LIVE UPDATES
Bota

“Idenë e minishengenit s’e kam të qartë”/ Çfarë është ‘Plani Marshall’ që e propozoi Albin Kurti në Mynih

15 Shkurt 2020, 11:09 Nga DOSJA
“Idenë e minishengenit s’e kam të qartë”/

MYNIH– Në panelin e diskutimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih mbrëmë ka rrjedhur një video-incizim ku Kryeministri Albin Kurti fliste për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera, Kryeministri Kurti propozoi që në vend të “Mini-Shengenit” ballkanik, Bashkimi Evropian të implementoj një “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor(Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut).

Albin Kurti u pa teksa fliste mbrëmë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin ku sipas rregullave Chatham House Rules, pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë që të nxjerrin jashtë tryezës diskutimet që ndodhin. Por fjalimi i Kryeministrit Kurti u shpërnda dhe u dëgjua, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Kurti tha ndër të tjera se të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë.

Kurti nuk u pajtua me idenë e krijimit të një mini-shengeni ballkanik, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një “mini-marshall plan” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me “Marshall Planin” e ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën.

“Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kryeministri Kurti mbrëmë në Mynih të Gjermanisë.

“Plani Marshall” ishte një fond ndihmash i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar shtetet e Evropës në rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore.

“Planin Marshall” e kishte propozuar Sekretari i Shtetit George Marshall në vitin 1947.

Presidenti amerikan Harry Truman nënshkroi “Planin Marshall” më 3 prill 1948, dhe ndihma financiare ishte shpërndarë tek 16 shtete evropiane, duke përfshirë Britaninë, Francën, Belgjikën, Holandën, Gjermaninë Perëndimore dhe Norvegjinë.

Ky plan kishte ofruar më shumë se 13 miliardë dollarë ndihma për shtetet e Evropës të cilat kanë qenë të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas përfundimit të planit në vitin 1951, të gjitha shtetet të cilat kishin përfituar nga “Plani Marshall”, kishin shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike. Për këtë arsye ky plan ishte konsideruar i suksesshëm.

Plani Marshall” ishte konsideruar më shumë sesa një plan ekonomik. Krijimi i këtij plani çoi në themelimin e NATO-s si një aleancë mbrojtëse. Sekretari i Shtetit, George Marshall fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1953 për përpjekjet e tij në zbatimin e “Planit Marshall”. 

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti konferenca e sigurisë në mynih minishengeni ballkanik albin kurti konferenca e sigurisë në mynih minishengeni ballkanik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj