LIVE UPDATES
Bota

Deputeti gjerman: Jo marrëveshje të pista mes Kosovës dhe Serbisë

18 Qershor 2020, 05:27 Nga DOSJA
Deputeti gjerman: Jo marrëveshje të pista mes Kosovës dhe

GJERMANI- Të hënën, i ngarkuari i Presidentit amerikan për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, befasoi me njoftimin se më 27 qershor do të ketë një takim mes palëve në Uashington. Shumë ekspertë janë të mendimit se Grenell po konkurron në mënyrë të drejtpëdrejtë  me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

E pyetur nga Deutsche Welle, qeveria gjermane, e cila më 1 korrik merr në dorë për gjashtë muaj timonin e BE-së, preferoi ta shihte në një dritë më pozitive se shumë vëzhgues këtë nismë të re të Grenellit:

„Ne i pershendesim te gjitha aktivitetet qe afrojnë Beogadin dhe Prishtinen dhe që japin një impuls te ri për  zgjidhjen e konfliktit”, tha Christofer Burger, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Por ai nuk harroi të kujtonte se edhe Gjermania me partnerë të tjerë nga BE-ja, po përpiqet të arrijë një zgjidhje mes palëve. “Edhe në të kaluarën SHBA dhe BE kanë arritur suksese vetëm kur kanë punuar së bashku”, kujtoi Burger, duke theksuar edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për të ngarkuarin e BE-së me dialogun, Miroslav Lajçak.

No dirty deals! 

Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike.

Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion:

Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që  të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha ai. Dhe mos pranoni “dirty deals” marrëveshje të pista, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special.

Thirrjet e Beyerit kishin të bënin pikërisht me takimin e paralajmëruar nga Richard Grenell për datën 27 qershor. Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje administratës amerikane të ftonte aty edhe të ngarkuarin e BE-së, Miroslav Lajçak. “Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty.  Prandaj, unë kërkoj nga SHBA që të ftojnë në Uashington edhe të ngarkuarin e BE-së Miroslav Lajçak.

Beyer-i ushtroi ndër të tjera kritikë të ashpër ndaj të ngarkuarit të presidentit Trump, Richard Grenell, edhe për siç e quajti ai “betejën e hapur që zhvillon në Twitter me BE”, duke thënë se BE nuk ka liberalizuar vizat me Kosovën. Beyer e quajti “blanker Unsinn” (shqip: budallallëk me brirë”) dhe shtroi një pyetje retorike: Mos vallë i kanë hequr SHBA-të vizat ndaj shtetasve të Kosovës? Beyer tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, ndërsa serbët kanë kohë që udhëtojnë pa viza.

Në qarqet qeveritare nga Berlini nuk duket se liberalizimi i vizave është aq i afërt. Për këtë ende nuk është arritur një konsensus, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por as edhe në Gjermani, siç raportojnë burime nga Berlini për DW shqip. Megjithatë lobimi për heqjen e vizave për Kosovën është shumë i madh, si brenda qeverisë gjermane, ashtu edhe në zonën Schengen.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi peter beyer dialogu kosove-serbi peter beyer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj