Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KINË– Koronavirusi ka shtyrë që shumë biznese në mbarë botën të ndërmarrin masa më të forta për zhdukjen e Covid-19. Edhe me rihapjen e restoranteve dhe lokaleve do të duhet ruhet një distancë në mbrojtje të shëndetit të njeriut. Por mediat e huaja kanë treguar sesi 9 persona u infektuan brenda një restoranti si shkak i kondicionerit.
Kjo diagramë i është bashkangjitur një letre të dërguar nga disa shkencëtarë të Guangzhou, Kinë, e më pas është publikuar këtë javë në një revistë shkencore për sëmundje infektive.
Autorët shpjegojnë se si kondicioneri ka lëshuar pikëza të vogla likuide (ndryshe në terminologjinë angleze droplets) në restorantin e mbyllur (restoranti ishte pa dritare) më datë 24 janar 2020, por emri i restorantit nuk përmendet.
Gjithashtu kjo skemë shfaq një person të infektuar i referuar me emrin A1, i cili vjen nga Wuhani së bashku me A2 dhe A4 në 23 janar. Individi ishte asimptomatik (pra nuk po shfaqte simptoma) pavarësisht infeksionit të tij nga koronavirusi që kishte.

Nga data 5 shkurt nëntë klientë të tjerë (duke përfshirë këtu katër anëtarë të familjes së A-së, tre anëtarë të familjes së B-së dhe dy anëtarë të familjes së C-së) testuan pozitiv me koronavirus.
“Transmetimi i pikëzave të vogla është favorizuar nga ventilimi i ajrit të kondicionuar. Faktori kryesor mbi infektimin jepet nga drejtimi i rrjedhës së ajrit. Rrjedha e fortë e ajrit të kondicionerit mund të ketë marrë me vete e lëvizur pikëzat e vogla likuide nga tavolina C në tavolinën A, e më pas në tavolinën B e prapë në tavolinën C.”- deklaruan autorët.

Pra deri më tani është zbuluar se koronavirusi transmetohet pikërisht prej këtyre pikëzave të vogla likuide. Nën kushtet normale këto pikëza të vogla kanë tendecën të fluskojnë (pra të lëvizin) në ajër për jo më shumë se një metër.
Ajri i kondicionerit ka qarkulluar konstantisht në dhomë. Anëtarët e familjes A dhe C kanë ndarë të njëjtën hapësirë për 73 minuta, ndërsa familjet A dhe B për 53 minuta.
Më tej autorët shtojnë se tavolinat kanë qënë në distancë 1 metër me njëra tjetrën.
Restoranteve iu është kërkuar që të reduktojnë kapacitetet e tyre, në mënyrë që të ketë më shumë distancë midis klientëve, sapo ato të rihapen me mbarimin e izolimit.
Burimi: businessinsider
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– Koronavirusi ka prekur mbi 200 shtete në mbarë botën dhe në këtë kohë qindra grupe ekspertësh dhe shkencëtarësh po punojnë për gjetjen e një va...
MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 4 persona kanë vdekur ditën e sotme nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 13 persona të tjerë janë infektuar nga ky virus...
ITALI– Një javë më parë Qeveria greke njoftoi se çdo turist do mundet të pushojë këtë verë në ishujt dhe plazhet e Greqisë nësëe paraqitetet me testin e ...
VJENË– Austria sikurse shumë shtete të tjera që janë prekur nga koronavirusi, ka ndjerë një goditje të rëndë në ekonominë e saj. Mediat e huaja shkru...
MALI I ZI- Një lajm i mirë ka ardhur nga Mali i Zi mes krizës së vështirë të krijuar nga koronavirusi në mbarë globin. Autoritetet vendase kanë treguar se në 2...
GJERMANI– Gjermania është një ndër vendet që po përballon më së miri situatën e vështirë që është krijuar nga koronavirusi, pasi ka një sistem mjaftë të p...
MBRETËRI E BASHKUAR– Mjeket në Britaninë e madhe ka ngritur një shqetësim për një virus të ri që po shfaqet tek fëmijët. “The Sun” shkruan se Shërbimi Komb...
KALIFORNI– Kur e gjithë bota po përballet me virusin vdekjeprurës që ka shpërthyer prej fundit të dhjetorit në Kinë, shtete të tjera në mbarë botën po frekuento...
KOSOVË– Situata politike në Kosovë ka marrë vëmendjen e shumë zyrtarëve në vend por edhe më gjerë, pasi në të njëjtën kohë vendi po përballet edhe me luft...