LIVE UPDATES
Aktualitet

Del ME VIDEO/ Momenti kur efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon për vdekje mbi Klodian Rashën, lëvizjet e fundit të 25-vjeça

14 Dhjetor 2020, 21:40 Nga DOSJA
Del ME VIDEO/ Momenti kur efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon

TIRANË– Dalin për herë të parë pamjet e vrasjes nga efektivi i policisë të 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor në kryeqytet. Emisioni “Uniko” ka publikuar regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonën e Laprakës, vetëm pak metra larg banesës së tij.

Siç duket edhe nga pamjet, i riu vrapon disa metra para efektivit, Nevaldo Hadëraj, ndërsa ndiqet hap pas hapi prej tij. Pas shkrepjes së armës, rreth orës 01:14:50, është një person me makinë që del nga mjeti i tij, sapo dëgjon të shtënat me armë zjarri, duke u bërë një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, bashkë më efektivin tjetër.

Para 25-vjeçarit, Rasha, në zonë kishin kaluar edhe dy vajza por nuk kishin ngjallur dyshime tek efektivët. 

DINAMIKA E NGJARES:

Ora shënon 01:10:29 e mëngjesit kur Klodian Rasha qëndron i mbështetur tek pema në anë të rrugës kryesore “Dritan Hoxha”, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Pak sekonda më vonë, aty shfaqen dy vajza të cilat kalojnë në trotuar pranë 25-vjeçarit Rasha, por që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Në orën 01:11:27 mbërrin nga Lapraka një makinë private dhe pas saj direkt patrulla e policisë. Në orën 01:11:32 Klodian Rasha fillon të lëvizë pasi konstatoi praninë e policisë.

Në orën 01:11:39, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj del nga makina së bashku me kolegun e tij, ndërsa Klodian Rasha fillon të shpejtojë hapat dhe të largohet në anën tjetër të rrugës. Menjëherë, efektivi i policisë vihet në ndjekje të tij në këmbë. Ora shënon 01:11:47.

Ora 01:12:28, në anën tjetër të rrugës duket në kamera punonjësi i policisë. Nevaldo Hajdaraj vijon ndjekjen me vrap të Klodian Rashës. Në ndihmë i shkon edhe kolegu i tij i policisë.

Në orën 01:13:13 shfaqen Klodian Rasha dhe një prej punonjësve të policisë duke vrapuar.

Ora shënon 01:14:27, është momenti kur polici qëllon me pistoletë. Ai ndodhet në rrugicën pranë banesës së Klodian Rashës.

Në orën 01:14:35 shfaqet polici Nevaldo Hajdaraj që hyn në rrugicë.

Ora 01:14:50, shoferi i makinës private që kishte ndaluar para makinës së policisë, del nga mjeti për të parë çfarë kishte ndodhur pak sekonda pasi dëgjoi të shtënat me armë zjarri.

Në orën 01:15:01, në hyrje të rrugicës shfaqet kolegu i Nevaldo Hajdaraj, efektivi me inicialet E.GJ.

Efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta. Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hadëraj vrasja e klodian rashes klodian rasha nevaldo hadëraj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 19:03

TIRANË– Ditën e sotme në protestë përveç të rinjëve dhe familjarëve kanë marrë pjesë dhe fëmijët. Siç shihet në foton e mëposhtme i vogli i c...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit