All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Debati për afganët/ Lubonja: Populli iu bashkua talibanëve pasi u lodh nga elita e korruptuar… Baze: PO-ja e Bashës tr

16 Gusht 2021, 11:36 Nga DOSJA
Debati për afganët/ Lubonja: Populli iu bashkua talibanëve pasi u
All - Paragraf - 1

TIRANE- Strehimi i afganëve në Shqipëri pritet të kthehet në një realitet brenda pak ditësh ndërsa opinioni publik zien për faktin se a duheshin sjellë afganët në Shqipëri apo jo. Dosja.al ka përzgjedhur tri analiza të publikuara në median e shkruar dhe atë online nga Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Mero Baze. Të tre flasin për këtë ccështje nga pikëpamja e tyre. Lubonja, në analizën e tij që është botuar fillimisht në “Gazeta Panorama“, e sheh fitoren e talibanëve në Afganistan si dështim të SHBA-ve. Teksa i shmanget dikutimit për faktin se a duhej kundërshtuar vendimi për sjelljen e tyre në Shqipëri, Lubonja shtrin një paralele të investimit amerikan edhe në Shqipëri. “Leksioni edhe këtë radhë për amerikanët është ai se demokracia nuk eksportohet”,-shkruan ai ndërsa rendit arsyet pse sipas tij, afganët u rreshtuan krah talibanëve. 

Ndërsa gazetari Mero Baze, në shkrimin e tij në “Gazeta Tema”, me titull “Frika e talibanëve shqiptarë”, i krahason ata me një pjesë të opozitës shqiptare. Baze ka vënë në dukje mbështetjen e vendimit të qeverisë nga Lulzim Basha, gjest që sipas tij, shqetëson jo pak dyshen Ilir Meta-Sali Berisha. “Frika reale është se Rama dhe Basha duke mbajtur qëndrime të tilla të forta pro tyre, do ta ndjehen më të fortë kur të nisë përplasja politike në shtator. Nuk jam i sigurtë nëse Bashës do t’i mbajnë këmbët në PD deri në shtator, apo Berisha do të fillojë t’i marrë degët e PD një nga një siç po marrin talibanët lehtësisht çdo qytet në Afganistan“,-shkruan Baze.

Por për Andi Bushatin, problemi nuk qëndron tek humbja amerikane në Afganistan e as tek hyrja e afganëve në Shqipëri, por tek mënyra sesi qeveria dhe vetë kryeministri vendosën që ti sillnin këtu. “E pra, a jemi ne shqiptarët mbrojtës më të mëdhej të vlerave të shoqërive demokratike se Austria, Danimarka, Gjermaia apo Hollanda? A kemi ne më shumë detyrime ndaj NATO-s se ato?”,-shtron pyetjen Bushati. 

SHKRIMI I PLOTË I ANDI BUSHATIT: 

Lehtësimi i hallit të amerikanëve për të shpëtuar jetët e bashkëpunëtorëve të tyre në Afganistan, tani kur talebanët kanë marrë Kabulin, ka gjetur një konsensus të gjërë në spektrin politik shqiptar. Pasi agjensia e lajmeve Reuters dha e para lajmin, pasi kryeministri Rama, i detyruar nga precipitimi marramendës i ngjarjeve, që kapi në befasi edhe vetë Uashingtonin, u detyrua ta pranojë atë, opozita zyrtare nxitoi të flasë me gojën e Lulzim Bashës për tu renditur përkrah SHBA-së.Madje edhe i vizatuari si anti amerikani i madh, Sali Berisha, e konsideroi pranimin e bashkëpunëtorëve afganë të Amerikës si një detyrim moral dhe ligjor.

Deri këtu, në princip, gjithçka është në rregull. Jo vetëm Shqipëria, po secili vend që mbron parimet e demokracisë, lirisë së fjalës, së besimit dhe veprimit politik, ç’do kush që është i mbrujtur me vlerat e solidaritetit dhe humanizmit duhet të vepronte kësisoj. Thënë këtë-, pra duke qenë pro hapjes së dyerve për ata njerëz të cilëve u kërcënohet jeta-, ka disa pyetje që ngrihen, disa enigma që mbeten, disa fakte që fshihen, të cilat e bëjnë të gjthë këtë ndërmarrje ti ngjajë më shumë një servilizmi të pështirë personal të klasës sonë politike ndaj hiperfuqisë botërore, sesa përqafimit me bindje të një pakete parimesh të larta.  

Natyrisht, Shqipëria është një vend periferik dhe tejet i papërfillshëm për të hapur debate gjeopolitike të tilla se, si u shkri dhe u shpërbë me aq lehtësi një ushtri e stërmadhe e stërvitur dhe e financuar nga SHBA? A dështoi njëherë e përgjithmonë ideja e fillim viteve 2000 për eksportimin e demokracisë? Si ka mundësi që Uashingtoni mbështeti për vite me radhë një regjim të korruptuar që u shemb si kështjellë rëre para talibanëve, më të pakët në numër dhe më të pa armatosur? A përputhet kjo strategji e tërheqjes blitz me slloganin e Bidenit “America is back” në skenën globale, që mëtonte të krijonte një thyerje me politikën e jashtme të Trump?

Kontradiktat e vendimit amerikan janë të pafundme, por gjithsesi, këtu në mikrokozmosin tonë të vogël është më e dobishme dhe më e shëndetshme të fokusohemi te dilemat që na shkojnë për shtat. Pse një lajm kaq i rëndësishëm i’u mbajt i fshehtë publikut shqiptar dhe u zbulua nga një media ndërkombëtare? A pati një diskutim dhe konsensus paraprak për këtë? Me kë u konsultua kryeministri Rama kur-, ashtu sikurse pranon vetë-, u vetëofrua në samitin e NATO-s ta luajë këtë rol?

Dhe më tej: Po vërtet, ne duhet ti pranojmë ata banorë të Kabulit dhe qyteteve të tjera të mëdha, që përkthyen për perendimorët, që shpesh u shpëtuan jetën atyre, që ndihmuan forcat ushtarake në betejën me obskurantizmin, po a kemi të drejtë ne të dimë se sa do të rrinë këtu, përpara se të largohen për në SHBA? Se sa do të jenë në numër? Se ku do të qëndrojnë? 

Sepse kështu si po ngjizet ky proces, i cili propogandohet se bëhet në emër të popullit, të kodit tonë të besës, të traditës së mikpritjes, të vazhdimit të ndihmës që u dhamë hebrejve, duket sikur e shpërfill krejtësisht respektin ndaj sovranit. Më shumë ai i ngjan pakteve okulte, që SHBA shpesh ka bërë në histori me regjime autoritare dhe diktatoriale, ku vendimet i merr një njeri i vetëm. Edi Rama nuk e humbi rastin për ta përforcuar këtë bindje me mënyrën arrogante se si e shpalli lajmin para shqiptarëve.

Edhe një argument që u potenciua shumë nga kryeministri e që si papagall e përsërit edhe opozita është detyrimi që ne kemi si vende anëtare të NATO-s. Kjo është një gënjeshtër.

Në fillim të këtij muaji letra e nënshkuar nga gjashtë ministra të brendshëm dhe sekretarësh shteti (Austria, Danimarka, Greqia, Gjermania Holanda dhe Belgjika), që janë pjesë e Aleancës Atlantike dhe BE, shkaktoi një skandal. Në teksin e saj sekret, drejtuar Brukselit, këto vende kërkonin kthimin urgjent të aryre refugjatëve afganë që kishin kërkuar strehim në vendet europiane.  Kjo qasje që bie ndesh me parimet dhe vlerat bazike njerëzore, e që i çon drejt e në gijotinë ata që janë munduar ti shpëtojnë talebanëve në vendin e tyre, kërkohej me një qëllim të vetëm: Për të mos hapur precedentin e refugjatëve të tjerë drejt Europës, tani kur perendimorët po largoheshin përfundimisht nga Afganistani.

E pra, a jemi ne shqiptarët mbrojtës më të mëdhej të vlerave të shoqërive demokratike se Austria, Danimarka, Gjermaia apo Hollanda? A kemi ne më shumë detyrime ndaj NATO-s se ato?

Natyrisht që jo. Ajo që duhet thënë troç është se vende si tonat përzgjidhen për tjetër arsye: për mungesë të demokracisë së brendëshme dhe për një shpërfillje përçmuese ndaj opinionit të tyre publik. Pra edhe nëse Rama është vetëofruar edhe nëse i’a kanë kërkuar, ky është thelbi i planit për ti sjellë të larguarit nga Afganistani në Shqipëri. E këtu dalim tek një problem tjetër. Tek rasti Erdogan, që përpos se vëlla, Edi Rama e ka si model politik.

Tashmë të gjithë analistët dhe kritikët e pranojnë se marëveshja që thuri Merkel me Erdoganin në 2016, për të bllokuar në Turqi dhjetra mijra refugjatët e konfliktit në Siri, që po dyndeshin në portat e Europës, jo vetëm e ka ndihmuar me miliarda regjimin e autokratit turk, por dhe ka zbutur qëndrimin e BE ndaj shtypjes që ai i bën opozitarëve, gazetarëve, universitarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Kjo fabul e njohur, kur një autokrat që ka nënshtruar popullin e tij e përdor atë si monedhë këmbimi për të ruajtur legjitimitetin ndërkombëtar është e njohur. Ajo rrezikon të përsëritet edhe tek ne. Prandaj cilido që realisht është pro ardhjes këtu të të larguarve nga Afganistani, në emër të vlerave demokratike dhe njerëzoëre, duhet të militojë njëkohësisht që ata të mos shndërrohen padashur në roje të një regjimi të njëjtë me atë që është instaluar në brigjet e Bosforit. Ne duhet të jemi po hapjes së dyerve për ta, por kundër mënyrës se si kjo po ndodh. 

SHKRIMI I PLOTË I MERO BAZES: 

Alarmi më i madh tani në Tiranë nuk është ardhja e disa emigrantëve politikë afganë të rrezikuar nga talibanët. Elita politike e Tiranës, edhe për hipokrizi është dakord me këtë gjest. Alarmi i vetëm, sidomos tek pjesa Berisha-Meta, vjen nga fakti se Edi Rama është mbështetur publikisht në këtë gjest nga Lulzim Basha.

Alarmi nuk ka të bëjë me afganët, por me faktin se mos gatishmëria publike e Edi Ramës (në fakt ai ia ka propozuar vetë NATO-s këtë aksion) dhe mbështetja e këtij gjesti nga Lulzim Basha, ka shtuar frikën se Basha po shkon drejt afrimit me kërkesat dhe qëndrimet amerikane në Tiranë, çka është një problem serioz politik jo për këto ditë gushti, por për fillimin e shtatorit, kur Sali Berisha do të marshojë triumfalisht si një lider taliban kundër vullnetit amerikan drejt Parlamentit.

Ky në fakt është momenti që tremb Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjithë kundërshtarët e këtij vendimi amerikan. Dobësimi i SHBA dhe humbja e saj në Afganistan është një lajm i mirë për ta. Është aq i mirë, sa nuk e kanë problem të thonë që dhe viktimat e kësaj humbjeje, jemi gati t’i mbajmë, por jo të mbajmë dhe anën e humbësve.

Fakti që Lulzim Basha në dy tema të nxehta pas të cilave qëndron SHBA, siç është “Ballkani i Hapur” dhe ardhja e disa qindra qytetareve afganë, ish- bashkëpunëtorë të SHBA në Afganistan, është pro SHBA, e ka rritur alarmin tek ata. Frika reale është se Rama dhe Basha duke mbajtur qëndrime të tilla të forta pro tyre, do ta ndjehen më të fortë kur të nisë përplasja politike në shtator.

Nuk jam i sigurtë nëse Bashës do t’i mbajnë këmbët në PD deri në shtator, apo Berisha do të fillojë t’i marrë degët e PD një nga një siç po marrin talibanët lehtësisht çdo qytet në Afganistan. Por e sigurtë është që mbështetja e tij në një gjatësi vale me Ramën, është një alarm për dyshen Berisha-Meta. Shtypi i tyre nuk e fsheh dot këtë shqetësim. As Sali Berisha vetë.

Duke i folur Ramës, të dëgjojë Basha, ai sulmoi sot fjalimin e Ramës për këtë çështje, sidomos kritikat e tij, ndaj atyre që kundërshtojnë ardhjen e afganëve. Duke bërë sikur dhe vetë ishte dakord në parim, ai pastaj sulmonte duke e konsideruar atë puthador të Vuçiqit dhe tradhtar të vendit, sa i përket nismave rajonale, po ashtu amerikane. Pra bënte sikur ishte dakord me pasojat e humbjes amerikane në Afganistan, por jo me atë çfarë amerikanët duan të bëjnë në Rajon. Sidomos me faktin që ata kanë partnerë në këtë histori Edi Ramën…dhe larg qoftë dhe Lulzim Bashën.

SHKRIMI I PLOTË I FATOS LUBONJËS: 

Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihet si një ngjarje e largët, siç ka qenë deri dje, pasi në vend sot po flitet veç për vendimet e qeverive për strehimin në Shqipëri dhe Kosovë të afganëve të rrezikuar nga talibanët. Fatkeqësisht në lajme po mbizotëron aprovimi i njëzëshëm i politikanëve tanë që i mbiquajnë këta vendime një “detyrë” si “vend i NATO-s” si “partner i SHBA-së”, si “besa shqiptare” si “vend emigruesish”, çka po e dështon pa lindur debatin që gjykoj se duhej nisur, jo vetëm në emër të përfaqësimit të një pjese jo të vogël shqiptarësh që reagojnë në rrjetet sociale me shqetësime dhe paqartësi gjithfarëshe, por edhe duke pasur parasysh se shqiptarët kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë aq shumë shpresa se amerikanët dhe perëndimorët do të ndërtojnë në Shqipëri shtetin e së drejtës, që do t’i çlirojë nga elitat e korruptuara që i qeverisin.

E kam fjalën mbi debatin se pse dhe si dështuan amerikanët në Aganistan?

Pa marrë përsipër të analizoj të gjithë faktorët e dështimit, duke u nisur edhe nga çfarë shoh në Shqipëri (dhe jo vetëm), gjykoj se një prej faktorëve kryesorë duhet ta gjejmë në një lajm që tregonte se talibanët, pasi pushtuan qytetin Mazar-i Sharif, publikuan video të vilës së liderit ushtarak afgan, Rashid Dostum, aleati kryesor i amerikanëve, njëherësh edhe themeluesi i partisë Junbish-e, e cila rezultonte “e larë në ar”.

Është vështirë të besosh se populli afgan, që ka luftuar trimërisht edhe kundër pushtimit sovjetik, qenka kaq armik i demokracisë, i lirisë dhe i disa vlerave perëndimore sa të zgjedhë telibanët e dhunshëm dhe fanatikë në vend të tyre.

Për mua nuk ka pikë dyshimi se një nga faktorët që i ka bërë afganët e thjeshtë e të shumtë të mbështesin talibanët në luftë me botën e qytetëruar nuk lidhet me dashurinë e tyre për burkën, që përmendet aq shumë këto ditë, apo për islamin fundamentalist, por me korrupsionin e elitave që kanë mbështetur amerikanët. Është kjo një histori e njohur që ka gatuar më herët edhe ngjarje të tilla si Revolucioni Islamik iranian, pranverat arabe etj., për të mos dalë në vende të tjera të botës me fe të tjera. Do të shpresoja qe administrata Biden është nisur nga përvoja e këtij dështimi për ta cilësuar korrupsionin si rrezik strategjik për SHBA-në, por këtë do ta tregojë e ardhmja. Deri më sot kemi parë mbështetjen e të korruptuarve deri në dështimin final.

Problemi, pra, është se në këto vende pa kulturë demokratike, ku interesat janë mbuluar me petkun e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, amerikanët kanë mbyllur sytë ndaj bëmave të politikanëve që kanë mbështetur. Sikurse shkruante “The Ëashington Post”, këto ditë gazetarët amerikanë prej kohësh kanë konstatuar se ajo që po bënin në Afganistan ishte e dështuar, por si administrata e Bushit, ashtu edhe ajo e Obamës, kanë preferuar të mbyllin sytë për të mos pranuar dështimin politik – derisa erdhi ky dështim kaq i turpshëm, kaq spektakolar dhe kaq i rrezikshëm për popullin afgan.

Leksioni edhe këtë radhë për amerikanët është ai se demokracia nuk eksportohet. Por ka edhe një leksion tjetër, duke pasur parasysh se këtë të parin nuk duhet ta absolutizojmë: nëse vendos të ndërhysh në emër të demokracisë, duhet të ndjekësh me vëmendje dhe hap pas hapi realitetin në atë vend, të bësh çmos të mbështetësh me dashuri dhe përgjegjësi procesin demokratik, duke respektuar e përfshirë të gjitha palët dhe jo duke ngulmuar të mbështetësh një palë edhe kur e sheh duke abuzuar e duke ndërtuar vila prej ari, sepse këtë e manipulon më lehtë edhe ngase është e korruptuar e ka nevojë për mbështetjen tënde për të sunduar. Sepse popujt nuk janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë këtë, herët ose vonë. Dhe kështu vjen një ditë kur, duke pas mbetur pa mjete demokratike edhe për fajin tënd që ke fuqizuar abuzuesit autoritarë, mbështesin talibanët kundër teje dhe elitave të tua. Ose edhe më keq, kur nuk kanë talibanë, ikin nga sytë këmbët.

Po leksioni për shqiptarët cili do të ishte? I njëjti do të thosha unë: përkushtimi ndaj demokracisë, që do të thotë e kundërta e reagimit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, në këtë rast (e jo vetëm). Pse? Sepse në prononcimin e tij ai mbështeti plotësisht vendimin e Edi Ramës pa trajtuar fare disa pyetje që ngrenë shqiptarët e thjeshtë të cilat kanë të bëjnë sa me akuzat që opozita shqiptare ka ngritur ndaj Ramës autoritar e të korruptuar, aq edhe me disa shqetësime të tyre mbi lajmin në fjalë. Dhe që të dyja këto janë të lidhura ngushtë me demokracinë që edhe Basha e shpërfilli në emër të sundimit të shqiptarëve nëpërmjet amerikanëve, pa menduar asnjë çast se edhe këta mund të dështojnë. Po përmend vetëm disa që janë edhe shqetësime të miat:

– Po mirë, a nuk kishte nevojë për një lloj transparence ky vendim i Ramës, sepse çështja është kush vendos për këtë, “demosi” apo princi? Mirë se meqenëse më herët në histori kemi shpëtuar Europën, hebrenjtë, s’ka se si të mos e bëjmë edhe këtë sakrificë sublime për afganët, po a nuk e meritonim sqarimin e disa pyetjeve dhe shqetësimeve të tilla, si: sa afganë mund të vijnë? Kush do të investojë për ta? A ka vende të tjera që do të ndajnë këtë barrë dhe sa do të jetë pesha e barrës sonë, duke pasur parasysh se jemi një vend i vogël, me mundësi shumë të kufizuara ekonomike? A ka vende që refuzojnë dhe me çfarë argumentesh etj., etj.

Ajo që reflektoi reagimi i shpejtë i Lulzim Bashës ishte se edhe ai do të sillej njëlloj si Rama në karriken e Kryeministrit (ashtu siç ka bërë edhe Sali Berisha para tij) e se mezi paskësh pritur t’u thoshte “Po” amerikanëve, se sa për shqiptarët nuk e ka problem, pasi tek e fundit edhe për punën e vilave janë amerikanët që vendosin nëse i ke bërë me nder apo pa nder. Deri sa një ditë të vijnë talibanët.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati evakuimi i afganëve ne shqiperi fatos lubonja mero baze andi bushati evakuimi i afganëve ne shqiperi fatos lubonja mero baze

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje