LIVE UPDATES
Aktualitet

Detaje nga paketa anti-KÇK/ Urdhra dëbimi dhe sekuestro, qeveria fuqizon kreun e Policisë me kompetenca gjykate

1 Shkurt 2020, 20:02 Nga DOSJA
Detaje nga paketa anti-KÇK/ Urdhra dëbimi dhe sekuestro, qeveria

TIRANË- Qeveria fuqizoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe një strukturë speciale të quajtur Operacioni i Forcës së Ligjit me kompetenca të prokurorisë dhe gjykatës, duke e konsideruar këtë “një ndërhyrje emergjente” për ashpërsimin e luftës kundër kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe një sërë veprash të tjera penale në vend. Paketa ligjore e miratuar si Akt Normativ të premten është prezantuar nga kryeministri Edi Rama me titullin populist ‘AntiKÇK’. Të shtunën, ajo u botua në një cep të faqes së Kryeministrisë si dhe në Fletoren Zyrtare, duke marrë fuqinë e ligjit. [Kliko për të lexuar ligjin]

Akti Normativ përban 39 nene dhe do të ketë fuqi të përkohshme deri më 31 dhjetor 2019. Objekt i tij do të jenë personat e dënuar me vendim të formës së prerë brenda ose jashtë Shqipërisë si dhe personat nën hetim për vepra penale që lidhen me organizatat ose grupet e strukturuara kriminale, terrorizmin si dhe 27 krime të tjera të rënda, përfshirë vrasjet, vjedhjet me dhunë si dhe shkatërrimin e pronës. Paketa ligjore është e ndërtuar mbi dy shtylla kryesore; ndërmarrjen e masave kufizuese personale ndaj personave të dënuar ose nën hetim si dhe masat e karakterit pasuror. Këta të fundit mundet gjithashtu të penalizohen dyfish, si nga ligji i qeverisë ashtu edhe nga Kodi Penal apo Paketa Antimafia.

Ligji nuk prek në asnjë rresht gjyqtarët dhe prokurorët, ndonëse kryeministri Edi Rama e ndërtoi narrativën për emergjencën e kësaj ndërhyrjeje me dëmet e shkaktuara nga njerëzit e drejtësisë, të cilët i ironizoi si “banda Kap Ç’a të Kapësh”. Një numër organizatash të shoqërisë civile paralajmëruan të premten rrezikun e shkeljes së Kushtetutës përmes këtij akti si dhe denoncuan miratimin e tij pa konsultim publik dhe përtej rrethanave të një gjendjeje të jashtëzakonshme.    “Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat.

Aktet Normative janë një hapësirë në Kushtetutën e Shqipërisë, që i jepin mundësi qeverisë që në kushtet e një emergjence civile, të miratojë një vendim me fuqinë e ligjit, i cili hyn në fuqi menjëherë, por i nënshtrohet procedurës parlamentare më vonë. Në pushtet prej 7 vitesh, qeveria nuk e ka shpjeguar ende se cila është emergjenca që justifikon përdorimin e këtij mjeti kushtetues.

Masat e kufizimeve personale  

Sipas aktit normativ të qeverisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një strukturë speciale e quajtur Operacioni Forca e Ligjit, OFL do të kenë fuqinë që të vendosin një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar apo të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe në krime të tjera të rënda. Struktura e emërtuar “Operacioni Forca e Ligjit” do të drejtohet nga kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, post i cili mbahet aktualisht nga Tonin Vocaj.

OFL ka të drejtën që t’i kërkojë Prokurorisë së Posaçme, SPAK një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar ose të dyshuar; të tilla si kufizimin e perimetrit të lëvizjes, dëbimin deri në një vit nga një zonë e caktuar administrative, bllokimin e pasaportës ose të daljes jashtë vendit për një periudhë 1 vjeçare. Gjithashtu, subjektet mund të urdhërohen të mos largohen nga banesa ose t’u deklarojnë autoriteteve të policisë oraret dhe vendet ku mund të gjenden çdo ditë.

Sipas ligjit, masa të tilla ekstreme mund të ndërmerren në mungesë të një vendimi gjykate edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit “në rastet e nevojës dhe urgjencës”. Në këto raste, ligji parashikon që masat parandaluese t’i komunikohen prokurorit jo më vonë se 24 orë, ndërsa ky i fundit ka afat deri në 72 orë për t’ia paraqitur gjykatës. Ligji përsërit shpesh edhe mundësinë e ngatërrimit të personit.

“Kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e parashikuara në nenin 5 të këtij akti normative, prokurori me vendim të motivuar urdhëron heqjen e masës parandaluese,” thuhet aty. Masat personale të karakterit parandalues nuk shuhen në rastet kur subjektet po procedohen sipas Kodit të Procedurës apo legjislacionit penal. Sipas ligjit të qeverisë, në rastet kur një individ është duke vuajtur një masë të sigurimit personal si p.sh burgu apo arresti shtëpiak, masa parandaluese mbetet e pezulluar dhe aktivizohet pas përfundimit të masës së parë.

Masat e sekuestrove

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal konsiderohet si një ndër mënyrat më efikase në luftën kundër krimit të organizuar. Në drejtim të aseteve kriminale, Shqipëria aplikon prej vitesh ligjin Antimafia. Megjithatë, ligji i qeverisë ngarkon “Operacionin Forca e Ligjit” që të verifikojë pasuritë e personave të dënuar me vendim të formës së prerë ose personave nën hetim për krim të organizuar dhe krime të rënda dhe brenda 48 orëve, t’u kërkojë atyre ose familjarëve të tyre që të vetëdeklarojnë burimin e pasurive të dyshuara.

Në kushte normale, kreu i Policisë së Shtetit i referon rastet tek prokurori dhe i kërkon këtij të fundit të kërkojë një masë sekuestroje në gjykatë. Por njësoj si në rastet e masave personale, ligji parashikon që kreu i Policisë së Shtetit të kryejë vetë sekuestrime në rastet e nevojës dhe urgjencës dhe kur ka dyshime të arsyeshme. Urdhri i sekuestros së pasurisë, i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i komunikohet menjëherë subjektit dhe brenda 72 orëve prokurorit. Pasi ka informuar subjektin, kreu i Policisë merr masa për ekzekutimin e urdhrit përmes kalimit të pronës në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara.

Ligji i jep të drejtë prokurorit që të heqë masën e sekuestros në rastet kur ai e dikton të nevojshme ose kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e ligjit dhe në fund çështja i shkon gjykatës. Megjithatë, ligji i qeverisë nuk parashikon problemet apo penalitetet që mund të shkaktojë ngatërrimi i personave.

Përgjatë një viti të funksionimit të ligjit, qeveria parashikon përjashtimin e subjekteve të mësipërme nga e drejta për të përfituar leje apo licensa, koncesione apo tendera publikë. Nga diskutimet e mëparshme është kufizuar gjithashtu e drejta e stukturave të policisë për të kryer përgjime pa urdhër prokurori apo vendim gjykate. Ligji lë megjithatë një shteg hapur në rastet kur dyshohet se një subjekt po planifikon, organizon apo po merr pjesë në kryerjen e një krimi. Në këto raste, drejtueri i OFL-së mund t’u kërkojë operatorëve të telefonisë celulare apo atyre që ofrojnë shërbime interneti që të identifikojnë në kohë reale një subjekt ose numrin e tij të telefonit ose komunikimet në internet, duke informuar më pas Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe prokurorin.

Veprat penale që preken nga Akti Normativ

Neni 77; Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër; Neni 78; Vrasje me paramendim; Neni 78/a; Vrasje për gjakmarrje; Neni 79; Vrasje në rrethana të tjera cilësuese; Neni 79/a; Vrasja e funksionarëve publikë; Neni 79/b; vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit; Neni 79/c; Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare; Neni 109; rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit; Neni 109/b; shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë; Neni 110/a; Trafikimi i personave të rritur; Neni 114; Shfrytëzimi i prostitucionit; Neni 117; Pornografia; Neni 128/ b; Trafikimi i të miturve; Neni 134; Vjedhje me pasoja të rënda; Neni 136; Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit; Neni 138/a; Trafikimi i veprave të artit; Neni 139; Vjedhje me dhunë; Neni 140; Vjedhje me armë; Neni 141; Vjedhje me pasojë vdekjen; Neni 151; Shkatërrimi i pronës me zjarr; Neni 152; Shkatërrimi i pronës me eksploziv; Neni 278/a; Trafikimi i armëve dhe municioneve; Neni 282/a; Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioactive; Neni 283; Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Neni 283/a; Trafikimi i narkotikëve; Neni 284; Kultivimi i bimëve narkotike; Neni 284/a; Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fuqizimi i drejtorit te policise ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk fuqizimi i drejtorit te policise ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj