Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Defender 21” në Kosovë, Osmani: Jam e lumtur që ushtria jonë po kthehet në moderne dhe partnere e aleatëve ta
28 Maj 2021, 13:21Nga DOSJA
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gatishmëria e ushtarëve të Kosovës për të thelluar partneritetin me aleatët perëndimor i ka sjell një lumturi të madhe. Gjatë fjalës së saj, në stërvitjen e përbashkët SHBA-Kosovë, “Defender 21” , ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës si dhe tha se i vetmi synim i qytetarëve të Kosovës është që të lirinë dhe vlerat e tyre. Ajo gjithashtu është shprehur se është e lumtur që ushtria e Kosovës po kthehet në një ushtri moderne dhe partnere e besueshme e aleatëve të saj.
“E themi kumbueshëm sot se përtej lumturisë që ne a sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimor është e paluhatshme… 22 vjet më parë gra e burra, të udhëhequr nga ideali i lirisë u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së, dëshmuan këmbënguljen për ta fituar lirinë, patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fortë në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin të krijuar ndër vite me urti e durim. Qytetarët e Kosovës e kanë ditur se duke mbrojtur shtëpitë tona, duke luftuar për lirinë tonë ne i kemi mbrojtur vlerat universale të lirisë. Si vend e si komb, kemi pasur qëllim të vetëm mbrojtjen e atdheut tonë, e të lirisë sonë… ushtria jonë është rritur dhe krijuar mbi këtë vizion për ushtri moderne. Jam e lumtur të shoh se si FSK po shndërrohet në ushtri moderne e partner i besueshëm i aleatëve tanë”, tha Osmani.
Krerët e institucioneve u janë bashkuar sot pjestarëve të “Defender 21”, ku dhe kanw mbajtur fjalime. Stervitja e Defender 21, kanë filluar në 17 maj dhe pritet që vazhdojnë për 10 ditë.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjw person nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 18 të ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e mbajtur para trupave amerikanë dhe ushtarëve të Kosovës ka deklaruar se do të rrisë buxhetin për ...
RUSI-Rusia i ka ndaluar hyrjen dy linjave ajrore evropiane, pasi ato kanë planifikuar të shkojnë drejt Moskës për të shmangur fluturimet në Bjellorusi.NY Times ...
HAGË- Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees gjatë seancës ka thënë pozicioni i Zyrës së Prokurorit sa vjen dhe po bëhet më i pavërtet. Ai është shprehur...
GREQI- Një incident ka ndodhur në Greqi në Megavouni pasditen e djeshme ku një grup ushtarak po sterviteshin dhe pa qëllim devijuan një raketë.Protothema raport...
GJERMANI- Gjermania ka pranuar zyrtarisht se ushtria e saj ka kryer ‘gjenocid’ kundër popujve Afrikanë që jetonin në atë vend që tani quhet Namibia. Rt shkruan ...
SHBA-Ditën e sotme presidenti i SHBA ishte për një vizitë në Cleveland ku mbajti një fjalim për për rimëkëmbjen ekonomike.Pasi ka mbaruar ai ka ndaluar për një ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë vizituar Aeroportin e Gjakovës, në të cilin po kryhen stërvitje për “De...
FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë paraditen e sotme pas orës 10 pasi një burrë goditi me thikë një police rreth 40-vjeçe në ambjentet ...
JAPONI- Një incident ka ndodhur në detin japonez ku një anije është përplasur me një cisternë që po eksportonte kimikate. Voanews shkruan se anija me emrin “Bya...