LIVE UPDATES
Politike

Reforma në Drejtësi/ Dervishaj: 10 ligjet janë shkelje dhe ndryshimet cënojnë Kushtetutën

7 Maj 2021, 12:38 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi/ Dervishaj: 10 ligjet janë shkelje dhe

TIRANË-Bledar Dervishaj, këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, mbrojti qëndrimin nga ligjeve të Reformës në Drejtësi, duke argumentuar shkeljet e Qeverisë dhe Parlamentit.

Ai tha se askush nuk u informua për ndryshimet ligjore dhe 10 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi janë shkelje. Ndryshimet ligjore cënojnë Reformën në Drejtësi dhe dhunim i Shtetit dhe Kushtetutës.

Këto veprime tregojnë se në çfarë gjendje është Qeveria dhe Kuvendi. Ligjet nuk i ka hartuar Kuvendi por Qeveria.


Në fund ai tha se  Kuvendi humbi mundësinë të tregonte jo vetëm integritet moral, por edhe juridik, përballë funksionit që nuk e ka ushtruar prej kohësh siç duhet, atë të ligjbërjes cilësore, transparente, të pa kapur, në funksion të vetëm të interesit publik.

Deklaratë e Këshilltarit për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, z.Bledar Dervishaj

Të nderuar qytetarë! Të nderuar përfaqësues të organizmave të shoqërisë civile dhe të huaj në Shqipëri. Sot, fatkeqësisht dëshmuam se si Seanca Plenare e Kuvendit në ikje, rrëzoi 10 Dekrete të Presidentit të Republikës, që kishin kthyer për rishqyrtim në Kuvend 10 ligje që prekin themelin e Reformës në Drejtësi. Ndërsa prisnim që të paktën të dëgjonim në diskutimet e deputetëve, përpjekje për të argumentuar ligjërisht rrëzimin e Dekreteve, fatkeqësisht, dëgjuam vetëm retorikë politike, fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë dhe Sistemin e Drejtësisë, dhe gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës. 10 Ligje, që prekin zemrën e Reformës në Drejtësi, Kuvendi arrin t`i shqyrtojë për herë të dytë, brenda 1 dite!!! Këtë ritëm dhe aftësi juridike e profesionale do ta kishte zili çdo vend europian për deputetët e tij! Kuvendi në një ditë në datën 23 mars 2021, miratoi 10-ligje të hartuar nga Qeveria që ndryshojnë thelbësisht reformën në drejtësi. Këto ligje ndryshuese janë kthyer për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës, një e nga një në muajin prill. Ndërkohë që ligjet e reformës në drejtësi, të cilat u ndryshuan sot brenda 1 dite nga ky Kuvend ilegjitim, janë hartuar, konsultuar, dhe miratuar pas një analize 2-vjeçare të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe pas një procesi të gjerë të konsultimit publik në vitet 2015 -2017. Reforma në Drejtësi iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, dhe iu hoq Qeverisë. Roli i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2016-2017 në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë ishte rol certifikues/miratues i produktit të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj dhe vendas, pa patur të drejtën të prekte thelbin. Në të gjitha hapat, reforma në drejtësi u çertifikua para se të shkonte për miratim në Kuvend, nga Komisioni i Venecias. Ndaj pyetjet që shtrohen janë këto:

– Pse Qeveria rrëmbeu Reformën në Drejtësi?
– Pse nuk u konsultuan këto ndryshime me Komisionin e Venecias për të siguruar një Opinion?
– Pse u hodh poshtë puna e eksprtëve të pavarur të Nivelit të Lartë, ashtu siç u ndërtua dhe miratua kjo Reformë?

Kushdo kupton që ky është një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, si dhe të mbulojë gjithë paligjshmërinë në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer atë në Drejtësi të Qeverisë, dhe jo Drejtësi për qytetarët. Gjatë kësaj periudhe që përkonte me fushatën zgjedhore, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është marrë publikisht me mënyrën antikushtetuese se si Qeveria dhe Kuvendi ndryshuan reformën në drejtësi, por përmes Dekreteve të arsyetuara këto ligje antikushtetuese i janë kthyer Kuvendit për rishqyrtim me kërkesën që Kuvendi të merrte kohën e nevojshme për reflektim. Kjo edhe për të mos shmangur vëmendjen nga procesi zgjedhor. Por meqë Kuvendi, në mënyrë të përsëritur përcjell informacion të pavërtetë, jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik. Ftoj gjithësecilin, të aksesoni faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, dhe të njiheni me arsyet e vërteta, pse u kthyen këto 10-ligje nga Presidenti i Republikës. Nëse do lexoni arsyet kushtetuese dhe ligjore, të cilat deputetët tanë kanë për detyrë t`i lexojnë, por që më shumë preferojnë të lexojnë ëhatsup-et dhe sms-të urdhëruese nga lart e të veprojnë sipas tyre, do kuptoni se si pak e nga pak, çdo tullë e ngrehinës së Reformës për Drejtësinë që duam, jo po dëmtohet, por mënyrë të shëmtuar dhe të fshehtë, po shkulet. Këto 10 ligje të hartuara nga qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi në datën 23 mars 2021: – Janë shqyrtuar përmes një procedure të përshpejtuar (brenda 5-ditëve) në datat 18-23 mars 2021! Kjo bie në kundërshtim flagrant me kërkesat e nenit 81, 83 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Mos të përpiqet më kot ndonjë prej deputetëve, të sqaroj se kur nis shqyrtimi në Komision, e kur duhet të përfundojë, se dimë të gjithë të numërojmë ditët kalendarike. – Kjo shpejtësi shqyrtimi, ka bërë që ndryshimet ligjore të jenë realizuar në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën, por dhe procedurën e përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë (nenet 26-28). – Këtë shkelje Kuvendi e ka përsëritur 10 herë për të gjitha ligjet ndryshuese. – Ndryshimet ligjore janë miratuar në mungesë të një procesi konsultimi gjithëpërfshirës me shoqërinë civile, apo me të gjitha organet përgjegjëse të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këtë e dëshmojnë fare qartë dhe Raportet përkatëse të Komisionit për Çështjet Ligjore, që një herë citojnë se aktet janë bërë në grup pune të përbashkët me institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, një herë thonë që u janë çuar atyre për mendim!! Nëse janë hartuar bashkë me organet e drejtësisë, atëherë përse do u çoheshin për mendim kur kanë qënë pjesë e grupit të punës?! Dhe pse disa komente nga një pjesë e këtyre institucioneve janë dhënë pikërisht gjatë shqyrtimit në komision?! – Ndryshimet janë realizuar nga qeveria në mungesë të plotë të transparencës me publikun. Askush nuk u informua se çfarë po ndryshohej dhe përse po ndryshohej! As shoqëria civile, as aktorët realë që japin drejtësi përditë. – Procedura e ndjekur për këto ndryshime ligjore është kundërshtuar njëzëri nga 71 organizata të shoqërinë civile, (Komiteti Shqiptar i Helsinki, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Instituti i Studimeve Politike, etj.) dhe aktorë të sistemit të drejtësisë, të cilët evidentojnë shkeljet kushtetuese dhe mungesën e konsultimit të këtyre nismave. – Ndryshimet ligjore të bëra nga ky Kuvend sot në vitin 2021, cenojnë rëndë klimën e besimit tek reforma në drejtësi e miratuar me unanimitet të plotë me 140 vota në vitin 2016, si dhe tek implementimi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë. – Propozimet e të 10 projektligjeve janë hartuar nga qeveria sipas vullnetit të saj, ndërkohë që sipas procedurës parlamentare kamuflohet sikur këto të jenë propozime të deputetëve të Kuvendit, duke dhunuar kështu parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve përcaktuar në nenin 7 të Kushtetutës, me veprime që arrijnë deri në falsifikimin e procesit legjislativ. – Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare rezulton se ndryshimet në ligjet e reformës nuk i ka hartuar Kuvendi, por Qeveria, ndërkohë që vetëm për të shmangur procesin e konsultimit publik dhe transparencën, këto projektligje në të njëjtën datë janë propozuara sikur të jenë nisma e disa deputetëve. Si mundet të citohet në relacione se ligjet janë hartuar nga një grup pune nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas të nënshkruhen si propozime deputetësh?!?! – Ky është rasti flagrant që tregon ku ka arritur arroganca e këtyre deputetëve që nuk pyesin as të mbulojnë apo fshehin pazaret që bëjnë, të paktën nga ana proceduriale, të paktën sa “për sy e faqe”! – Mjafton vetëm fakti që të 10 ligjet, janë propozuar, shqyrtuar dhe miratuar përmes një procedure tërësisht antikushtetues dhe pa konsultim të gjerë publik, gjë që bën të detyrueshme sipas nenit 85 pika 1 të Kushtetutës, kthimin e tyre për rishqyrtim dhe plotësim të mangësive të konstatuara. – Disa prej këtyre ligjeve, prekin thelbësisht pëërbërjen e trupave gjyqësore kolegjiale. Tanimë do të kemi trupa gjyqësore me përbërje të cunguar. Ndryshimi i trupave gjykuese në shkallët e gjyqësorit, përmes reduktimit të numrit të gjyqtarëve në përbërje të tyre, rrezikon të cenojë pikërisht interesin publik për një drejtësi profesionale, efektive, të paanshme, të pakundërshtueshme për nga cilësia e vendimmarrjes. – Nga ana tjetër, ndryshimet ligjore, të miratuara në fund të këtij sesioni parlamentar, janë përpjekje për të mbuluar mangësitë, shkeljet, dhe mosveprimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, kryesisht të KLGJ-së, KED, por jo vetëm, përgjatë fazës së implementimit të reformës, të cilat me veprime apo mosveprimet e tyre, apo shkeljet që kanë kryer kanë tejkaluar, çdo afat të arsyeshëm për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese duke e tejzgjatur këtë proces duke mos iu përgjigjur në kohë nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Lartë dhe një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale. – Nga vështrimi kronologjik i të gjitha fakteve rezulton se Këshilli i Lartë Gjyqësor, një organ ky i mbledhur për herë të parë në 20 dhjetor 2018, ka paraqitur vonesa të pajustifikuara në shpalljen, verifikimin, vlerësimin e kandidatëve për plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. – Ndaj ishte e papranueshme që përmes këtyre ndryshimeve ligjore, të krijohet një terren absurd, duke legjitimuar ritmin e ngadaltë dhe të papranueshëm i KLGJ-së, në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, i cili sipas këtyre dispozitave të miratuara është parashikuar të zgjasë deri në 31 dhjetor 2023. – Ndryshimet ligjore nga ana tjetër përpiqen që të mbulojnë përgjegjësinë e Kryeministrit, dhe përfaqësuesve të mazhorancës në Kuvend apo qeveri, që me deklarimet, apo me veprimet e tyre aktive, në adresë apo në bashkëpunim me ish-anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sollën bllokimin e veprimtarisë së këtij organi (KED) për vitet 2017-2018, duke bërë që vendet bosh të krijuara në Gjykatën Kushtetuese të mos plotësoheshin në kohë. Këto veprime nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese për gati 3 vjet (33 muaj) e për pasojë nxjerrjen jashtë kontrollit kushtetues veprimtarinë dhe vendimmarjen e Kuvendit dhe të qeverisë për 3 vite radhazi. – Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të kalonte në pranimin a priori të projektligjeve të qeverisë, duhej të merrte informacion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbi këtë pyetje: – Kur do të përfundojnë procedurat e ngritjes në detyrë për 8 vendet vakante në Gjykatën e Lartë të shpallura prej këtij organi (KLGJ), që prej muajit shtator 2019, shkurt 2020, dhe një në korrik 2020? Faktet tregojnë se, nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të kishte treguar efektivitet, vendosshmëri, përgjegjshmëri në punën e tij, edhe procedurat për plotësimin e këtyre 8 vendeve vakante në Gjykatën e Lartë të shpallura prej më shumë se 1-viti, do të kishin përfunduar, dhe Gjykata e Lartë sot do të kishte në përbërje të saj 15 anëtarë. Në këtë mënyrë edhe ndryshimi i bërë përmes nenit 4 të ligjit nr. 45/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, do të ishte i panevojshëm. Kuvendi i Shqipërisë, nuk ka patur dhe nuk ka vullnet për të evidentuar problematikën reale, por përmes këtyre ndryshimeve ligjore, kërkon të mbulojë shkeljet që janë konsumuar në këtë proces deri më tani, duke pranuar kështu bashkëfajësinë me KLGJ-në. Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe për këto arsye, nuk ka dekretuar me shpallje nr. 45/2021 që ndryshon ligjin për organizimin dhe funskionimin e Gjykatës Kushtetuese. – Ndërkohë që edhe më e rëndë paraqitet situata në ligjin nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. – Përmes këtyre ndryshimeve, veç të tjerave synohet që në sistemin e drejtësisë KLGJ dhe KLP të emërojnë si magjistratë, Ish-Gjyqtar apo ish-Prokuror, pa kaluar më parë procesin e rivlerësimit kalimtar (pra procesin vetting), në kundërshtim me urdhërimet e nenit 179/b të Kushtetutës. Kushtetuta kërkon që nëse ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët duan të rikthehen në sistem ata duhet të kalojnë me suskses procesin e rivlerësimit kalimtar përmes organeve të vettingut. – Ndërkohë që ky Kuvend, e anashkalon këtë detyrim kushtetues, duke krijuar një deriçkë që verifikimin ta kryejë KLGJ dhe KLP. Atëherë lind pyetja: Kë duhet të zbatojmë? Kushtetutën e miratuar në korrik 2016 me 140 vota, apo ligjin që ka miratuan ky Kuvend që po i përfundon mandati ???? !!!!!! – Presidenti i Republikës, dikur në pozitën e Kryetarit të Kuvendit që bëri të mundur votimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota, e do më shumë se askush procesin gjithëpërfshirës, të rregullt procedurial në miratimin e çdo ndryshimi që prek sadopak ligjet e miratuara në konsultim të plotë. Sot, Kuvendi në ikje, humbi mundësinë të tregonte jo vetëm integritet moral, por edhe juridik, përballë funksionit që nuk e ka ushtruar prej kohësh siç duhet, atë të ligjbërjes cilësore, transparente, të pa kapur, në funksion të vetëm të interesit publik.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike argumenti i shkeljes se qeverise bledar dervishaj argumenti i shkeljes se qeverise bledar dervishaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj