LIVE UPDATES
Bota

Deputetë e ministra në Kosovë “të dashuruar” pas armëve

6 Shtator 2019, 07:29 Nga DOSJA
Deputetë e ministra në Kosovë “të dashuruar” pas

KOSOVË- Armëmbajtja është një dukuri mjaft e theksuar në kosovarë. Shumica e personave që mbajnë armë, sipas statistikave zyrtare, i takojnë kategorisë së personave që mbajnë armë pa leje. Por, ka edhe persona që armëmbajtjen e kanë legalizuar për arsye nga më të ndryshmet.

Aktualisht, në Kosovë janë rreth 270 leje të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për armëmbajtje nga personat fizikë. Në këtë numër hyjnë edhe politikanë, përfshirë ish-deputetë e ministra si dhe persona të tjerë.

Disa e mbajnë armën për rekreacion, gjueti e sport, e të tjerë edhe për sigurinë e tyre, ndonëseautoritetet përgjegjëse e kanë vlerësuar se janë persona që i takojnë kategorisë së kërcënuar.

Shkumbin Demaliaj, deputet nga legjislatura e fundit, tashmë e shpërndarë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ka një armë për të cilën posedon leje pesëvjeçare me mundësi vazhdimi.

“Armën e kam me leje, rreth një vit e gjysmë para se të kandidohesha për deputet. Është armë e shenjëtarie për sport dhe e mbaj me dëshirë edhe për faktin se me ligj është e lejuar”.

“E dua armën, e kam dashur edhe kur ka qenë lufta dhe e mbaj me krenari. Por, është armë e sportit, është armë për shenjëtari. Nuk e kam me leje të veçantë, e kam si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës që kanë drejtë të pajisen me armë të vogla”, thotë Demaliaj.

Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se ministria ka nisur të bëjë reduktimin e lejeve për armë. Ministri i Punëve të Brendshme në dorëheqje, Ekrem Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht janë 270 armë me leje.

Sa u takon armëve me leje, unë si ministër kam filluar t’i reduktoj. Përveç një, vetëm një personi, ia kam nënshkruar pajisjen me leje të armës deri më sot, bëhet fjalë për një vit si ministër. Kemi filluar, pra, që të zvogëlojmë lëshimin e lejeve për armë. Sa u takon deputetëve, nuk e di, nuk kam listë se cilët kanë pasur më herët leje të armëve”, bën të ditur Mustafa.

Ish-deputeti në largim, të cilit i është lejuar mbajtja e armës nga Ministria e Punëve të Brendshme është kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq.

Ministria e Punëve të Brendshme i kishte lëshuar atij lejen për armë pas një rasti, kur Petroviq ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët, sipas Petroviqit, ishin njerëz të afërt me ish-ministrin e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, nga Lista Serbe.

Unë jam me polici [përcjellje policore] 24 orë bashkë. Ju e dini pse dhe arsyen e di i gjithë populli”, tha shkurt, Sllobodan Petroviç pa dashur që të komentonte më shumë për këtë çështje.

Ligji për armë – Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim: 1.1. të ketë mbushur moshën njëzet e një (21) vjeçare; 1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim; 1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike; 1.4. të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike; 1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës, e të tjera.

Posedimi i armëve dhe përdorimi i paautorizuar i tyre në ahengje e dasma, përbën një veprim tjetër, me të cilin çdo vit përballen organet e rendit. Ndërkaq, nuk kanë munguar as rastet kur, ministra e zyrtarë të lartë shtetërorë janë parë në videot amatore duke shtënë me armë në ahengje, për çka edhe ekziston një rast i hapur në gjykatë, ku protagonistë janë pikërisht figura të njohura politike.

Ish-deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se armët me leje zakonisht personat juridik apo politikanët mund t’i mbajnë për çështje sigurie dhe, sipas tij, arsye të tjera nuk mund të ketë.

Arma kërkohet vetëm nëse me të vërtetë të duhet për sigurinë tënde personale, por të tjera arsye nuk ka. Edhe pse për të tjera arsye nuk duhet të mbahet arma, unë për vete nuk e ndiej veten të rrezikuar në këtë Kosovën tonë”, shprehet Shala.

Megjithatë, Shala thotë se ka një armë.

Dashuria për armën është diçka tjetër. Ajo mund të jetë suvenir, vendoset si suvenir dhe atë e kam edhe vetë, por është e mbyllur e çmontuar dhe e mbaj si suvenir të luftës. Kurse, arma e brezit pse të mbahet?”, thotë Shala.

Njohësit e çështjeve e të sigurisë thonë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që të ofrojë mbrojtje për zyrtarët publikë që mund të jenë nën rrezikshmëri të sigurisë.

Ata nuk e shohin të arsyeshme bartjen e armëve nga një numër i madh i zyrtarëve publikë.

Përderisa armëmbajtja me leje konsiderohet si veprim ligjor dhe nën kontroll, një shqetësim të vazhdueshëm për sigurinë publike të qytetarëve paraqet armëmbajtja pa leje.

Bazuar në të dhënat e MPB-së, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh.

Në një llogaritje të thjeshtë, përqindja e kërkesave për legalizim, në raport me numrin e përgjithshëm të armëve në posedim pa leje, është vetëm 0.3 për qind.

Marrë nga REL

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputete kosove mbajtja e armes minsitra deputete kosove mbajtja e armes minsitra

Sondazh

Poll
Bota 6 Shtator 2019, 07:11

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

KOREA E JUGUT– Tre ditë më parë, çmimet e naftës pësuan rënie, ndërsa lufta e vazhdueshme tregtare amerikane dhe kineze, hodhi një vështrim mbi tre...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj