Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka hapur dyert e mortit duke pritur personat e fundit që i kanë bërë nderimet të riut të vrarë mesnatën e djeshme nga efektivi Nevaldo Hadëraj. Në shtëpi kanë shkuar shokët e Klodjan Rashës, të cilët kanë hedhur poshtë versionin e Policisë së Shtetit se i riu kishte armë me vete. Njëzëri ata janë shprehur se i riu i urrente ato dhe se kishte dalë nga shtëpia vetëm për të blerë cigare dhe për të takuar miqtë e tij. Në banesën e familjes ka shkuar edhe deputeti Halti Valteri që ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryepolicit Ardi Veliu.
Ndërkohë që sipas burimeve të Dosja.al, në momentin kur Rasha është qëlluar nga efektivi i forcave “Shqiponja” nuk ka pasur armë me vete. Të njëjtat burime bëjnë me dije gjithashtu se i riu nuk ka shkuar kurrë me shenja jetë në spital, pasi plumbi i marrë në kokë e kishte lënë të vdekur në vend. Ndërsa arma u gjet 100 metër larg vendit ku u qëllua Rasha. Ajo është dërguar në laboratorin e kriminalistikës ku do i bëhet ekspertiza nëse ka gjurme gishtërinjsh apo jo të 25-vjeçarit Klodian Rasha.Efektivi Hadëraj është marrë sërish në pyetje për të parë nëse ka çedim në historinë e tij, por ka përsëritur të njëjtën dëshmi, duke theksuar se e kishte bërë gjithçka për vetëmbrojtje.
Opinioni publik është “ngritur në këmbë” pas vrasjes së tij dhe ditën e sotme janë organizuar dy protesta. Njëra po zhvillohet tani nga të rinjtë e Partisë Demokratike, ndrësa tjetra do të zhvillohet në orën 16:00 të pasdites. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë, ende nuk ka një reagim nga qeveria dhe as nga presidenti i vendit, Ilir Meta.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR–Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Dy lokale janë përfshirë nga flakët e si pasojë zjarri ka depërtuar dhe në fasad...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Syri.net ka në faqe të parë artikull në lidhje me vaksinat kundër...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar më shumë detaje lidhur me vrasjen e Vajdin Lamajt në vitin 2005, brenda ashensorit të pallatit të tij. Në emisio...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka rikthyer një atentat që iu bë Vajdin Lamajt katër muaj para vrasjes së tij. I ftuar në emisionin “Opinion”, H...
TIRANË– Gazetari investigativ ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Vajdin Lames brenda ashensorit të pallatit të tij. I ftuar në emisionin “Opinio...
Bashkia e Tiranës planifikon që shumë shpejt të nisë punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili u prish në verë të këtij viti, pavarësisht protestav...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se sit re djemtë e familjes Saliu, u shuan njëri-pas tjetrit, brenda tre viteve, ku i pari u ekzekutua Klodia...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Aleks Keka ka qenë personi që ka sjellë minën me telekomandë, e cila i mori jetën biznesmenit Vajdin Lamaj në ...
TIRANË– Albert Dervishaj, zv/drejtues i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK që solli zbardhjen e dy vrasjeve të bujsh...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një i ri me iniciale A.P 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit që kishte dhe ka përfu...