LIVE UPDATES
Politike

Dënimi i Shqipërisë në arbitrazh, Idrizi: 110 mln eurot t’i paguajë Rama, sillet si despot i një regjimi rrumpallë

3 Prill 2021, 08:14 Nga DOSJA
Dënimi i Shqipërisë në arbitrazh, Idrizi: 110 mln eurot

TIRANE- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas vendimit të arbitrazhit për të dënuar Shqipërinë me 110 mln euro, për shkak të vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur televizionin kritik me qeverinë e tij, Agon Channel.

Dëmshpërblimi do t’i paguhet biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe çdo qytetar i këtij vendi do të nxjerrë nga xhepi i tij 4560 lekë të reja. Idrizi e konsideron vendimin e Ramës si hakmarrje personale ndaj sipërmarrësit italian, por me kosto për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Idrizi thekson se paratë duhet të paguhen nga vetë Rama dhe kushdo që ka marrë vendime arbitrare dhe jo nga qytetarët.

Gjithashtu, kreu i PDIU i bën thirrje Prokurorisë, veçanërisht SPAK-ut, që të hetojnë çdo vendim me firmë dhe vulë të kryeministrit, që përkthehet në dëm dhe kosto për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve. Për Idrizin, Rama sillet si despot i një regjimi rrumpallë, që hakmerret ndaj kujtdo që është kritik me të.

DEKLARATA E PLOTE:

Arroganca dhe arbitrariteti i Edvin Ramës për të ndëshkuar, jo si funksionar publik, por si despot i një regjimi rrumpallë, çdo qyetar, media, biznes që nuk i bindet dëshirave të tij, i ka kushtuar Shqipërisë plot 110 milionë euro, para këto që duhet t’i paguajnë shqiptarët. Në fakt përgjegjësit dhe funksionarët publikë, si në rastin e Ramës, që i ka mundësitë duhet t’i paguajnë vetë kostot e çdo vendimi arbitrat që marrin në abuzim me detyrën.

Këto 110 milionë euro nuk kanë pse t’i paguajnë nga xhepi i tyre taksapaguesit shqiptarë, por t’i paguajë Edi Rama, si shpagim për luftën e tij personale ndaj biznesmenit italian, Becchetti, të cilit i mbylli televizionin Agon Channel, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

E përllogaritur thjeshtë, për orekset personale të Ramës, çdo qytetar i këtij vendi do të paguajë për të shlyer Becchettin, 4560 lekë të reja. Çdo vendim i qeverisë që mban firmën e Edi Ramës, është i destinuar të përkthehet në dëm kolosal për qytetarët dhe taksapaguesit.

Ky penalizim dhe milionat që do i paguhen biznesmenit italian nga buxheti i shtetit, janë
dëshmia më e qartë e abuzimit në sistem që ka ngritur qeveria “Rama”, me kosto të rënda për financat e shtetit. PDIU i bën thirrje Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK-ut, të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.

Tolerimi i të tilla vendimeve arbitrare me pasoja të rënda në planin afatgjatë, tregon se demokracia në Shqipëri jo vetëm çedon, por se ndodhet në kufijtë e një regjimi. Shenjë e qartë është degradimi i shtetit, rënia e institucioneve dhe tentativa për ta kthyer Shqipërinë në çiflig të 5 oligarkëve të lidhur me kryeministrin në ikje. Shqiptarët nuk durojnë më. Rama është i rënë. Ndryshimi po troket.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike françesko beketi gjyqi i bechettit shpetim idrizi shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit françesko beketi gjyqi i bechettit shpetim idrizi shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj