Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
HOLANDË- Prokurorët specialë të Hagës, pas ngritjes të aktakuzës ndaj kupolës drejtuese të shtabit të UCK-s, kanë nisur mbledhjen e dëshmive për të faktuar pretendimin se ata vepruan si një grup i strukturuar kriminal.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mundur të mësojë detajet e intervistimit dy ditor në Hagë të ish ushtarakut Adem Shehu, i pari shtetas i Shqipërisë.
Burime nga Haga në dijeni të këtij intervistomi, që ka zgjatur në total 12 orë tregojnë se Adem Shehu fillimisht është pyetur:
Si ai mundi të merrte në dorë drejtimin e Brigadës 153 të zonës së Llapit?
Adem Shehu i cili gjatë luftës njihej me preseudonimin “Komandant Buna 20” është pyetur në cilësinë e dëshmitarit për dy episode gjatë luftës, që lidhen me rrëmbim personi, ushtrim dhune, fyerje, keq- trajtime fizike deri në eliminime fizike.
Këto burime i thanë Top Channel se prokurorët e Hagës, në mënyrë specifike kërkonin të dinin nga Adem Shehu:
Çfarë informacione ai kishte në lidhje me, “Repartin BIA” që komandohej nga Sali Mustafa i njohur me pseudonimin komandant Cali?
Sali Musta ishte drejtuesi i parë i UCK-s i cili u ndalua dhe u çua në Hagë fund-vitin e shkuar.
Prokurorët gjithashtu i kanë drejtuar pyetje komandant Adem Shehut,
Si drejtohej komanda e zonës operative të Karadakut nën komandën e Ahmet Isufit?
Interesi i prokurorëve thotë burimet e Top Channel, lidhej më së shumti tek urdhrat e dhënë nga Sali Mustafa dhe Ahmet Isufi për ata ushtarë të UCK-s që thyenin disiplinën, si ata ndëshkoheshin dhe çfarë ndodhte më pas.
Intervistimi i regjistruar audio-video i Adem Shehut në Hagë ka vijuar me pyetje që lidheshin me vend komandat që operonin në rajonin e Gollakut.
Prokurorët kanë kërkuar nga “Komandant Buna 20” të dinë:
Detajet se kë stërviti dhe çfarë njohurish ushtarake u dha personave që do të shkonin në luftë, kur ai në Farkë ndërtoi një akademi ushtarake për të rinjtë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar formacioneve ushtarake të UCK-s.
Prokurorët i kanë vendosur mbi tavolinë Adem Shehut disa dokumente të cilat ishin urdhra operacional që mbanin firmën e tij kur drejtonte Brigadën 153.
Referuar detajeve të botuar në një libër në Kosovë, prokurorët kishin ndërtuar disa pyetje për Adem Shehun që lidheshin me bllokimin e aksit rrugor Leskofs-Mutivodë- Prishtë gjë e cila ndaloi përparimin e forcave serbe në Kosovë.
Edhe pas marrëveshjes të Kumanovës Shtabi i Ushtrisë Serbe vendosi mos përdorimin e kësaj rruge.
Gjatë seancave pyetje-përgjigje, dy ditore në Hagë, Adem Shehu në asnjë moment nuk u pyet për krimet serbe përfshi djegien e grave dhe fëmijëve me Nepalm në zonën operative të Gollakut ku ai operonte.
Prokurorët e Hagës kanë mbledhur një dokumentacion voluminoz me urdhrat e shtabit të UCK-s, nga shumë burime mes tyre individë dhe subjekte politike në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë, rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan UCK-s duke dhënë kontributin e tyre në këtë luftë çlirimtare.
MARRË NGA TOP CHANNEL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Qeveria shqiptare ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi” i klanit mafioz Ndrangheta, Antonio Gallo, ka hapur në zemër të ish-Bllokut ...
VLORË-Pas 6 orësh vonesë, ka mbërritur në brigjet e portit të Vlorës trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Trageti që duhej të ankorohej në orën 8 të mëngjesit ...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani ka parashikuar se në 2 ditët e para të shkurtit do të jetë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve ndërsa më pa...
TIRANË– Një qytetar ka denoncuar rastin e nënës së tij e cila është shtruar te Infektivi. Për Faxnews ai bën me dije se pasi solli të ëmën për t’u kuruar n...
TIRANË– Një 42-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në zonën e ‘Misto Mames’ në kryeqytet. Policia bën të ditur se personi D.GJ ...
TIRANË– Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ nuk paraqitet shumë e qetë. Burime për ‘News24’ bëjnë të ditur se aparaturat e skanerit kanë dalë jashtë funks...
TIRANË– Sipas parashikimit të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lum...
BALLSH–Janë lënë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje tre personat të cilët dhunuan fizikisht për motive të dobëta 57-vjeçarin në Ballsh.Për Fitim Zek...
KORÇË– Një grua ka rënë pre e një grabitje ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash n...
PUKË– Detaje të reja po dalin në dritë për zhdukjen e Davide Pecorellit. Dëshmia e personit që njoftoi policinë pasi konstatoi makinën e djegur në ve...