LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për emrin ‘nënë’/ Aleanca LGBT e Shqipërisë tregon lidhjen e dy grave: Ligji nuk mbron familjen e Anisës dhe El

10 Qershor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Debati për emrin ‘nënë’/ Aleanca LGBT e

TIRANË– Aleanca LGBT në Shqipëri ka ndarë një reagim publik pas debateve të shumta që nisën në rrjet pas kërkesës së komunitetit për të hequr fjalën ‘nënë’. Pas postimit të Kristi Pinerit, i cili tha një ditë më parë se dy shoqet e tij jetojnë në vend dhe po përpiqen që të rrisin fëmijët e tyre, aleanca ka bërë të ditur emrat e tyre.

Sipas Aleancës Anisa dhe Elida janë dy gra të reja të cilat kanë 10 vjet që jetojnë bashkë dhe po përpiqen që të rrisin dy fëmijë.

Reagim publik i Aleances LGBT dhe Pro LGBT:

Anisa dhe Elida janë dy gra të reja të cilat kanë 10 vjet që jetojnë bashkë. Ndajnë me njëra-tjetrën ato që ndan çdo çift në botë: përkushtim, intimitet, pasion. Ndajnë gjithashtu shpenzimet e jetesës, ëndrrat e përbashkëta, vështirësitë e jetesës në Shqipëri, pasiguritë, shpresat, dëshirat dhe aspiratën për t’ju gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e në ditë të këqija. Në janar të vitit 2021, pas një planifikimi të gjatë që përfshinte diskutimin e shumë çështjeve, ngritjen e shumë pikpyetjeve, frikërave, pasigurive por edhe shpresave, Elida lindi dy vajza, produkt i inseminimit artificial.

Fëmijët, dy ëngjëj që e kanë transformuar jetën e nënave në një mënyrë që kush ka lindur e di shumë mirë, po rriten aktualisht nga të dy nënat e tyre. Përkushtimi është i përbashkët por edhe ndarja e përgjegjësive është e barabartë. Të dyja i ushqejnë fëmijët, i ndërrojnë, i lajnë, u këndojnë ninulla, luajnë me to, i mbajnë në gjoksh derisa i zë gjumi, janë të dyja aty kur fëmijët zgjohen duke qarë, janë po të dyja aty kur fëmijët flenë.

Në Shqipëri prindërit tanë na kanë mësuar që kur kemi qenë të vegjël se prindërimi nuk është një event biologjik, por një proçes i gjatë me sakrifica, përkushtim, dedikim, i karakterizuar nga dashuria pa kushte e prindit për fëmijën. Eshtë shpesh një proces i vështirë, që përmban vetmohim, privime, lodhje, shpesh stres e depresion. Por asnjë nga këto ulje ngritje dhe vështirësitë në këtë process, nuk ia transformon atij tiparin kryesor: tek rritja e fëmijëve prindërit shikojnë jo thjesht veten e tyre të ripërtërirë, por sidomos shpresën për të ardhmen.

Ne kemi mësuar, secili në familjet tona, se familja është pikërisht kjo: të paturit një histori të përbashkët, që ne e dokumentojmë me fotografi, me aktivitete që bëhen traditë, si festimi i ditëlindjeve, festimi bashkë i ditëve të tjera me rëndësi, por edhe të paturit të aftësisë për të planifikuar bashkë të ardhmen.

Pra familja është bërthama që na lejon të kemi një histori, e të ndërtojmë një të ardhme.
Si e tillë çdo familje është e shtrenjtë, çdo familje është një sistem më vete që ndërvepron me sisteme të tjera në formën e rrathëve ciklikë, edhe me institucione siç janë shkolla, shteti, ambienti i punës, komuniteti ku jetojmë, familja e zgjeruar, etj. Është pikërisht për këtë arsye që jeta familjare është një e drejtë e njeriut që sanksionohet nga çdo
dokument ligjor, në çdo hapësirë fizike e sociale të këtij globi. Për të lehtësuar këtë ndërveprim shoqëria shqiptare bazohet në ligj. Ne e shkruajmë ligjin që ligji të na lehtësojë marrëdhëniet që do duhet të ndërtojmë me veten, me shtetin, me shoqërinë.
Mirëpo që ligji të funksionojë, pra që të ketë një efekt të njëjtë për këdo pa asnjë dallim e diskriminim, duhet që mbi të gjitha të jetë i aftë të na shikojë të gjithëve
njësoj. Siç është sot, ligji shqiptar nuk ka mjete për të parë e as për të mbrojtur familjet LGBT si familja e Anisës dhe Elidës me dy fëmijët e tyre. Këto janë disa pyetje që Elida dhe Anisa i bëjnë Shqipërisë sot: A kanë të drejtë ato ta mbrojnë familjen e tyre, njësoj si çdo njeri tjetër? A kanë të drejtë ato të shpresojnë që fëmijët që po rrisin të kenë të gjitha shanset që meriton çdo fëmijë shqiptar për tu zhvilluar e për të qënë të lumtur? A kanë të drejtë ato të presin nga shteti që ti trajtojë fëmijët e tyre me të njëjtin dinjitet me të cilin duhet trajtuar çdo fëmijë?

Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet heqja e emrit nene kristi pinderi heqja e emrit nene kristi pinderi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj