Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dhimbje barku dhe marrje mendsh, mbushet me fëmijë Pediatria në spitalin e Krujës
26 Tetor 2021, 11:54Nga DOSJA
Pediatria në spitalin e Krujës është mbushur plot me fëmijë që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ata kanë shfaqur simptoma si dhimbje barku, dhimbje koke e të vjella që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji.
“Jam sëmurë dhe kam pirë ujë shumë të keq. Më dhimbte shumë barku dhe më merreshin mendtë. Piva ujë shumë të keq”, tha një vajzë.
Nga e diela deri tani, në spitalin e Krujës janë paraqitur mbi 300 persona me të njëjtat simptoma. Situata e helmimit të banorëve të Krujës ka vënë në lëvizje autoritetet vendore, si dhe policinë e prokurorinë e Krujës për të kuptuar shkaqet e kësaj situate të rënduar shëndetësore në popullatën e Krujës.
Personat me simptoma janë nga zona të ndryshme të Krujës, ndaj dyshimet janë përqendruar te cilësia e ujit të pijshëm që rrjedh në rubineta.
Për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Krujë. Vendimi është marrë nga njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në pritje të përgjigjes së analizave për ngarkesën mikrobike/bakterologjike të ujit.
Mbi 80 përqind e popullatës në Krujë konsumon ujin e çezmës në përditshmërinë e tyre.
Drejtues të ujësjellësit të Krujës shprehen se janë në pritje të analizave të ujit për të vërtetuar dyshimet që kanë rënë mbi ujin si burim infeksioni për banorët dhe ndërmarrë veprime të mëtejshme.
TIRANË– Gjykata e Lartë ka shtyrë datën për mbajtjen e seancës për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ku do të shqyrtohej lirimi i tij m...
TIRANË– Kompania më e madhe e hekurit në Turqi, ‘Kurum Demir’ ka fshehur procedurat e falimentimit duke u përfshirë në një skandal financiar për tjet...
Nga Dosja.alTIRANË– Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firma...
Dëshmia e djalit 29 vjeçar të viktimës së atentatit të së dielës në qendër të Fierit, ka mundur të shoh nga afër autorët e vrasjes.Demir Backa u qëllua n...
TIRANË– Qeveria ka depozituar në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022, ku deficiti parashikohet që të jetë 101 miliard lekë. Sipas draftit që është...
KRUJË– Helmimi në Krujë është kthyer në një gjendje alarmante në vend. Mbi 320 qytetarë janë të shtruar në spital me simptoma të helmimit.Një prej ba...