Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Deputetja britanike: Putin do bëjë në Ballkan të njëjtën gjë si në Ukrainë
18 Mars 2022, 19:37Nga DOSJA
ANGLI- Deputetja britanike Fleur Anderson ka deklaruar në Parlamentin anglez se ndikimi i Rusisë në Serbi mund të destabilizojnë situatën në Ballkan. Anderson është shprehur se Putin mund të përdorë mundësitë e tij për të arritur qëllimet që ka. Ajo ka shtuar se qëllimet e tij janë të njejtat si në Ukrainë.
“Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cenueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.
Ajo shtoi se Britania duhet të rrisë kapacitetet mbrojtëse në Ballkan, në mënyrë që mos të bjen pre e provokimeve ruse. Anderson gjithashtu ka kërkuar që t’i vendosen sanksione kreut të republikës srpska në Bosnje&Herzegovinë, Milorad Dodik.
“Britania e Madhe vijon që të mos ketë një strategji të mirëfilltë parandalimi të këtyre aktiviteteve. Ne duhet ta mendojmë seriozisht këtë duke rritur kapacitetet mbrojtëse të këtyre shteteve, por edhe duke aplikuar sanksione ndaj personave që duan destabilitetin e rajonit. Për shembull, në lidhje me Milorad Dodikun dhe pjesëtarët e regjimit të tij, ne duhet të shohim mundësinë e sanksioneve, ashtu siç kanë bërë SHBA-të”, tha ajo.
The Government must do more to support peace in the Western Balkans.
Ndërsa lufta brutale e Rusisë në Ukrainë ndërpret furnizimin me energji dhe i detyron liderët botërorë të shqyrtojnë varësinë e tyre nga nafta dhe gazi natyror ...
Politologu i njohur bullgar Ivan Krastev, është një vëzhgues shumë i mprehtë i Vladimir Putinit. Në një intervistë për “Der Spiegel”, studiuesi i Institutit për...
FRANCË- Eurodeputetja franceze Gwendoline Delbos-Corfield, tha të premten se ajo dhe kolegët e saj prisnin që autoritetet serbe të shpjegonin menjëherë pik...
UKRAINË– Qeveria holandeze tha tc premten se do të dërgojë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Sliac, Sllovaki, si pjesë e lëvizjeve të NATO-...
RUSI- Në këtë raport të fundit rrënqethës, është e qartë se Vladimir Putin ishte tashmë i vetëdijshëm se veprimet e tij të ardhshme do të sillnin trazira edhe m...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten, më 18 mars se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tj...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se ishte shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol, qytetin uk...
KOSOVË– Komuna e Prishtinës ka vendosur lehtësira për disa kategori përsa i përket transportit urban në kryqytetin kosova.Në një njoftim të publikuar...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar ditën e sotme 14-vjetorin e vdekjes së një polici nga Ukraina i cili shërbente në Kosovë.Nd...