LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e 3/Selia e PD e kyçur! Berisha shkon në selinë blu: Basha del me ‘pekule’

7 Janar 2022, 09:43 Nga DOSJA
Dita e 3/Selia e PD e kyçur! Berisha shkon në selinë blu: Basha

TIRANË- Për të tretën ditë me radhë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të formuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkuan sërish në selinë e Partisë Demokratike. Me qëllimin që të futeshin brenda, anëtarët e grupit trokitën ne derën kryesore por pa asnjë rezultat. Ata provuan dyert anësore, të cilat u hapën ditën e djeshme për tu futur kryetari Lulzim Basha, por sërish pa sukses.

Në këto kushte, mbështetësit e Berishës dhanë prononcimin për mediat nga shkallët e selisë. Duke u shprehur se Lulzim Basha ka uzurpuar partinë, ata bënë thirrje për bashkim në protestën e ditës së nesërme. Ervin Minarolli tha se nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin e marrë në referendumin kombëtar të 18 dhjetorit.

Nga ana tjetër sekretari i FRPD-së, Rigels Muçollari, akuzoi Gazment Bardhin për mashtrim. Sipas tij, një pjesë e emrave të lexuar në Kuvendin e thirrur nga Basha janë persona që nuk ekzistojnë, e një pjesë tjetër, persona që nuk janë anëtar të PD.

Gratë mbështetëse të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit po ashtu shkuar sot në selinë e PD-së duke gjetur dyert e mbyllura. Kjo situatë është e njëjtë me dy ditët e kaluara, ku deputetë dhe anëtarë të grupit të Rithemelimit kërkuan që të futesh në ambientet e brendshme të selisë blu.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protesta e Berishës! Bardhi: Kemi marrë masa! Njerëzit e tij flasin për gjakderdhje

Berisha: I zoti i lokalit të mos u serviri më kafe mercenarëve të Bashës

VD-Berisha-gazetarëve: Uluni se do ju qeras me një kafe, si urim për Vitin e Ri

Berisha nuk largohet nga PD! Ulet në lokalin e selisë blu

Si do nxirret Basha? Berisha nuk e mban të qeshurën: Me pekule

VD-Berisha: Blindat e vendosura në PD do ti dërgohen Bashës në shtëpi

‘Qetëson’ punonjësit e selisë së PD/ Berisha: Garantoj se nuk kemi hatërmbetje me ju

VD-Gjeti dyert mbyllur, Berisha: Akt i turpshëm, Basha po kalon në skandale

Me masë anticovid, Berisha futet në selinë e PD

Tentativat e grupit ‘dështuan’! Berisha shkon në Partinë Demokratike

Grupi i Rithemelimit nuk u fut dot në seli, Bardhi e gjen derën hapur (FOTO)

Sekretari i FRPD-së: Emra e disa delegatëve janë të shpikur, mund dhe të kenë vdekur

VD-Derën e gjetën kyçur! Grupi i Rithemelimit: Nesër ekzekutojmë vendimin

Grupi i Berishës ‘synon’ derën e pasme të selisë së PD, nuk i hapet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha grupi i rithemelimit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj