LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëbora artificiale shpëton resortet e skive në Ballkan, si e prodhojnë në mungesë të reshjeve

5 Shkurt 2020, 13:04 Nga DOSJA
Dëbora artificiale shpëton resortet e skive në Ballkan, si e

Ndërsa rajoni i Ballkanit përjeton një nga dimrat më të butë në dekada, temperaturat e pazakonta të ngrohta dhe mungesa e dëborës për shkak të këtyre temperaturave kanë kërcënuar përfitimet që vijnë nga sezoni turistik dimëror. Dëbora artificiale ka mbajtur gjallë resortet e skive dhe biznese të tjera turistike dimërore në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit, ku pronarët e këtyre bizneseve presin të përfitojnë nga moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës që priten të bien deri në fund të kësaj jave. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, sezoni i dimëror u hap ashtu siç ishte planifikuar në mes të dhjetorit, dhe dy qendrat kryesore të skive në Bjelasnica dhe Jahorina u mbështetën në dëborën artificiale për të lumturuar skiatorët dhe për të ruajtur fluksin e turistëve. Bjelasnica dhe Jahorina, në të cilat u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984, nuk kanë raportuar shifra zyrtare të vizitorëve nga ky sezon, por raportet e hershme informale sugjerojnë se sezoni 2019-2020 do të jetë një sezon i suksesshëm për industrinë në Bosnje, pavarësisht motit më të ngrohtë.

Një tjetër atraksion i madh dimëror, e famshme për skiatorë vendas dhe të huaj, qendra në malin Vlasic në Bosnjën qendrore, u desh që në fillim të sezonit të mbështetej gjithashtu te dëbora artificiale për shkak të temperaturave të larta, por ka arritur t’i mbajë funksionale pistat e saj të skive për pjesën më të madhe të sezonit deri tani. Shumica e resorteve në Serbinë fqinje kanë qenë gjithashtu funksionale deri më tani. Ato më të rëndësishmet, si Kopaonik, Stara Planina dhe Zlatibori, kanë përfituar nga reshjet natyrore të dëborës, ndërsa e mbajnë dëborën artificiale si një opsion rezervë. Vetëm disa resorte, jo dhe aq të njohura, siç është ai në Pirot, nuk kanë qenë në gjendje pune. “Kushtet e pafavorshme të motit, temperaturat e larta dhe mungesa e dëborës ndikuan në vendimin për t’u mbyllur”, raportoi Juzne vesti të jetë shprehur “Pirot Sports Centfd” në janar. Në Rumani, dëbora artificiale ka shpëtuar sezonin për shumë pronarë resortesh skish. Në rajonin verior të Maramures, prodhimi i borës artificiale ofroi kushte të mira për ski, pavarësisht mungesës së reshjeve të mëdha të dëborës deri më tani këtë dimër.

Në rajone të tjera të Rumanisë, situata ka qenë më e keqe. Në Brasov, në qendër të vendit, temperaturat deri në 17 gradë Celsius në dhjetor e bënë të pamundur prodhimin e dëborës artificiale, tha Andreea Vatea nga shkolla e skive “Edenski”. “Temperatura duhet të shkojë deri në minus 4 gradë Celsius që të kemi mundësi të kemi dëborë artificiale”, tha Vatea për BIRN. “Sezoni filloi vetëm më 31 dhjetor, kur normalisht ai fillon që më 6 dhjetor”, shtoi ajo.

Kjo do të thotë se të gjithë ata që punojnë në industrinë e skive humbën një muaj të ardhura këtë dimër, shpjegoi Vatea. “Shpresojmë të jemi në gjendje ta zgjasim sezonin, por kjo varet nga temperaturat që do të kemi dhe askush nuk e di se si do të jenë ato”, tha ajo. Gjërat janë keq edhe për pronarët e bujtinave që nuk kanë dëborë artificiale në zonat e tyre. “Sezoni është shumë i keq, sepse nuk kemi mjaftueshëm dëborë natyrale”, tha pronari i një bujtine nga rajoni i Banatit në Rumaninë perëndimore për gazetarët vendas. Numri i turistëve në qendrat e skive në Mal të Zi është ulur këtë vit për shkak të mungesës së dëborës.

Në qendrat e skive në Zabljak dhe Bjelasica nuk ka prodhues dëbore artificiale, por Ministria e Zhvillimit dhe Turizmit ka njoftuar se ata do të jenë gati në vitin 2021 pas kërkesave nga organizatat turistike dhe pronarët e hoteleve në Mal të Zi.“Problemi është se turistët po shkojnë në qendra të tjera skish në rajon për shkak të mungesës së dëborës”, tha për gazetën Vijesti Ljubisa Rakocevic, pronar i një hoteli pranë qendrës së skive në Bjelasica.

“Duhet të kemi dëborë artificiale sa më shpejt që është e mundur”, tha Rakoceviç.

Dimri pa dëborë në disa zona të Ballkanit ka pasur impakt edhe në dy resorte të famshme skish edhe në Maqedoninë e Veriut, në atë në Mavrovë dhe atë në Popova Shapka. Gjatë janarit, niveli i dëborës në këto resorte varionte nga zero deri në maksimumi 30 cm dëborë, që do të thotë se prodhuesit e dëborës artificiale u desh të përdoreshin me kohë të plotë për të garantuar sasinë minimale të nevojshme të dëborës për praktikimin e sporteve dimërore.

“Sezoni s’ka mbaruar ende, por mund të themi që tani se ky vit ka qenë i dobët”, tha Dhoma e Turizmit e Maqedonisë së Veriut. Mungesa relative e borës po shton thjesht vështirësitë me të cilat përballen këto resorte në Maqedoninë e Veriut teksa konkurrojnë me qendrat e skive shumë më të zhvilluara në Ballkan që ofrojnë më shumë mundësi argëtimi për vizitorët e tyre. Vitet e fundit, kjo ka sjellë uljen e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë resortet dimërore në Bullgari, ku në sezonin aktual nuk është raportuar mungesë dëbore.

Marrë nga Reporter.al 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debore artificiale debore artificiale

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK