Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dialogu Kosovë-Serbi/ Thaçi takohet me ambasadorin Kosnett, diskutojnë për heqjen e taksës
13 Shkurt 2019, 19:58Nga DOSJA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett teksa ka biseduar për tema të nxehta, e veçanërisht atë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi theksoi se miqësia me SHBA është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti dhe ambasadori Kosnett thanë mes tjerash se thelbësore është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.
“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar Thaçi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kosova të pezullojë taksën prej 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës, meqë kjo masë ka bllokuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Sipas Qeverisë amerikane, vendimi për mospezullim të taksës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po insiston se taksa do të jetë në fuqi derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.
Por, nga ana tjetër taksa është kundërshtuar edhe nga autoritetet e Serbisë, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të ketë dialog në Bruksel, derisa taksa doganore të jetë në fuqi.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Të martën kryeministri Italian, Giuseppe Conte, u sulmua nga deputetët e Parlamentit Europian. Këta të fundit e cilësuan atë një kukull në duart e Matteo Salvin...
Edhe pse ende e palindur një foshnje i është nënshtruar kirurgjisë së shtyllës kurrizore.Bethan Simpson, nga Maldon, Essex, u informua se vajza e saj e palindur...
AFRIKA E JUGUT – Një komunitet në Afrikën e Jugut u mblodh për të shpëtuar një fëmijë të lindur, që ndodhej nën rrënojat e ndërtesave nga një stuhi që ndodhi t...
BBC njofton se, një djalë 27 vjeçar ka ndër mend të hedhë në gjyq prindërit e tij se pse ata e kanë lindur pa e pyetur. Biznesmeni Mumbai Raphael Samuel...
Agjencia e trafikut ajror ‘Skeyes’ tha se nuk kishte asnjë gjë të qartë mbi numrin e personelit në poste. Gjashtë orë para fillimit të grevës kombëtare, pra dit...
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pas një raporti mujor deklaroi se prodhimi i saj i naftës ra në pothuajse 800 mijë fuçi në ditë në muaj...
Të fitosh një shumë të konsiderueshmë parash nga lotari, është një fat shumë i madh, dhe kjo mund të ndoshë në raste tepër të rralla. Por , nga ana tjetër, kjo ...
Sipas Euro news, shumica e të anketuarve në shtatë vendet e anketuara nga qendra kërkimore ‘Pew Research’ me bazë në SHBA, besojnë tek kancelarja gjermane Angel...
Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...