LIVE UPDATES
Aktualitet

Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)

12 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, është takuar sot me liderin e BDI, Ali Ahmeti, me të cilin shkëmbyen vlerësime të vlefshme për zhvillimet e dy vendeve, ku në fokus ishin përshpejtimi i procesve integruese përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian. Në një postim në Facebook në lidhje me këtë takim, Presidenti Meta u shpreh se më tej në takim u diskutua gjithashtu edhe rëndësia e zbatimit të projektit madhor të Korridorit të 8, që do të lidhë më shumë vendet tona.

Më pas Meta ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Me anë të një postimi në Facebook, Meta tha se gjatë këtij takimi u theksua roli i rëndësishëm i opozitës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e LSDM-së dhe të mandatuarin për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiç. Takimi u fokusua në disa tema aktuale me fokus bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, nismën “Open Balkan” dhe procesin e integrimit evropian. Nga LSDM, njoftojnë se Kovaçevski shprehu besimin se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve do të intensifikohet edhe më tej përmes iniciativës “Open Balkan” dhe se të dyja vendet së shpejti do të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

Po sot, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela. Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë Sela, i cili shkruan se, së bashku me nënkryetarin e partisë që ai dretjon, zhvilluan një takim me Presidentin Meta, me të cilin u bisedua në lidhje me situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit evropian të të dy vendeve.

Presidenti Meta është takuar gjithashtu me kryetarin e Partisë Demokratike të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi. Ai ka theksuar kontributin e jashtëzakonshëm sipas tij të faktorit politik shqiptar në transformimin social dhe politik të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi gjithashtu rolin e këtij faktori në procesin integrues të vendit.

Kreu i shtetit shqiptar ka nisur ditën e djeshme një vizitë zyrtare tre-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me homogolun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta me Menduh Thaçin në Maqedoni: Takim i përzemërt, faktori shqiptar ka kontribut

Negociatat në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Meta: E përgëzova z.Gashi

Meta me kryetarin e ri të Tetovës: I urova Kasamit suksese në përmbushjen e detyrës

Vizita në Maqedoni, Meta takon Selën: Jo shpopullimit të të rinjve shqiptarë

Në vizitë zyrtare në Maqedoni, Meta: “Përshëndetje nga Kaçaniku”

Meta takon Kovaçeskin: Të punojmë së bashku për hapjen e negociatave

Meta takon Selën: Të punojmë për një Ballkan më të zhvilluar dhe më afër BE-së

Meta takon Kovaçevskin:Maqedonia e Veriut e Shqipëria meritojnë nisjen e negociatave

Turi në Maqedoninë e Veriut, Meta: Kënaqësi të takoja liderin e opozitës

Dita e dytë e vizitës në Maq. e Veriut, Meta takon Ahmetin: Prioritet Korridori 8

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni ali ahmeti dimitar kovaçevski hristian mickoski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita zyrtare ne maqedonine e veriut ali ahmeti dimitar kovaçevski hristian mickoski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita zyrtare ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj