Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Shtetasi malazez, Risto Jovanoviq, është gjobitur të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare”, ka konfirmuar avokatja e tij, Jovana Filipoviq për Radion Evropa e Lirë (RFE).
Ajo ka shtuar se klienti i saj ka pranuar të paguajë gjobën, meqë në të kundërtën do të dënohej me gjashtë muaj burgim. Jovanoviqit i është ndaluar edhe që për pesë vitet e ardhshme të hyjë në territorin e Kosovës.
Duke arsyetuar vendimin, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, ka thënë se Jovanoviq është dënuar pasi është dëgjuar duke bërtitur “Vrite shiptarin”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak”, “Kosova është Serbi”.
Termi pezhorativ ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për shqiptarët. Ambasadori malazez në Kosovë, Mirsad Biboviq, ka qenë të mërkurën pjesë e seancës kur është dënuar Jovanoviq në Prishtinë.
Ai është arrestuar më 28 qershor, në Gazimestan, 15 kilometra larg Prishtinës, gjatë kremtimit të Vidovdanit. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat me të cilat ngarkohet. Sipas Policisë së Kosovës, i pandehuri kishte bërë thirrje nacionaliste dhe ka nxitur urrejtje.
Çdo vit, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe serbët nga Kosova dhe rajoni, festojnë 28 qershorin, festën e Vidovdanit, në Gazimestan, si një përkujtim për vuajtjet e serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
Pas arrestimit të Jovanoviqit, Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka thënë se Ambasada në Kosovë ka biseduar me autoritetet në Prishtinë dhe se do të marrë masa për të mbrojtur shtetasin malazez.
Më parë, partia në pushtet në Mal të Zi, Fronti Demokratik, i ka kërkuar Qeverisë malazeze të “kërkojë lirimin e menjëhershëm të tij nga vendi partner, Kosova”. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka thënë se nëse Jovanoviq nuk është autor i krimit, ai duhet të lirohet menjëherë.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Platforma më e madhe konematografike në botë ‘Netflix’, pritet të zgjerojë shërbimet e saj edhe në video-lojra. BBC shkruan se video-lojrat që...
IZRAEL– Zbulimet në softwerin spiun të Izraelit, Pegasus kanë shkaktuar panik në të gjithë botën.Publikimi i fundit në këtë rast ka zbuluar se qeveria e i...
DUBAI– Reshje të mëdha artificiale u shkaktuan në disa rajone të Emirateve të Bashkuara Arabe në mes të një vale të nxehtësisë që pothuajse arriti 50 gradë të m...
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia do të kundërshtojë lobimin që pritet të nisë nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës...
KOSOVË- Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu ka humbur jetën ditën e sotme. Telegrafi shkruan se ajo ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jeto...
BRITANI– Arrestimet e shtatë personave kanë prishur një rrjet që trafikonte qindra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Bastisjet u zhvilluan të ...
SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin tha mbrëmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë gjithçka për t’i nd...
GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se të vetmet çështje që mund të diskutojnë me Turqinë në dialog janë shelfi kontinental si dh...
FRANCË- Telefoni celular i një ish-ministri francez tregoi gjurmë dixhitale të aktivitetit të shoqëruara me sisteme spiunimi të NSO Group, sipas analizës m...
KOSOVË– Profesori amerikan, Daniel Serwer thotë se është koha që Washingtoni t’i dërgojë sinjal të qartë Vuçiçit se NATO do t’i mbrojë të gji...