All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja në Dukagjin, Lazër Arraj u vra nga kushërinjtë se denoncoi parcelat me kanabis

23 Tetor 2019, 12:29 Nga DOSJA
Detaje të reja nga vrasja në Dukagjin, Lazër Arraj u vra nga
All - Paragraf - 1

SHKODËR- Denoncoi në Polici parcelat me kanabis, vritet nga kushërinjtë. Lazër Arraj, 55 vjeç, dyshohet se është bërë viktimë pas informacioneve të dhëna për Policinë e Shtetit në zbulimin e parcelave me kanabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër, një zonë e njohur për aktivitet të tillë.

Arraj u qëllua me dy plumba në trup, teksa ndodhej në një rrugë dytësore në fshatin e tij të lindjes, Pulaj të Dukagjinit. Pas disa orësh, Policia arriti në vendngjarje duke nisur veprimet e para hetimore. Hetuesit arritën në përfundimin se një nga autorët e kësaj vrasjeje është kushëri i tij, pikërisht 25- vjeçari Marash Arraj, djali i xhaxhait të viktimës.

Ka qenë pikërisht ky i fundit bashkë me babnë dhe të vëllanë, që kanë njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur. Kushërinjtë kanë deklaruar se ka qenë ora 10:00, kur kanë dëgjuar dy krisma dhe nga shtëpitë e tyre kanë shkuar drejt rrugës kryesore për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë përballur me kushëririn e tyre, Lazër Arraj, i vrarë me dy plumba në trup dhe i shtrirë në tokë i pajetë.

Ky është versioni i parë që kushërinjtë kanë dhënë për Policinë. Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, ata janë shoqëruar në Polici dhe pas marrjes në pyetje kanë dhënë disa versione mbi ngjarjen.

Kjo ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshime të forta se një nga dëshmitarët ishte pikërisht edhe autori i krimit. Pas veprimeve të tjera, Policia ka vënë në pranga 25- vjeçarin Marash Arraj si të dyshuarin kryesor, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

“M.A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.A. në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër. Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

RRUGA Forcat e Policisë, një ditë pas ngjarjes u nisën sërish drejt Dukagjinit në fshatin Palaj për të gjetur gëzhojat e plumbave, me të cilët u vra Lazër Arraj. Ky i fundit ka qenë duke sjellë prodhimet e dimrit drejt Shkodrës, ku kishte një tjetër shtëpi.

Pas katër orësh të vështira udhëtim me mjete të larta nga Shkodra në fshatin Palaj, duhet edhe të ecësh në këmbë të paktën për 45 minuta për të mbërritur te vendi ku ndodhi vrasja.

Terreni i thyer malor i ka vështirësuar hetimet edhe për Policinë, ndonëse momentalisht për shkak të dëshmive të paqarta ka dyshime të forta për njërin nga kushërinjtë, ndërsa pritet që të zbulohet nëse ka bashkëpunëtorë.

DYSHIMET Pista kryesore është ajo e një vrasjeje të ardhur për shkak të konfliktit të nisur për disa parcela kanabis në Ndreaj dhe në fshatin Palaj. Gjatë muajve të verës, Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa aksione në Dukagjin dhe pikërisht në Ndreaj, ku ndodhet fshati Palaj, ka asgjësuar në total rreth 1 mijë rrënjë kanabis sativa. Këto aksione janë zhvilluar në kohë të ndryshme.

Aksioni më i madh dhe i fundit i Policisë ka qenë përpara një muaji. Në fakt, Policia nuk ka identifikuar ndonjë autor për ato bimë, pavarësisht dyshimeve. Por ndonëse Policia nuk i ka çuar deri në fund hetimet, këtë gjë duket se e kanë bërë kultivuesit e kanabisit. Ata kanë ngritur dyshime mbi 55-vjeçarin Arraj si bashkëpunëtor apo denoncues të parcelave me kanabis.

Nisur nga këto rrethana, Policia ka ngritur dyshime se kultivuesit e bimëve narkotike kanë qenë pikërisht kushërinjtë e viktimës, të cilët janë hakmarrë për këtë gjë. Rreth kësaj çështjeje janë zhvilluar disa debate mes kushërinjve, për të ardhur deri te momenti i vrasjes.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arraj marash arraj vrasje ne dukagjin lazer arraj marash arraj vrasje ne dukagjin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje