LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëmet nga tërmeti, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore bën bilancin: 1183 janë shembur

3 Dhjetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive

TIRANË-  Zyra Qendrore e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka dalë sot me një deklaratë ku ka treguar bilancin e dëmeve pas përditësimeve të fundit nga informacionet në terren.

Sipas kësaj zyre, të dhënat e mëposhtme janë regjistruar deri në orën 13:30 të ditës së sotme, ndërsa nga përditësimi i të dhënave vihen re harta e dëmtimeve është zgjeruar në Dibër e Kukës.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri në orën 12:00 është si më poshtë: shtëpi të shembura 1183; shtëpi të dëmtuara rëndë 5497; shtëpi të dëmtuara lehtë 3520; pallate të dëmtuara rëndë 558, pallate të dëmtuara lehtë 335, shkolla të dëmtuara 28“, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës së institucioneve publike dhe Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore që drejtohet nga ministri fuqiplotë në perimetrin e zonave të prekura, z. Bledi Çuçi, për adresimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Sikurse e njoftuam edhe dje, tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë: 0694114100, 0694114101, 0694114040

Gjithashtu, për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes: www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë – 32; Durrës – 59; Lezhë – 9; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:  1183 (Tirane 1311 , Durres 3821, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:  3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:  558 (Tirane 35,  461, Lezhë 56,  Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Durrës 461, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në tëgjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Durrës – 9 objekte

Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës

Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”

Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal

Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

Në kompleksin “Miramare”

Në hotel “Vila Verde”

Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;

Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës

Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti. Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

VULLNETARËT

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju njoftoj për takimin e rradhës me përditësimin e informacionit nesër në orën 18:30. Faleminderit!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i demeve demet nga termetet tragjedia e 26 nentorit 2019 bilanci i demeve demet nga termetet tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 11:50

TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së pun...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj