LIVE UPDATES
Bota

Denoncimi i drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve: Kryebashkiaku i Shkupit po mbulon gjurmët e sh

14 Maj 2020, 13:33 Nga DOSJA
Denoncimi i drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore

MAQEDONI E VERIUT- Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Skender Asani reagoi sot ndaj kryetarit të qytetit të Shkupit, duke shtuar se ai qëllimisht po mbulon gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës në sheshin e kryeqytetit.

Në një reagim për mediat ai bën me dije se do fillojë të kërkojë përkrahje edhe nga faktorë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa do t’i drejtohet me letër edhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, që edhe ai të ndihmojë në mënyrën e tij për t’i ndërgjegjësuar autoritetet për rëndësinë e prezantimit të personalitetit të Nënës Terezë.

REAGIMI I PLOTË

Ne sot jemi përsëri këtu, pasi që dje e dëgjuam përgjigjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov. Ndonëse na duket pa vend argumentimi se a kemi reaguar apo jo në të kaluarën kur vendi i shtëpisë së Nënës Terezë kishte kaluar në pronësi private, dëshirojmë ta informojmë Kryetarin Shilegov se ne edhe atëherë kemi reaguar, porse për ne është e habitshme që reagimi ose mosreagimi të jetë arsye për të bërë gabime sot. Pos kësaj, mendoj se është e njohur tashmë se ne nuk kemi asnjë pushtet ekzekutiv që ta detyrojmë Qytetin ose ndonjë pushtet tjetër shtetëror që të veprojë ndryshe.

Ne jemi institucion shkencor dhe kulturor dhe detyra jonë është ta themi fjalën tonë specialistike përkitazi me këto figura të rëndësishme të historisë që dalin përtej kufijve tanë etnikë, urbanë e shtetërorë. Prandaj, duke u nisur nga kjo, për neve nuk janë kontestuese faktet që i shpalosi Kryetari Shilegov, por është me rëndësi perceptimi që ka pushteti ndaj figurës së Nënës Terezë.

Nëse nobelistja e vetme nga Shkupi, Nëna Terezë, nuk është një figurë me përmasa botërore që e nderon më shumë se askush tjetër Qytetin tonë dhe gjithë shtetin dhe një figurë që e kthen vëmendjen e gjithë botës drejt nesh, atëherë ne kemi problem serioz me atë se cili është standardi i vlerësimit të figurave të këtilla. Derisa bota mundohet të prodhojë figura të këtij profili edhe aty ku nuk ka realisht, ndërsa ne duke e pasur një figurë të tillë ta nëpërkëmbim duke ia zhdukur gjurmët e pranisë së saj në Kryeqytet, kjo më shumë flet keq për ne sesa për atë. Prandaj, unë jam sot këtu që ta lus Kryetarin Shilegov të gjejë një zgjidhje, qoftë duke e kthyer atë në pronë publike, qoftë duke ndjekur procedurë gjyqësore ose duke gjetur mundësi të tjera çfarëdo qofshin ato, pos kësaj gjendje të turpshme që e shohim sot këtu.

Kërkesat tona janë modeste: të rikthehen shenjat e themeleve të shtëpisë së Nënës Terezë, të krijohet një shteg për të vendosur lule në pllakën përkujtimore dhe teksti i pllakës ta reflektojë identitetin dygjuhësh të Kryeqytetit, të sanksionuar edhe me ligj. Ajo që është për keqardhje është se Kryetari Shilegov lejon që “qytetarë të ndërgjegjshëm në mënyrë vullnetare të mund t’i mbulojnë gjurmët e shtëpisë së Nënës Terezë”, ndërsa Qyteti i Shkupit, si bashkësia më e madhe e vetëqeverisjes vendore me pushtet ekzekutiv, nuk paska mundësi të bëjë asgjë për ta rikthyer në gjendjen paraprake një pikë të rëndësishme pelegrinazhi dhe turizmi në Kryeqytet, e cila – pos tjerash – flet për gjurmët e bamirësisë që kanë buruar nga ky vend dhe janë shpërndarë në gjithë botën.

Sidoqoftë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, përkatësisht Departamenti për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Nënës Terezë, nuk do të ndalet këtu. Duke pritur mbështetje edhe nga opinioni më i gjerë, ne prej sot do të fillojmë të kërkojmë përkrahje edhe nga faktorë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa do t’i drejtohemi me letër edhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, që edhe ai të ndihmojë në mënyrën e tij për t’i ndërgjegjësuar autoritetet tona për rëndësinë e prezantimit të personalitetit të Nënës Terezë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni nene tereza skender asani nene tereza skender asani

Sondazh

Poll
Bota 14 Maj 2020, 11:57

Gjermania hap kufijtë me disa vende fqinje

Gjermani- Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta