LIVE UPDATES
Bota

“Do të bëhemi shumicë”/ Trump premton të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e vitit 2022

29 Janar 2021, 07:31 Nga DOSJA
“Do të bëhemi shumicë”/ Trump premton të

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për riparim marrëdhëniesh me udhëheqësin e pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, në të cilin zoti Trump premtoi ta ndihmojë partinë për të marrë përsëri kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

Takimi vjen tre javë pasi ligjvënësi i Kalifornisë e zemëroi zotin Trump, duke thënë se ish-presidenti mbante përgjegjësi për trazirat e 6 janarit në Kapitol. Takimi u zhvillua në klubin Mar-a-Lago të ish-presidentit në Palm Beach të Floridës, ku zoti Trump banon që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Zoti Trump kishte shprehur privatisht zemërim ndaj republikanit McCarthy tek këshilltarët e tij pas deklaratave të ligjvënësit se ish-presidenti ishte përgjegjës për trazirat në Kapitol ku humbën jetën pesë vetë, tha një burim që kishte dijeni me këtë zhvillim. Më vonë, zoti McCarthy u tërhoq, duke thënë se nuk besonte që trazirat të ishin provokuar nga ish-presidenti.

Ish-Presidenti Trump përballet me një gjyq në Senat muajin tjetër, pas akuzës së ngritur kundër tij nga Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar për nxitje rebelimi. Dhoma e bazon akuzën tek fjalimi që zoti Trump mbajti përpara mbështetësve para se ata të sulmonin Kapitolin. Në fjalim ai këmbënguli përsëri, pa u bazuar në fakte, se zgjedhjet e 3 nëntorit që humbi ndaj demokratit Joe Biden ishin “të manipuluara”.

Këshilltarët thonë se kohët e fundit zoti Trump ka folur për formimin e një alternative ndaj Partisë Republikane, Partisë Patriotike, gjë që nëse realizohet mund të kishte efekte katastrofike për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Por një deklaratë për takimin me ligjvënësin McCarthy e lëshuar nga komiteti i veprimit politik “Save America” i zotit Trump, lë të kuptohet që ish-presidenti tani për tani e ka lënë mënjanë idenë e formimit të një partie të re. Aty thuhet se ata u përqendruan tek synimi që republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.

“Presidenti Trump ra dakord të punojë me udhëheqësin McCarthy për të ndihmuar Partinë Republikane të bëhet shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve,” thuhet në deklaratën e komitetit “Save America”.

Në deklaratë thuhet se takimi ishte “shumë i mirë dhe i përzemërt”.

Republikanët morën më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, duke e ulur shumicën e demokratëve, të cilët tani kanë kontrollin me 221 vende, kundrejt 211 të republikanëve.

Zoti McCarthy tha në një deklaratë se ish-Presidenti Trump u zotua për zgjedhjen e më shumë republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat në votimet e vitit 2022. Ai kritikoi demokratët që kanë nisur procesin për “shpalljen fajtor të një presidenti, i cili tani është qytetar privat”.

“Një lëvizje e bashkuar konservatore do të forcojë lidhjet e qytetarëve tanë dhe do të mbajë lart liritë mbi të cilat u themelua vendi ynë,” tha ai.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump zgjedhjet e senatit ne shba donald trump zgjedhjet e senatit ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj