LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi pa gra, kërkohet angazhimi i tyre

26 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi pa gra, kërkohet angazhimi i tyre

KOSOVË– Pjesëmarrja e grave në ekipet negociatore me Serbinë dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse vazhdon të jetë e ulët në Kosovë.

Kështu u tha në lansimin e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” mbështetur nga BE, me ç’rast u theksua nevoja që të ketë më shumë gra të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se përkundër që ka rritje të përfaqësimit të grave në qeveri dhe në Kuvend, pjesëmarrja e grave në negociata ka munguar.

Ai tha se Kosova numëron dy gra presidente, por që u shpreh se në zgjedhjet e lokale ka pasur një numër të vogël të grave që janë kandiduar për të udhëhequr me komunat.

Pjesëmarrja e grave në vijën e parë të negociatave ndërkombëtare gjithashtu është diçka që ka munguar. Me përjashtimin e Edita Tahiri ish-kryenegociatore e dialogut në mes 2011-2016 shumë pak gra kanë marrë pjesë në ekipet negociuese dhe atë për periudha të shkurtra kohore…Po besoj që kjo do të kontribuojë drejtë një botëkuptimi më të mirë të nevojave që Kosova t’i përfshijë gratë në proceset relevante të negocimit. I inkurajoj ata në Kosovë të cilët e kanë fuqinë që të emërojnë gra në pozita vendimmarrëse që ta bëjnë këtë, të përfshijnë gratë në nivel të lartë të negociatave që është e rëndësishme për Kosovën. Duhet të shihet kjo si një mundësi, statistikisht është dëshmuar që proceset e negociatave të cilat përfshijnë gra kanë gjasa më të mëdha që të jenë të zbatueshme ose të qëndrueshme”, tha ai.

Ai tha se si BE do të japin maksimumin që të zbatohen në praktikë rekomandimet e raportit që të ketë më shumë përfaqësim të grave në nivelet vendimmarrëse.

Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi, theksoi rëndësinë që gratë të jenë të përfaqësuara në dialogun Kosovë-Serbi.

“Çdo problem mund të zgjidhet rreth tavolinës, për të duhet të bisedohet, të flitet dhe konsiderojë që çdo herë duhet me një popull me të cilin keni qenë i armiqësuar qoftë nëse bëhet fjalë për luftë apo konflikt duhet të flitet, të bisedohet, të negociohet për progres më të mirë të shteteve tona në të ardhmen. Përfaqësojë idenë e jetës së përbashkët të të gjitha komuniteteve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale dhe fetare, si dhe të gjuhës që e flasin në Kosovë dhe janë përmendur vlerat e diversitetit dhe kjo është një begati, pasuri që si shtet e posedojmë. Vetëm në këtë frymë duhet të shkojmë përpara dhe vetëm në këtë frymë duhet si qeveri, si sektor civil, si qytetarë të Kosovës, para së gjithash sikur prindër t’i qojmë përpara fëmijët tanë në rrugë drejtë BE-së. Për çfarë arsye nuk ka në një kohë kaq të gjatë gra të përfshira në këtë proces kjo

varet nga indikatorët e shumtë”, tha ajo.

Redzepi tha se qeveria në të cilën ajo bënë pjesë i jep hapësirë të madhe përfaqësimit të grave, derisa u shpreh se personalisht përfaqëson qëndrimin që duhet të ketë në ekipin e bisedimeve një grua.

“Qeveria e së cilës unë jam pjesë i jep hapësirë shumë të madhe përfaqësueseve te gjinisë femërore, jo vetëm në shumicën e ministrive por edhe në stafin civil gjatë punësimit, dhe shumë është me rëndësi që kemi përkrahjen e kryeministrit. Unë personalisht përfaqësoj qëndrimin që në këtë qeveri duhet të jetë në ekipin e bisedimeve një grua”, u shpreh ajo.

Raporti është prezantuar nga Jovana Radosavljevic, e cila tha se Kushtetuta e Kosovës e njeh barazinë gjinore si vlerë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për sigurimin e mundësive të barabarta si për gratë dhe burrat, por që sipas saj kjo nuk ka gjetur zbatim në negociatat me Serbinë.

Ajo tha se Kosova në të gjitha negociatat e zhvilluara me Serbinë ka pasur numër minimal të grave pjesë të ekipeve negociatore, ku përmendi vetëm Edita Tahirin dhe Meliza Haradinaj-Stublla.

“Popullata në përgjithësi e ka një mendim negativ për procesin e Brukselit, ata mendojnë që nuk ka transparencë dhe nuk ka pasur kurrfarë përfitimi personale prej këtij procesi. Të gjitha këto procese të negociatave kanë të përbashkët atë që gratë nuk kanë qenë të përfaqësuara në nivel domethënës në tryezë. Në Rambuje ka pasur përfaqësim 16 burra dhe një grua, vetëm z.Tahiri ka qenë aty, përderisa ka qenë ekipi krejt meshkuj në mes 2011-2017 më duket kjo është Meliza Haradinaj ajo që ka qenë pjesëmarrëse. Prezenca e grave në këtë ekip nuk ka qenë e mjaftueshme”, tha ajo.

Raporti “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” përfshin konkluzionet dhe diskutimet që janë zhvilluar gjatë muajit gusht në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Graçanicë dhe Mitrovicën Veriore./KP/

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi edita tahiri meliza harandinaj stublla tomas szunyog dialogu kosove-serbi edita tahiri meliza harandinaj stublla tomas szunyog

Sondazh

Poll
Bota 26 Tetor 2021, 13:37

Barbel Bas zgjidhet presidente e Bundestagut

GJERMANI– Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikanja e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 7...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj