LIVE UPDATES
Politike

“Dha për vendin kontribut të jashtëzakonshëm”, Meta dekoron profesor Luan Omarin me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skën

10 Qershor 2020, 15:35 Nga DOSJA
“Dha për vendin kontribut të jashtëzakonshëm”,

TIRANW-Presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akademikun dhe juristin, Luan Omari. Ceremonia u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me rastin e 95 vjetorit të lindjes së profesorit. Sipas Metës, profesori për gati 7 dekada ka dhënë për vendin një kontribut të jashtëzakonshëm.

 Njoftimi i Presidencës

Presidenti Meta vlerëson akademikun, juristin dhe konstitucionalistin e shquar, Luan Omari me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”10 qershor 2020. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot juristin, konstitucionalistin dhe akademikun e shquar, Profesor Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit. Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave; një ndër konstitucionalistët kryesorë me ndikim të ndjeshëm në proceset thelbësore të ligjvënies në Shqipëri. Si përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare në organizatat shkencore dhe forumet e së drejtës ndërkombëtare, duke spikatur me personalitetin e tij akademik”. Në ceremoninë solemne të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me rastin edhe të 95-vjetorit të lindjes së Profesor Omarit, në prani të kryetarit të saj Skënder Gjinushi, ish-Presidentëve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, miqve, profesorëve dhe akademikëve, Presidenti Meta vuri në dukje gjatë fjalës së Tij se: “Jam shumë i nderuar dhe e konsideroj privilegj t’i dorëzoj sot dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ akademikut tonë të nderuar Luan Omari, njërit prej bashkëthemeluesve të dy prej institucioneve më të rëndësishme të dijes në vendin tonë, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave! Profesor Omari, për gati 7 dekada, ka dhënë për vendin një kontribut të jashtëzakonshëm intelektual, moral dhe qytetar, duke e merituar sot mirënjohjen e shoqërisë dhe të shtetit tonë. Profesor Luan Omari sot feston 95-vjetorin. Ai ka lindur në një ditë të bekuar, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ne jemi të lumtur që jemi mbledhur për ta uruar në  këtë jubile dhe për të shprehur dëshirën tonë që të festojmë edhe jubilenj të tjerë të tij. Çfarë mund  të nderojmë më parë në personalitetin e akademikut Luan Omari? Antifashizmin e një djali të ri idealist, zellin e një nismëtari të ringritjes intelektuale dhe morale të popullit shqiptar, profesorin e ditur dhe pse pakëz të rreptë, dijetarin konstitucionalist, njeriun e kushtetutave, përfaqësuesin më jetëgjatë të jurisprudencës shqiptare, drejtuesin e denjë të institucioneve të shkencës dhe dijes, veprimtarin qytetar të shtetbërjes dhe të institucioneve, padyshim edhe një përfaqësues të shquar të Shqipërisë në Komisionin e Venecias.Akademiku ynë Luan Omari ka lënë gjurmë të mëdha në mjaft fusha e institucione, por më shumë nga gjithçka emri i tij është i lidhur me Akademinë e Shkencave, si institucioni që afërsisht gjysmë shekulli më parë, shënjoi ngritjen e shkallës së organizimit institucional të shkencës në nivelin e ëndrrës së Naimit dhe Samiut. Përkrah me Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Petrit Radovickën, Shaban Demirajn, Dhimitër Shuteriqin, Ylli Popen, Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Farhudin Hoxhën e të tjerë emra të nderuar, profesor Luan Omari i dha kuptim të plotë titullit ‘akademik’. Breznia së cilës i takon akademiku Luan Omari është breznia më e suksesshme, padyshim më e lavdishme e historisë së Akademisë së Shkencave, është breznia që formuloi tezat bazë të shkencave kombëtare, që e bëri Shqipërinë me një institucion të ri përfaqësimi ndërkombëtar  dinjitoz, që e ktheu hapësirën shqiptare në kryeqendrën e albanologjisë. Prandaj unë sot nderoj bashkë me ju shkëlqimin e asaj breznie dhe suksesin e shkencave shqiptare në një kohë të vështirë. Akademia e Shkencave është për të gjithë ju akademikët familja juaj e dytë, është jeta juaj e vërtetë intelektuale dhe shpirtërore. Formimi i pasardhësve është një nga detyrat më të rëndësishme dhe më me përgjegjësi për të gjithë brezat e studiuesve. Akademiku Luan Omari është i nderuar edhe për këtë arsye. Veprimtari të tilla si kjo e sotmja nuk mund të jenë kurrësesi thjesht një ceremoni formale, ato janë shprehje mirënjohje dhe nderimi, por janë mbi të gjitha edhe një mundësi që gjithsecili prej nesh të kuptojë sesa e rëndësishme është kur njeriu zgjedh që t’ia dedikojë jetën, punën, dijen dhe gjithë energjitë e veta krijuese dhe intelektuale shërbimit ndaj popullit dhe atdheut. Personaliteti dhe shembulli i akademikut Luan Omari, duhet të frymëzojë dhe të motivojë gjeneratat e reja në rrugën e dijes dhe të shkencës, të kërkimit por edhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar dhe publik”.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan omari presidenti ilir meta luan omari presidenti ilir meta


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj