LIVE UPDATES
Politike

Dekreti i Metës, shkon në 27 numri i bashkive që e njohin, KQZ: Reflektoni

15 Qershor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Dekreti i Metës, shkon në 27 numri i bashkive që e njohin, KQZ:

Vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, njihet nga gjysma e bashkive në të gjithë vendin. Mengjesin e sotem, ne liste eshte shtuar edhe Bashkia e Klosit.

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos njohë dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet vendore, bashkitë e drejtuara me përfaqësues të zgjedhur nga radhët e opozitës kanë kërkuar anulimin e procedurave të nisura për zhvillimin e zgjedhjeve.

Përmes shkresave të firmosura nga vetë kryetarët e bashkive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është kërkuar të bëjë lirimin e ambienteve, nën administrimin e këtyre bashkive të planifikuara për t’u shfrytëzuar si KZAZ, si dhe ndërprerjen e afishimit të listave të zgjedhjeve në qendrat e votimit.

Shkresat janë firmosur nga 16 drejtuesit e bashkive, që në zgjedhjet e vitit 2015 u zgjodhën nën logon e Partisë Demokratike. Vendimit të kolegëve të tyre iu bashkuan edhe 9 kryebashkiakët e LSI-së në të gjithë vendin dhe kryebashkiakët e PDIU-së në Peqin dhe Rrogozhinë.

Tashmë beteja institucionale e nisur në Tiranë duket se do të transferohet në rrethe, ku zyrtarët lokalë mund të shkojnë drejt përplasjes pas urdhrave të lëshuara për lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e zgjedhjeve. Nëse maxhoranca nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i zgjedhjeve në 30 qershor të paktën në 26 bashki të vendit, procesi zgjedhor rrezikon të ketë probleme të forta.

LETRA

Kryebashkiakët e 26 qyteteve në të gjithë vendin, pasi janë lëshuar urdhrat për anulimin e procedurave të nisura për përgatitjen e zgjedhjeve, iu drejtuan me një letër të përbashkët Kryeministrit Rama. Në letrën e tyre, kryebashkiakët i kërkonin kreut të qeverisë të mos thellohej në paligjshmëri dhe të respektonte dekretin e Presidentit Meta të publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri! Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, për sa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë. Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri! Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne! Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në”, thuhej në letrën e kryebashkiakëve.

KËRCËNIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëroi të gjithë kryebashkiakët që kërkuan lirimin e ambienteve, në të cilat do të mbahen zgjedhjet e 30 qershorit të mos kryejnë asnjë veprim antiligjor pasi do të paditen penalisht. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, theksoi se kërkesat e kryebashkiakëve janë në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. KQZ i Zgjedhjeve i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cenuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre. KQZ, në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cenojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019”, tha Hoxhaj. Pas kësaj deklarate, kreu i KQZ-së, Klement Zguri, sqaroi se deklarata e zëdhënëses së KQZ-së ishte vetëm opinioni i katër anëtarëve të PS-së.

BASHKITE E DREJTUARA NGA OPOZITA

PD

BASHKIA KAMZË

Xhelal Mziu

BASHKIA VAU I DEJËS

Zef Hila

BASHKIA SELENICE

Përparim Shametaj

BASHKIA SHKODËR

Voltana Ademi

BASHKIA DROPULL

Ahilea Deçka

BASHKIA POGRADEC

Eduart Kapri

BASHKIA VORË

Fiqiri Ismaili

BASHKIA MAT

Nezir Rizvani

BASHKIA KLOS

Basir Çupa

BASHKIA DEVOLL

Bledjon Nallbati

BASHKIA LEZHË

Fran Frrokaj

BASHKIA PËRMET

Niko Shupuli

Bashkia Tropojë

Besnik Dushaj

BASHKIA MALLAKASTËR

Agron Kapllanaj

BASHKIA KUKËS

Bashkim Shehu

Bashkia KLOS

LSI

BASHKIA SKRAPAR

Nesim Spahiu

BASHKIA KUÇOVË

Selfo Kapllani

BASHKIA BULQIZË

Melaim Damzi

BASHKIA PËRRENJAS

Miranda Rira

BASHKIA GJIROKASTËR

Zamira Rami

BASHKIA CËRRIK

Altin Toska

BASHKIA DELVINË

Rigels Balili

BASHKIA BERAT

Petrit Sinaj

PDIU

BASHKIA PEQIN

Saimir Hasalla

BASHKIA RROGOZHINE

Beqir Nuredini

Me një kërkesë, KQZ-së i është drejtuar edhe kryetari i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, i cili kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në Burrel.

Me kërkesë, KQZ-së i janë drejtuar kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, ai i Lezhës, Fran Frrokaj si ajo e Gjirokastrës, Zamira Rami.

Marrë nga Panorama.com

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia klos kerkesa per lirimin e kzaz-ve kqz presidenti ilir meta bashkia klos kerkesa per lirimin e kzaz-ve kqz presidenti ilir meta


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj