të komisionit, duke gjykuar që të jemi gati më datë 24, për të dhënë gjykimin final. Marrim parasysh se edhe Kuvendit do t’i duhet një afat i caktuar, brenda 20 ditëve, për të marrë në shqyrtim raportin, dhe për të vijuar më tej me procedurat e shkarkimit të presidentit.

Data 14.5.2021 miratimi i planit të përfundimit dhe çështje të tjera. 17.5 administrimi i gjithë informacionit dhe shkresave, raporteve të ndryshme lidhur me objektin e hetimit. Institucionet kanë afat deri në fund të javës të sjellin informacionet. Seancë dëgjimore më 18 me Presidentin e Republikës. Më 20 nxjerrja e raportit përfundimtar. Pra, do të marrim informacionet zyrtare, do të kemi dhe dëgjesën me Presidentin e Republikës, dhe besoj do të kemi mundësi për nxjerrjen e raportit. Do t’i japim 4 ditë kohë shkrimit të raportit.

Vasilika Hysi: Propozoj të kem edhe ekspertë. Mendoj të diskutojmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy.

Alket Hyseni: Janë dy ekspertë.

Spartak Braho: Na thoni kush janë këto ekspertë, çfarë janë, kanë tituj? Nga rruga janë?

Klotilda Bushka: Nuk e çmoj të arsyeshme të kemi më shumë se një ekspertë, por le të japin sugjerime të gjithë anëtarët.

Vasilika Hysi: Do doja të thoja dy fjalë për ekspertin, Erind Mërkuri. Është pedagog në Universitetin e Tiranës, mban dragën shkencore Doktor, ka një aktivitet të gjerë në fushën e të drejtës kushtetuese, është njohës shumë i mirë i praktikës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Gjykatës së Strasburgut, por edhe i praktikës së Komisionit të Venecias. Është angazhuar nga Kuvendi hera herës në çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë. Ka një veprimtari shumë të gjerë kërkimore në këtë fushë.

Alket Hyseni: Edhe unë e njoh ekspertin, i njoh punën, besoj që është i denjë për të qenë ekspert i këtij komisioni. Sekretaria të shpërndajë tani CV e ekspertit.

Myslym Murrizi: Ka konflikt interesi ky? Vjen, s’vjen? Ta dimë para se ta votojmë.

Alket Hyseni: Nëse do të ketë rrethana të papajtueshmërisë, do të paraqiten. Nuk mund të paragjykojmë persona paraprakisht. Në dijeninë tonë nuk ka, megjithatë do të jetë këtu e deklaruar. Ne jemi të detyruar të respektojmë disa rregulla strikte për këtë rast. Kodi përcakton se eksperti deklaron se ka shkaqe papajtueshmërie, deklaron se pranon detyrën ose jo, dhe pastaj caktohet. Por e rëndësishme është që të jetë i denjë.

Elena Gjina: Jam dakord që të jenë dy ekspertë. Mendimet e dy ekspertëve do të ishin më të kompletuara dhe nuk do të linin vend për komente, se vendimi i njërit mund të ishte i njëanshëm.

Spartak Braho: Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thërrisnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi. Nuk e kam marrë mendimin e tij, por unë do ta propozoja. Duke e njohur nga afër, vlerësimin dhe cilësitë e tij, them se ka një lloj paanshmërie. Them të mos e vendosim sot punën e ekspertëve, të shohim e të lexojmë emrat, të lexojmë biografinë e tyre dhe e votojmë ditën e premte. Na duhet një listë me disa emra.

Alket Hyseni: Më duket interesantë propozimi. I tërheq vëmendjen sekretarisë, sepse iu kam thënë të na sjellin një listë me ekspertë të kësaj fushe. Herën tjetër, para mbledhjes sekretaria të bëjë një listë me emra anëtarëve të komisionit. Të gjithë jeni dakord, kështu që shtyhet caktimi i ekspertëve për seancën tjetër.

Spartak Braho: Unë do të gjykoja, bazuar në materialin që kemi, të tëra akuzat ndaj presidentin, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në materiale filmike, prononcimet e tij dhe të medias së shkruar, do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen, nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Po t’i kemi të transkriptuara është edhe më serioze për komisionin. Ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nëse këtë logjikë e pranoni, unë mund të ofroj edhe ekspertin apo grup ekspertësh për këtë punë.

Lajmi kryesor: Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, Hyseni: Më datë 18 zhvillojmë seancë dëgjimore me Presidentin, më 24 maj mbyllet puna

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alket hyseni klotilda bushka shkarkimi i metes 2 spartak braho vasilika hysi alket hyseni klotilda bushka shkarkimi i metes 2 spartak braho vasilika hysi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje