LIVE UPDATES
Bota

“Do krijojë krizë qeveritare dhe politike”/ VOA: Dilemat për zëvendësimin e Zaev

1 Nëntor 2021, 18:40 Nga DOSJA
“Do krijojë krizë qeveritare dhe politike”/ VOA: Dilemat

Humbja e thellë e social-demokratëve në zgjedhjet lokale të së dielës e shtyu kryeministrin maqedonas Zoran Zaev të japë dorëheqjen, sikurse kishte paralajmëruar më parë se, nëse kandidati i partisë së tij humbet në Shkup, ai do të largohej nga drejtimi i qeverisë.

Ky akt i zotit Zaev vlerësohet si dinjitoz ndërsa nuk mbahet mend që ndonjë paraardhës i tij të ketë vepruar në këtë mënyrë. Por, dorëheqja e Kryeministrit Zaev në një situatë kur shumica parlamentare është e brishtë, sipas analistëve, do të krijojë një krizë qeveritare dhe politike. Zoti Zaev tha mbrëmë pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit se përgjegjësia bie mbi të, teksa uroi rivalët politik për fitoren:

“Jap dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate”, njoftoi zoti Zaev, ndërsa u shpreh se mbetet me besimin se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Unë solla lirinë dhe demokracinë, ndërsa demokracia nënkupton përgjegjësinë”, theksoi ai, teksa shtoi se: “Do të qëndroj për një periudhë sa të jetë e nevojshme, për të organizuar qeverinë e re me një shumicë përparimtare që mund të zgjerohet më tej”.

Kryeministri në dorëheqje, ndonëse ende nuk i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit dhe parlamentit, vuri në dukje dëshpërimin për vendimin e elektoratit për të votuar njerëzit e njejtë, siç tha, “që mësynë parlamanetin para katër vjetësh për të vrarë njerëz”. Nga ana tjetër, kushtetuta, përkatësisht Neni 93 i saj thekson se qeveria, së cilës nuk i jepet votëbesimi, që ka dhënë dorëheqje apo që i është ndërprërë mandati për shkak të shpërndarjes së parlamentit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Pritet që atë ta zëvendësojë një kuadër nga Lidhja Social Demokrate, që do të ruante shumicën parlamentare ku bën pjesë Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa dhe dy parti më të vogla. Por zoti Zaev duhet të japë zyrtarisht dorëheqjen, në mënyrë që Presidenti Stevo Pendarovski t’i japë mandatin një kandidati të ri të shumicës parlamentare për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

VMRO-ja në opozitë kërkon sa më parë largimin e zotit Zaev dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshmë parlamentare.

Gjatë katër viteve të fundit Maqedonia e Veriut nën drejtimin e Kryeministrit Zoran Zaev shënoi arritje të mëdha si anëtarësimi në NATO, zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë fqinje dhe përparimi drejt integrimit evropian. Por opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja duket se pati sukses tek një pjesë e maqedonasve etnik në cilësimin e kreut social-demokrat si “tradhëtarë të interesave kombëtare maqedonase” në çëshjtjen e gjuhës dhe identitetit me Bullgarinë fqinje. Në Shkup ka mendime të ndryshme për qeverisjen e zotit Zaev:

“Ai dështoi për shkak të politikës së jashtme të gabuar edhe asaj të brendshme”, thotë një banore e Shkupit.

“Zaevi nuk i plotësoi premtimet, por pësimi i tij ka të bëjë më shumë edhe me zvarritjen nga Bashkimi Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, vlerëson gazetarja Ana Petrusheva.

Ndërkohë, vëzhguesit e huaj e vlerësuan fushatën e raundit të dytë të zgjedhjeve si konkurruese ku u respektuan të drejtat themelore.

“Por, retorika negative dhe njoftimet për frikësime e kërcënime ndaj pjesëmarrësve në garë dhe trysnia ndaj votuesve shpërqëndroi procesin”, tha shefja e misionit të ODIHR-it, Tana De Zulueta. Ajo tha se organet administrative të zgjedhjeve bënë përpjekje për kapërcimin e mangësive që u vërejtën gjatë raundit të parë dhe se raundi i dytë u zhvillua pa probleme. Ajo theksoi edhe njoftimet për përpjekje të blerjes së votave.

Ndërkohë, kandidatja e deklaruar si e pavarur, por e mbështetur nga VMRO-ja dhe partitë shqiptare të opozitës, Danella Arsovska fitoi garën për komunën e Shkupit me një epërsi prej rreth 20 mijë votash ndaj rivalit të saj Petre Shilegov të Lidhjes Social Demokrate. Zonja Arsovska do të jetë gruaja e parë që drejton kryeqytetin.

VMRO-ja fitoi në 40 komuna, përfshirë qytetet kryesore dhe komunat në kuadër të Shkupit. Lidhja Social Demokrate arriti të fitojë në 18 komuna; Bashkimi Demokratik për Integrim në 13 komuna, përfshirë Strugën, Kërçovën, Çairin. Aleanca për Shqiptarët 2 komuna, përfshirë Gostivarin; Lëvizja Besa do të drejtojë dy komuna, një ndër to Tetovën, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare 1 komunë nga 81 sa janë gjithsej. Tre komuna do të drejtohen nga kandidatë të pavarur.

Zgjedhjet lokale në këtë vend prej vitesh janë politizuar dhe shërbejnë si një barometër i partitve politike për zgjedhjet e përgjithshme.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni doreheqja e zoran zaev maqedonia e veriut zoran zaev doreheqja e zoran zaev maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj