Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Defender Europe 2021/ Pas blinderave amerikanë, në Shqipëri vjen Gjenerali i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën
3 Maj 2021, 16:11Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Christopher Cavoli, në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”. Takimi i Peleshi me Cavolin ka ardhur pas zbarkimit në portin e Durrësit qindra mjete të ushtrisë amerikane, për stërvitjen më të madhe të përbashkët. Gjatë takimit me Cavoli, Peleshi e njohu atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e stërvitjeje më të madhe të përbashkët. Ministri u shpreh se kjo stërvitje do të shërbejë si një gur themeli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Gjithashtu, Peleshi konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.
Peleshi e falënderoi Cavolin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e nivelit të tyre të gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, për të qënë në lartësinë e sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes të kohës në të cilën jetojmë.
Nga ana e tij, Cavoli falenderoi vlerësoi masat e marra nga vendi ynë, si vend pritës, për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të stërvitjes Defender Europe ‘21. Ai nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat rrisin nivelin e ndërveprueshmërisë ndërmjet aleatëve. Stërvitja Defender 21 është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që, ata do të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku. Më tej, Cavoli siguroi Peleshin se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të planizojë dhe zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.
Çfarë është stërvitja “Defender21″?
Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË –Tradita e Karnavaleve në fshatin Nartë të Vlorës ka vazhduar edhe këtë vit për tre ditë rresht, duke mos u shqetësuar për situatën pandemike t...
SHQIPËRI– 2 mijë e 399 viktima, 17 mijë e 85 të infektuar aktivë dhe 111 mijë e 792 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend, që nga fillimi i...
KUKËS- Liqeni i Kukësit është tashmë një këmbanë alarmi për institucionet. Në fotot ë mëposhtme, Dosja.al ju sjell panoramën e krijuar tek Liqeni i Kukësit...
FUSHË KRUJË– Nëse deri më sot keni parë djem që bëjnë drift, videoja e mëposhtme do t’ju surprizojë. Pamjet janë publikuar nga “JOQ”, dhe janë filmuar...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga disa e nesërme do të fillojnë riparimet në disa segmente të autostradës Tiranë-Durrës. Në një postim ...
DURRËS- Ushtarë dhe mjete lufte nga Amerika kanë zbarkuar ditën e sotme në Durres për tu përgatitur për stërvitjen më të madhe të përbashkët Shqipëri-SHBA....
TIRANË– “100% jam shqiptar, 100% jam italian.” Në 1997 atëherë kur shqiptarët ëndërronin Italinë, mjeku mikrobiolog dhe virolog Natale Capodicasa vj...
TIRANË– Paprekshmëri për “kolosët” e PPP-ve në Tiranë/ Edhe tenderi 14 milionë Euro për “rilindjen” e Teatrit të Operas e Baletit, është dëshmi se ta...
TIRANË– Për të disatën herë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të jetë e mbyllur. Sipas njoftimit më të fundit, deri në datën 14 maj dogana e ...